Vitore Nino
Quick Facts
Biography
Vitore Nino aktore shqiptare.
Vitore Nino (Ujka) ka lindur në vitin 1924 në qytetin e Shkodrës. Pasi mbaron Institutin Pedagogjik fillon punë si mësuese në Tiranë dhe në Kosovë ku jepte gjuhën shqipe. Por dashuria e saj e madhe është teatri. Kështu ajo do të përfshihet në grupet amatore të qytetit të Shkodrës ku edhe regjisori Artisti i Popullit, Andrea Skanjeti do ta përzgjedhë në vitin 1946, për pjesën “Portreti. Në vitin 1949 së bashku me aktorë të tjerë, Teatri diletant pranë Shtëpisë së Kulturës ku ajo merr pjesë do të bëhet bërthama e Teatrit profesionist “Migjeni”. Të shumta kanë qenë rolet e saj në teatër, këtu mund të përmendim rolin e Lokes tek drama “Tokë jonë” e Kolë Jakovës, rolin e Soses tek drama “Fisheku në pajë”, rolin e Nënë Bjeshkës tek drama “Baca i Gjetajve” etj. Në kinematografi interpretimi i saj i parë do të jetë në filmin “Komisari i Dritës” më tej do të vazhdonin rreth 20 role të tjera. Do të bëhej shumë e njohur për publikun me rolin e Hallës në filmin “Çifti i lumtur”. Roli i saj më i fundit do të jetë, roli i Gjyshes, në filmin televiziv “Rikonstruksioni” në vitin 1989. Pas vitit 1990 do të shpërngulet në Tiranë. Ndahet nga jeta në vitin 2007. Për meritat e saj të larta Vitore Nino do të vlerësohet më titullin “Artiste e Merituar”.
Kinematografi
1989 -- Balada e Kurbinit.........................................Një nënë Kurbinase
1989 -- Rikonstruksioni (Film TV).....................................Gjyshja
1985 -- Dasma e shtyrë
1983 -- Dora e ngrohtë
1981 -- Qortimet e vjeshtës
1978 -- Ditët që sollën pranverën (Film TV)
1975 -- Çifti i lumtur....................................................Halla
1966 -- Komisari i Dritës................................................Nëna e Pëllumb Currit
Teatër
“Baca i Gjetajve” e Fadil Krajës.......................................Nënë Bjeshka
1974 -- “Çifti i lumtur”..................................................Halla
1967 -- “Cuca e maleve” e Loni Papës.................................Lokja
1963 -- “Përkolgjinajt” e Kolë Jakovës
1960 -- “Nora”
1959 -- “Votra e huaj” e Ndrek Luca (Artisti i Popullit)
1950 -- “Përmbysja”
1949 -- “Ishulli i paqes”
1948 -- “Ata që nuk shfaqen”
1947 -- “Çështja ruse”
1946 -- “Portreti”