peoplepill id: valon-murati
VM
4 views today
4 views this week
The basics

Quick Facts

Gender
Male
The details (from wikipedia)

Biography

Valon Murati është i lindur në Prishtinë më 01.02.1975. Ai është Kryetar i Partise Lëvizja për Bashkim, analist, politikan i njohur dhe që nga dhjetori 2014 Ministër i Diasporës në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Shkollën fillore dhe gjimnazin “Sami Frashëri” e mbaroi në Prishtinë. Në vitin 2002 diplomoi në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës me temën Kosova dhe Bashkimi Evropian: Investimet e BE-së në Kosovë – 1999-2002. Në vitin 2000-2001 e mbaroi Kolegjin Eksperimental për Studimet Humanistike të organizuar nga Qendra për Studime Humanistike “Gani Bobi” in Prishtina (2000 – 2001) me eseun final “Reagimet e disa shteteve evropiane ndaj kërkesës për vetëvendosje të disa popujve: Çështja baske, e irlandeze-veriore dhe ajo shqiptare”. Në vitin 2004 përfundoi studimet post-diplomike në ‘European Regional Master Programe in Democracy and Human Rights’ në Universitetin e Sarajevës dhe të Bolonjës dhe mbrojti temën Varfëria dhe zhvillimi: Mundësitë dhe Pengesat në Realizimin e të Drejtave Ekonomike, Sociale dhe Kulturore.

Që nga viti 1993 ka qenë aktiv në jetën politike në Kosovë, në krahun e lëvizjes ilegale duke qenë anëtar i Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës (LKÇK). Duke qenë pjesë e LKÇK-së u angazhua në propagandimin e luftës së armatosur si e vetmja rrugë për lirinë e Kosovës si dhe në krijimin e strukturave që do ta organizonin këtë luftë. I ndjekur nga organet e pushtetit të Serbisë në vitin 1997 për një vit qëndroi në Tiranë. Gjatë veprimtarisë politike ka bartur një sërë përgjegjësisë dhe detyrash. Ka qenë kryeredaktor i revistës “Çlirimi”, organi i LKÇK-së, gjatë viteve 1998-1999 si dhe kryetar i LKÇK-së gjatë periudhës janar 1999-gusht 1999. Që nga fillimet e saj (fundi i shkurtit 1998) ka marrë pjesë aktive në organizimin e luftës çlirimtare në shumë pjesë të Kosovës. Pas marrëveshjes në mes të UÇK-së dhe LKÇK-së të majit të vitit 1998 ka pasur role të ndryshme edhe në UÇK. Kështu ai ka udhëhequr sektorin për moral e politik në Zonën Operative të Llapit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe së bashku me Agim Kuletën kanë përgatitur materialin për radhët e brendshme të UÇK-së Lufta Speciale, si dhe materiale të tjera që kishin të bënin me ngritjen e moralit dhe përgatitjes politike të luftëtarëve të UÇK-së.

Përderisa LKÇK ishte ndër themelueset e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka qenë edhe anëtar i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës si dhe themelues i Aleancës së të Rinjve të Kosovës në vitin 2000.

Prej vitit 1995 ka botuar analiza politike në revistat dhe gazetat ditore në Prishtinë, Tiranë e Shkup. Në vitin 2007 ishte ndër themeluesit e Lëvizjes për Bashkim (LB), e cila ka dy deputetë në Kuvendin e Kosovës. Momentalisht është Sekretar i Përgjithshëm i LB-së dhe kandidat i saj për kryetar Prishtine në zgjedhjet që do të mbahen më 3 nëntor të vitit 2013.

Prej vitit 2005 deri më tani është drejtor i Qendrës për të Drejta të Njeriut të Universitetit të Prishtinës. Gjithashtu ligjëron lëndët Mbrojtja Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut dhe e Drejta Qytetare në Universitetin AAB në Prishtinë. Valon Murati ka qenë dhe është aktiv edhe në aktivitete të shoqërisë civile. Gjatë periudhës 2008-2010 ka qenë anëtarë i Këshillit të Forumit 2015. Është anëtarë i bordit të Klubit për Politikë të Jashtme në Prishtinë, si dhe anëtar i jashtëm i Institutit të Sociologjisë në Tiranë. Në vitin 2010 ka qenë ndër udhëheqësit e Këshillit Kundër Procesit Gjyqësor ndaj Albin Kurtit, me që rast u patën mbledhur rreth 100.000 nënshkrime në një peticion publik kundër këtij procesi gjyqësor. Ka botuar shkrime me karakter akademik brenda dhe jashtë Kosovës në lëmin e të drejtave të njeriut, konflikteve etnike, çështjeve të identitetit, globalizmit etj. Ka marrë pjesë në shumë projekte, konferenca dhe seminare të mbajtura në Kosovë dhe jashtë saj.

Valon Murati është i martuar dhe ka dy vajza.

The contents of this page are sourced from Wikipedia article. The contents are available under the CC BY-SA 4.0 license.
Lists
Valon Murati is in following lists
comments so far.
Comments
From our partners
Sponsored
Valon Murati
arrow-left arrow-right instagram whatsapp myspace quora soundcloud spotify tumblr vk website youtube pandora tunein iheart itunes