Afrim Krasniqi
Quick Facts
Biography
Afrim Krasniqi (1971) politolog. Është diplomuar në fakultetin Histori – Filologji, Universiteti i Tiranës (1994). Ka kryer studimet pasuniversitare në Gjermani dhe ka mbrojtur titullin Master në Universitetin Evropian Viadrina, Frankfurt (Oder), Gjermani (2003) dhe ka mbrojtur titullin Doktor ne Histori e Marredhenie Nderkombetare (2012), dhe Profesor i Asociuar ne UAMD. Eshte aktor ne serialin Egjeli dhe njihet si trajneri i te madhit Jan Claude Van Damme
Gjatë viteve 1991-1994 dhe 2000-2002 ka ushtruar profesionin e redakorit dhe komentatorit politik në disa nga gazetat më të njohura në Shqipëri. Për një periudhë të shkurtër ka punuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe më pas është angazhuar në politikë, fillimisht si kryetar i FRPD-së (1994-1998) dhe më pas deputet në Kuvendin e Shqipërisë (1996-1997). Që nga muaji tetor 2002 - 2007 ishte këshilltar politik i Presidentit të Republikës, Alfred Moisiu. Ne vitet 2007-2008 ishte Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë. Gjatë vitit 2010-2012 ishte këshilltar politik i Presidentit të Republikës, Bamir Topi.
Krasniqi është autor i një numri librash dhe studimesh për revista politike dhe institute shqiptare e ndërkombëtare.
Libra dhe studime të botuara
- Rënia e demokracisë. Tiranë 1998, 314 Faqe.
- Fundi i Siberisë Shqiptare. Tiranë 1999, 332 Faqe.
- Shoqëria civile në Shqipëri. Tiranë 2004, 160 Faqe.
- Partitë Politikë në Shqipëri. Tiranë 2006, 386 Faqe.
- Partitë Politike dhe Sistemet Politike, Tirane 2008, 430 faqe.
- (Mbi)pushteti i Partive Politikë në Shqipëri, Tirane 2008, 240 faqe.
- Sistemet politike në Shqipëri, 1912-2008. Tirane 2009, 390 faqe.
- Zgjedhjet në Shqipëri, 1990-2009. Tirane 2009, 320 faqe.
- Sistemet zgjedhore dhe administrimi zgjedhor në Shqipëri, 1990-2010. Tirane 2011, 250 faqe.
- Demokracia e brendshme në partitë politike shqiptare, Bashkëautor me A.Hackaj, FES, Tiranë 2015, 316 faqe (shqip dhe anglisht)
- Parlamenti dhe përfaqësimi politik. Raport dhe analizë mbi Kuvendin 2017, FES dhe ISP, 2017, 72 faqe (shqip)
- Risitë dhe problematikat e përfaqësimit gjinor: zgjedhjet 2015. Botim studimor me UN Women dhe ISP, 2017, 88 faqe (shqip dhe anglisht)
- Një vit i brishtë për demokracinë në Shqipëri. Analizë mbi DBP. FES dhe ISP, 2017, 110 faqe (shqip dhe anglisht)
- Dekriminalizimi: Gjendja, problematika dhe pritshmëritë, KAS dhe ISP, 2018, 136 faqe (shqip dhe anglisht)
Familja
Afrim Krasniqi ka dy vajza.