Teki Selenica
Quick Facts
Biography
Teki Selenica, lindi më (1882-1962) në Selenicë të Frashërit, nga një familje me tradita rilindëse. Ai e nisi veprimtarin e tij patriotike në bankat e universitetit "Huzuku" të Sambollit, ku u lidh me qarqet nacionaliste shqiptare dhe bëhet mjaft aktiv si gazetar i gazetave "Bashkimi i Kombit", "Drita" e Manastirit si dhe "Shqiptari" i Stambollit. Kthehet në Shqipëri dhe fillimisht punon në administratën e prefekturës së Beratit deri në vitin 1920. Pas Kongresit të Lushnjës thërritet të punojë në administratën qendrore në Tiranë.
Merita kryesore e punës e të cilit është e lidhur ngushtë me krijimin e bazave të administratës dhe legjislacionit që na ndihmon gjithashtu të kuptojmë tiparet kryesore të administratës dhe legjislacionit shqiptar, si dhe trashëgiminë mjaft të pasur të tij në drejtim të botimeve me vlera jo vetëm historike, por edhe në fushën administrative, legjislacionit dhe asaj ekonomike.
Në vitin 1928, Teki Selenica emërohet në postin e nëpunësit më të lartë të administratës shtetërore shqiptare, në atë të sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave. Po në vitin 1928, Selenica boton veprën e tij më të rëndësishme dhe mjaft voluminoze "Shqipëria me 1927", që është më tepër një enciklopedi. Në vitin 1930 nën drejtimin e Teki Selenicës (më saktë më 22 prill 1930), përfundon regjistrimi i përgjithshëm i popullsisë, i cili është i vetmi burim statistikor bazë në të cilën edhe sot e kësaj dite i referohemi për shpërndarjen e popullsisë sipas besimit fetar, racës dhe kombësive.