Sokol Dervishaj
Quick Facts
Biography
Sokol Dervishaj ka lindur në Tiranë më 22 nëntor 1969. Ka mbajtur postin e Zëvendës-Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës (shtator 2010 – prill 2013), i ngarkuar me Çështjet e Energjisë. Sokol Dervishaj ka shërbyer më parë në Ministrinë e Punëve të Jashtme , ku ka kryer detyra të ndryshme si Specialist në Drejtorinë Rajonale dhe më pas Shef i Sektorit të Çështjeve të Sigurisë në Drejtorinë e Bashkëpunimit Euro-Atlantikgjatë viteve 1998 – 2000, Këshilltar i Ministrit gjatë vitit 2003, si dhe Drejtor i Kabinetit të Zëvendës-Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme gjatë viteve 2009 – 2010. Sokol Dervishaj ka shërbyer në Ministrinë e Mbrojtjes në detyrën e Drejtorit të Kabinetit të Ministrit gjatë periudhës 2000-2002 dhe në Ministrinë e Brëndshme në detyrën e Shefit të Sektorit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar gjatë viteve 1997 – 1998. Z. Sokol Dervishaj është diplomuar në vitin 1992 në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji, Katedra e Gjuhës Angleze. Ai është diplomuar në nivelin Master për Studime Ndërkombëtare në “King’s College”, Universiteti i Londrës (2003), si dhe është diplomuar në fushën e Studimeve Strategjike në “Royal College of Defence Studies”, Londër (2002).Ka ndjekur gjithashtu kursin e nivelit të lartë në Diplomacinë e Mbrojtjes në “Royal Military College of Sciences” dhe “University of Cranfield”, Britani e Madhe (2001), si dhe kursin ekzekutiv të Universitetit të Harvardit, “Shkolla Kennedy e Qeverisjes”(2012). Në vitin 2006 është përzgjedhur “Memorial Marshall Fellow” i “German Marshall Fund of Unites States” në programin e Çështjeve Trans-Atlantike dhe në vitin 2008 ka ndjekur programin e Lidershipit te Vizitorit Ndërkombëtar të Departamentit të Shtetit në Çështjet e Politikës së Jashtme Amerikane. Sokol Dervishaj ka qenë i zgjedhur Kryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës gjatë mandatit 2007 - 2011. Z. Sokol Dervishaj është një ndër anëtarët themelues të Lëvizjes Socialiste për Integrim, ku ka mbajtur dhe kryer funksione të ndryshme.
Nga data 4 tetor 2013 e në vazhdim Zv.Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë.
Është betuar si Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës më 9 shtator 2016.