peoplepill id: xhemil-vlora
XV
Albania
4 views today
4 views this week
Xhemil Vlora
Albanian politician

Xhemil Vlora

The basics

Quick Facts

Intro
Albanian politician
Places
Work field
Gender
Male
Birth
The details (from wikipedia)

Biography

Xhemil bej Vlora (Vlorë, 1878 - 1936) ka qenë çifligar dhe kryetar i Bashkisë së Vlorës nga 1909 – 1912.

Biografia

U lind në Vlorë, i biri i Xhaferr beut i oxhakut të Vlorajve dhe Nejre hanëmit të Ali bej Toptanit, e motra e Esad pashë Toptanit. Pas proçkave të rinisë së tij që kaluan pa u vënë re, më 1904 autoritetet osmane dërguan një batalion që ta arrestonin. Xhemili u lajmërua dhe me trimat e tij iku dhe u përpoq të organizohej kundër batalionit osman, por disa krerë të Vlorës dhe Kaninës e këshilluan të mos bënte marrëzira. Pasi mori anijen italiane të postës, zbriti në Shëngjin dhe shkoi nën mbrojtjen e dajës së tij, Esadit që asokohe ishte komandant i xhandarmërisë në Shkodër dhe nën mbrojtjen e tij ai kaloi 4-5 muaj në njërin nga çifligjet e Toptanve. Më pas i hipi sërish anijes dhe u vendos në Korfuz, por një ditë iu dorëzua autoriteteve osmane, të cilat e urdhëruan të shkojë në Manisë të Azisë së Vogël.

Pas vrasjes së një turku, gjyqi e nxorri Xhemil beun të pafajshë, dhe e urdhëruan që të shkonte në Ajdin, ku mytesarif ishte Mehmet Ali pashë Delvina. Xhemili u fejua me të bijën e tij, Zejnepin, dhe pas dy vjet e gjysmë internimi u kthye në vendlindje, i pritur nga kushëriri i tij Eqrem beu.

Nëntorin e 1912, në funksionin e kryebashkiakut të Vlorës, organizoi dhe lajmëroi parinë shqiptare për Kuvendin e Vlorës që do të mbahej me kushëririn e tij Et'hem beun që t'i bënin terrenin gati Ismail Qemalit. Kuvendi u bë në shtëpinë e tij, ku dhe u ngrit flamuri shqiptar më pas.

Gjatë udhëtimit të Esad Pashës në Bari shkurtin e 1914, Xhemil beu e shoqëron si përkthyes i tij së bashku me Zef Skiroin. Qe pjesë e delegacionit të përfaqësuesve shqiptarë që shkuan në Neuwied t'i dorëzonin kurorën dhe t'i betoheshin për besnikëri Princ Vidit.

Referencat

  1. ^ Vlora, Eqrem bej (2003). Kujtime 1885-1925 [Lebenserinnerungen]. Përkthyer nga Afrim Koçi. Tiranë: IDK. f. 604, 609.  99927-780-6-7. 
  2. ^ Vlora 2003, pp. 203-204.
  3. ^ Ikonomi, Ilir (2012). Pavarësia: udhëtimi i paharruar i Ismail Qemalit. Tiranë: Uet press. f. 166.  9789995639761. 
  4. ^ Ikonomi 2012, p. 226.
  5. ^ Ikonomi, Ilir (2016). Esat pashë Toptani: njeriu, lufta, pushteti. Tiranë: Uet press. f. 268.  978-9928-190-91-8. 
  6. ^ Ikonomi 2016, pp. 274-275.
The contents of this page are sourced from Wikipedia article. The contents are available under the CC BY-SA 4.0 license.
Lists
Xhemil Vlora is in following lists
comments so far.
Comments
From our partners
Sponsored
Xhemil Vlora
arrow-left arrow-right instagram whatsapp myspace quora soundcloud spotify tumblr vk website youtube pandora tunein iheart itunes