peoplepill id: afrim-krasniqi
AK
3 views today
3 views this week
Afrim Krasniqi

Afrim Krasniqi

The basics

Quick Facts

The details (from wikipedia)

Biography

Afrim Krasniqi (1971) politolog. Është diplomuar në fakultetin Histori – Filologji, Universiteti i Tiranës (1994). Ka kryer studimet pasuniversitare në Gjermani dhe ka mbrojtur titullin Master në Universitetin Evropian Viadrina, Frankfurt (Oder), Gjermani (2003) dhe ka mbrojtur titullin Doktor ne Histori e Marredhenie Nderkombetare (2012), dhe Profesor i Asociuar ne UAMD. Eshte aktor ne serialin Egjeli dhe njihet si trajneri i te madhit Jan Claude Van Damme

Gjatë viteve 1991-1994 dhe 2000-2002 ka ushtruar profesionin e redakorit dhe komentatorit politik në disa nga gazetat më të njohura në Shqipëri. Për një periudhë të shkurtër ka punuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe më pas është angazhuar në politikë, fillimisht si kryetar i FRPD-së (1994-1998) dhe më pas deputet në Kuvendin e Shqipërisë (1996-1997). Që nga muaji tetor 2002 - 2007 ishte këshilltar politik i Presidentit të Republikës, Alfred Moisiu. Ne vitet 2007-2008 ishte Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë. Gjatë vitit 2010-2012 ishte këshilltar politik i Presidentit të Republikës, Bamir Topi.

Krasniqi është autor i një numri librash dhe studimesh për revista politike dhe institute shqiptare e ndërkombëtare.

Libra dhe studime të botuara

  • Rënia e demokracisë. Tiranë 1998, 314 Faqe.
  • Fundi i Siberisë Shqiptare. Tiranë 1999, 332 Faqe.
  • Shoqëria civile në Shqipëri. Tiranë 2004, 160 Faqe.
  • Partitë Politikë në Shqipëri. Tiranë 2006, 386 Faqe.
  • Partitë Politike dhe Sistemet Politike, Tirane 2008, 430 faqe.
  • (Mbi)pushteti i Partive Politikë në Shqipëri, Tirane 2008, 240 faqe.
  • Sistemet politike në Shqipëri, 1912-2008. Tirane 2009, 390 faqe.
  • Zgjedhjet në Shqipëri, 1990-2009. Tirane 2009, 320 faqe.
  • Sistemet zgjedhore dhe administrimi zgjedhor në Shqipëri, 1990-2010. Tirane 2011, 250 faqe.
  • Demokracia e brendshme në partitë politike shqiptare, Bashkëautor me A.Hackaj, FES, Tiranë 2015, 316 faqe (shqip dhe anglisht)
  • Parlamenti dhe përfaqësimi politik. Raport dhe analizë mbi Kuvendin 2017, FES dhe ISP, 2017, 72 faqe (shqip)
  • Risitë dhe problematikat e përfaqësimit gjinor: zgjedhjet 2015. Botim studimor me UN Women dhe ISP, 2017, 88 faqe (shqip dhe anglisht)
  • Një vit i brishtë për demokracinë në Shqipëri. Analizë mbi DBP. FES dhe ISP, 2017, 110 faqe (shqip dhe anglisht)
  • Dekriminalizimi: Gjendja, problematika dhe pritshmëritë, KAS dhe ISP, 2018, 136 faqe (shqip dhe anglisht)

Familja

Afrim Krasniqi ka dy vajza.

The contents of this page are sourced from Wikipedia article. The contents are available under the CC BY-SA 4.0 license.
Lists
Afrim Krasniqi is in following lists
comments so far.
Comments
From our partners
Sponsored
Afrim Krasniqi
arrow-left arrow-right instagram whatsapp myspace quora soundcloud spotify tumblr vk website youtube pandora tunein iheart itunes