Sherif Ahmeti
Quick Facts
Biography
Sherif Ahmeti u lind ne vitin 1920 në fshatin Gunmaselle dhe vdiq më 14 prill 1998 ishte perkthyes i librit të Kur'anit në gjuhën shqipe.
Edukimi dhe shkollimi i tij
Sherif Ahmeti u lind në vitin 1920 në fshatin Gumnasellë, nga babai Bahtiri dhe nëna Ajshja. Në fshatin Banullë filloi mësimet e para në shkollën që kishte 4 klasë, dhe pos lëndëve tjera mësohej edhe ajo fetare. Më vonë i vijon mësimet tek Mulla Azizi Medrezen e Ferizajit ku mësoi morfologjinë e gjuhës arabe (tefsirin). Pastaj vazhdon mësimet në medresen e Prizrenit, ku mëson edhe sintaksën (auamin) e gjuhës arabe. Në medresen e Prishtinës i vazhdon mësimet gjer në maj të vitit 1944.
Jeta dhe veprat e tij
Sherif Ahmeti, përkthyesi në shqip i Kur’anit, jetoi e punoi kur Kosova me të gjitha trevat e saj me shqipe të kulluar, për vetë rrethanat e veçanta të krijuara që pas dekadës së parë të këtij shekulli, në përpjekje për të mbijetuar nga sundimi kompleks serb, pati shumë raste, kur hoxhallarë të niveleve të ndryshme, u bashkuan në një çështje të madhe. Përveç veprimtarisë fetare, ata angazhohen edhe në zhvillimin e arsimit në gjuhën shqipe, madje shumë herë edhe duke i zhvilluar paralelisht të dy detyrat. Fillimisht kjo e ka burimin në moslejimin e mësimit në gjuhën amtare nga organet pushtuese dhe, në periudhën e mëvonshme, edhe në frenimin e ushtrimit të fesë për arsye indoktrinuese, ateiste. Duke pasur edhe formim në gjuhën amtare, ai punoi si mësues në fshatrat Banullë, Gadime, Sllovijë, duke vazhduar paralelisht edhe shkollën normale, të cilën e përfundon me sukses. Veprimtaria e tij arsimore la mbresa në nxënësit e atyre fshatrave dhe në prindërit e tyre.
Në vitin 1965 e ngarkojnë si mësimdhënës në medresenë "Alauddin" të Prishtinës, ndërsa në vitin 1970 e deri në vitin 1984 ishte drejtor i saj. Më 1985 u ngarkua me detyrën e Myftiut të Prishtinës, të cilën e kreu deri në vitin 1990, kur kishte mbushur moshën 70 vjeç dhe e nxjerrin në pension. Por, që me hapjen e Fakultetit Teologjik në Prishtinë, Sherif Ahmeti angazhohet edhe si mësimdhënës i "Akaidit".
Veprimtaria e tij shumë me vlerë është edhe në fushën e studimeve dhe të botimeve që bëri. Që në vitin 1968 ai ishte kryeredaktor i revistës fetare "Buletini", që i para priu "Edukatës Islame", në të cilën qe njëkohësisht si drejtues deri në vitin 1983.
Ai bëri emër të nderuar edhe në fushën e përkthimeve. Në vitin 1987, pasi kishte përkthyer më parë nga arabishtja suren "Jasin", dorëzoi në shtyp përkthimin e Kur’anit me komentim, i cili u ribotua në Tripoli në 50 mijë kopje, në Kairo në 30 mijë dhe në Medinë në një milion kopje.
Sherif Ahmeti është edhe autor i veprës dinjitoze "Komente dhe mendime islame", prej afër 400 faqesh, botuar në Prishtinë, më 1995, e cila është një ndihmesë e çmuar për ngritjen e vetëdijes islame të popullit shqiptar, ku përmblidhen punime, një pjesë e të cilave të shkruara në kohën e censurës ateiste.