peoplepill id: sofika-morcka
SM
2 views today
2 views this week
The basics

Quick Facts

Birth
Age
100 years
The details (from wikipedia)

Biography

Sofika Morcka (1925 - 1992) ishte një gjuhëtare shqiptare.

Jetëshkrim

Rinia e hershme

Lindi në Drenovë të Korçës në 6 mars 1925 në një familje të përbërë nga 3 fëmijë. I ati Themel (Melo) vinte nga një familje fshatarësh te mesëm, e ëma, Eleni, ishte vajza e tretë e një prifti orthodoks, Papa Trajko. Shkollën fillore e bëri në Korçë. Më pas vazhdoi shkollën shkollën e mesme pedagogjike ``Nëna Mbretëreshë`` në Tiranë dhe perfundoi studimet në shkollën ``Normale`` të Elbasanit.

Aktiviteti dhe jeta personale

U emërua mësuese në Arrëz të Leskovikut. Pas luftës së dytë botërore u caktua mësuese në njëgjimnaz të Korçës. Në vitin 1951 shkoi në Tiranë dhe filloi punë në Institutin e Shkencave në sektorin e gjuhës shqipe. Ishte bashkëpuntore e Aleksandër Xhuvanit dhe Sejfulla Malëshovës në kërkimet e para shkencore mbi gjuhën shqipe. U martua me kolonel Vangjel Dogën ne 1955 me të cilin pati 3 femijë, Leonardin (1956), Dianën ( 1961) dhe Adrianin (1962). Më pas, me ndarjen e Institutit të shkencave kaloi në Institutin e Gjuhësisë dhe Letersisë. Paralelisht kreu studimet e larta në Universitetin Shtetëror te Tiranës dhe u caktua si bashkëpuntore shkencore, në sektorin e terminologjisë, nën varësi të Lirak Dodbibës. Punoi në një ekip me prof. Eqrem Çabej-in, Mahir Domin, Androkli Kostallarin, Koço Bihikun, etj. Në 1972 mori pjesë si delegate ne Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, një ngjarje madhore kjo për njësimin e gjuhës letrare shqipe në të gjitha trevat shqipfolëse ne Ballkan. U specializua në zotërimin e gjuhëve të huaja, italisht, frëngjisht, rusisht, anglisht. Ne vitet 1980 iu vu punës për hartimin e shumë fjalorëve terminologjikë me synim zëvendësimin e termave shkencore të huaja me fjalë shqip, një ndërmarrje e suksesshme që u kurorëzua me botimin e 32 fjalorëve terminologjike 3-4 gjuhësh. Bëri ekspedita ne zonën e Korçës per mbledhjen e fjalëve të rralla të gjuhës shqipe për studimet toponimike. Botoi artikuj në revistën Studime Filologjike mbi frazeologjinë e shqipes. Mori pjesë si bashkautore në hartimin e fjalorit drejtshkrimor të gjuhës shqipe, vepra më e rëndësishme në veprat albananologjike të shekullit të 20. Në vitin 1985 doli në pension, por pasioni e shtyu të vazhdojë të punojë deri në fund të jetës. U nda nga jeta në 15 nëntor 1992 pas një sëmundjeje të rëndë.

Referime

The contents of this page are sourced from Wikipedia article. The contents are available under the CC BY-SA 4.0 license.
Lists
Sofika Morcka is in following lists
comments so far.
Comments
From our partners
Sponsored
Sofika Morcka
arrow-left arrow-right instagram whatsapp myspace quora soundcloud spotify tumblr vk website youtube pandora tunein iheart itunes