peoplepill id: shaban-arifaj
SA
7 views today
10 views this week
Shaban Arifaj
journalist

Shaban Arifaj

The basics

Quick Facts

Intro
journalist
Work field
Gender
Male
The details (from wikipedia)

Biography

Shaban Arifaj i lindur më 6 maj, 1952, në Istog ku ka kryer shkollimin fillor dhe të mesëm. Ka studiuar gjuhën dhe letërsinë shqipe në Fakultetin Filologjik të UP-së. Ka mbaruar edhe studimet e larta për gazetari si dhe studimet post-universitare nga lëmi i komunikimeve masive duke marrë titullin Master (Msc) i shkencave në komunikimin masiv dhe gazetari.

Karriera

Në vitin 1974, Shaban Arifaj nis punën në Radiotelevizionin e Prishtinës si spiker, gazetar dhe redaktor. Pas mbylljes së RTP-së nga regjimi serb, ai shkruan për gazetat dhe revistat që botoheshin në Prishtinë si "Shkëndija", "Kosovarja", "Fjala", "Dielli" etj. Ndërkohë, ai filloi të raportojë për Radio Zagrebin nga Prishtina dhe Brukseli ku kishte hapur radio stacionin "Radio Kosova" ku kryente punën e kryeredaktorit duke raportuar njekohësisht për ngjarjet kryesore nga Brukseli. Ai ka punuar edhe si korrespondent i radios "Zëri i Kosovës" në Kopenhanger Kanalen (Danimarkë) dhe për radion publike të Suedisë. Shaban Arifaj ka raportuar për ngjarje të ndryshme nga Viena, Uashingtoni, Montreali, Otava, Brukseli etj. ndërkaq nga viti 1992-1997, ishte redaktor përgjegjës në Radiotelevizionin shqiptar (RTSH), redaksia e Kosovës.

Nga viti 1999, ai ka punuar si redaktor dhe redaktor përgjegjës për 10 vjet rresht në Radiotelevizionin e Kosovës (RTK). Krahas punës në RTK dhe RTSH, ai ka ndjekur edhe një varg seminaresh për ngritje të vazhdueshme profesionale si në Virginia të SHBA-ve, Montreal të Kanadasë, Selanik të Greqisë etj. Në Institutin e Medies së Kosovës, ka përfunduar trajnimin duke e marrë titullin e trajnerit të gazetarisë. Krahas gazetarisë, ku ka realizuar raporte, kronika, intervista etj., ai ka shkruar edhe tekste të ndryshme publicistike, pastaj tregime, drama, romane siç janë "Eklipsi në mesditë", "Dialogu me fqinjin", "Harmonia në temperaturën minimale", "Katraligu", "Kosova në udhëkryqet ballkanike", dhe librin shkencor "Gjuha, zëri dhe figura në radiotelevizion".

Shaban Arifaj jeton dhe vepron në Prishtinë.

The contents of this page are sourced from Wikipedia article. The contents are available under the CC BY-SA 4.0 license.
Lists
Shaban Arifaj is in following lists
comments so far.
Comments
From our partners
Sponsored
Shaban Arifaj
arrow-left arrow-right instagram whatsapp myspace quora soundcloud spotify tumblr vk website youtube pandora tunein iheart itunes