peoplepill id: saimir-maloku
SM
4 views today
4 views this week
The basics

Quick Facts

The details (from wikipedia)

Biography

Saimir Maloku është një ish-i burgosur politik gjatë sistemi komunist në Shqipëri. Ai u burgos për 9 vitenga ish-Sigurimi i Shtetit nën akuzën e agjitacionit dhe propagandës për shkak të shpikjes së një pajisjeje që e lejonin të shikonte kanale televizive perëndimore gjatë periudhës komuniste.

Jeta e hershme dhe edukimi

Saimir Maloku lindi në 1946 dhe përfundoi shkollën 7 vjeçare në 1960, kur iu dha dhe bursë për në shkollën "Skënderbej". Në vitin 1964 u dërgua në shkollën e bashkuar deri në janar të 1967, kohë në të cilin titullohet oficer dhe emërohet në korpusin e 7 të Burrelit (bazuar në biografinë gjatë regjimit komunist). Në 1969 nis studimet e larta në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Inxhinierisë Elektornike/ Dega e Radios.

Saimiri përfundoi studimet e larta për Inxhinieri elektronike pranë Universitetit të Tiranës . Ka ushtruar profesionin e oficerit në repartin 3711 në Burrel. Në moshën 29 vjeçare Saimiri arrestohet nga ish-Sigurimi i Shtetit për agjitacion dhe propagandë në periudhën e komunizmit në Shqipëri.

Arrestimi gjatë komunizmit

Në 13 maj 1976 Saimiri u akuzua për “agjitacion dhe propagandë kundër pushtetit popullor" gjatë sistemit komunist në Shqipëri, pasi policia përgjoi shtëpinë e tij. Saimiri ndërtoi përmes dijeve të tij teknike një pajisje (e ashtuquajtura "kanaçe) për të konvertuar sinjale UHF nga televizioni "Rai" i Italisë, në mënyrë që të ndiqeshin dhe në Shqipëri. Vendosja e këaj pajisjeje në hyrje të aparateve televizive mundësonte marrjen e sinjaleve televizive të jashtme.

Në atë periudhë ndalohej të ndiqeshin programe apo kanale të huaja. Pjesën më të madhe të dënimit Saimiri e kaloi në kampin politik të minierës së Spaçit. I njëjti urdhër-arrest ishte lëshuar edhe për të atin, Reshit Maloku por Sigurimi i shtetit e anulloi arrestimin e këtij të fundit për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Gjyqi special publik dhe ushtarak iu bë Saimirit në një sallë kinemaje në Burrel, me rreth 1000 vetë, ndërsa gjatë arrestimit ishin prezent rreth 600 persona, civilë dhe ushtarakë në po të njëjtën sallë.

Hapja e dosjes dhe AIDSSH

Në 12 korrik 2018 Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit(AIDSSH) bëri të mundur për Saimirin aksesimin ndaj dosjeve dhe gjetjeve arkivore të mbajtura nga ish-përndjekësit.

Referime

The contents of this page are sourced from Wikipedia article. The contents are available under the CC BY-SA 4.0 license.
Lists
Saimir Maloku is in following lists
comments so far.
Comments
From our partners
Sponsored
Credits
References and sources
Saimir Maloku
arrow-left arrow-right instagram whatsapp myspace quora soundcloud spotify tumblr vk website youtube pandora tunein iheart itunes