Rudi Goga
Quick Facts
Biography
Rudi Goga është piktor shqiptar nga Mali i Zi.
Piktori Rudi Goga, ka lindur në vitin 1948 në qytetin e Ulqinit, në Malin e Zi. Eshtë diplomuar në Akademinë e Arteve të Prishtinës, në klasën e akademikut Muslim Mulliqi, në vitin 1979. Ka kryer studimet pasuniversitare në Dyseldorf të Gjermanisë, me profesorët e njohur gjermanë, Rolf Sockhenheim dhe Joseph Beuys. Për tre vjet ai ka drejtuar Muzeun-Galeri të Arteve në Ulqin. Ekspozita e parë vetjake, e titulluar Kulla e Balshajve, do të hapej në Ulqin në vitin 1978 dhe do të pasohej nga një numër i madh aktivitetesh, brenda dhe jashtë vendit. Gjatë karrierës artistike, Goga numëron 40 ekspozita personale dhe 60 kolektive, jo vetëm brenda kufijve të Malit të Zi, në Ulqin e Tivar, por edhe në Gjermani, Hollandë, Francë, Nju Jork, Maqedoni, Kosovë, Shqipëri. Punime të tij gjenden në galeri dhe koleksione private, në vende të ndryshme të Evropës, ku piktori ka ekspozuar. Ndërkohë Goga numëron edhe disa çmime, mes të cilave në vitin 1991 çmimin vjetor të Art Klubit, Ulqin, në 1995 Onufri 95, Tiranë, në 1998 i SHJMZ, Podgoricë.