peoplepill id: riza-bllaca
RB
6 views today
6 views this week
Riza Bllaca
schrijver

Riza Bllaca

The basics

Quick Facts

Intro
schrijver
Work field
Gender
Male
Birth
Age
106 years
The details (from wikipedia)

Biography

Riza Bllaca (1919-1988)

Poezia popullore është vlerë e trashëguar e krijimtarisë poetike të një populli, e cila është ruajtur e zhvilluar duke u bartur ndër breza njerëzor. Shumë lIoje të këngëve, që lidhen me ritet e ndryshme familjare e shoqërore, janë ruajtur në sajë të kujdesit të përgjithshëm, sepse interpretues dhe bartës të tyre kanë qenë shurnica njerëz të rëndomtë, që iu kanë bashcuar interpretimeve të përbashkëta kolektiye të këngëve rituale. Mirëpo, për krijirnin, ruajtjen dhe kultivimin e disa lIojeve, në radhë të parë të atyre të këngëve epike dhe epiko-llrike, të cilat herët kanë filluar të interpretohen me përcjelIje të veçantë të veglave muzikore duke u kënduar individualisht, roI të veçantë kanë pasur këngëtarët e talentuar me p/rirje të veçantë poetike dhe muzikore. Ata gjatë zhvillirnit historik të këngëve epike, janë bërë edhe modelues të formave melodike dhe poetike dhe ruajtës të kujdesshëm të traditës së këndimit. Disa nga këta këngëtarë janë shquar për aftësitë krijuese dhe interpretuese, prandaj nuk janë vetëm bartës të thjeshtë të trashëgirnisë poetike dhe muzikore, por edhe krijues të talentuar. Krijuesit e këtillë të këngëve populI ore epike janë quajtur më së shpeshti rapsodë ose edhe poetë populIorë. Ata kanë treguar edhe aftësi të veçanta të mbamendjes dhe të kujtesës, sepse kanë qenë në gjendje t'i riprodhojhë drejtpërdrejt me mijëra vargje.

Në traditën e poezisë epike popullore të ruajtur deri në kohën tonë zënë vend shumë këngëtarë, lahutarë, por edhe të tjerë që kanë kënduar me çifteli ose sharki, të cilët kanë ditur përmendsh më shumë se dhjetë mijë vargje. Falë meritave të tyre është ruajtur deri sot kënga populI ore shqiptare epike e ciklit të kreshnikëve, balada e moçme shqiptare me elemente të shumta mitike dhe kënga historike që nga periudha mesjetare.

Midis këngëtarëve të shumtë të traditës shqiptare, që shquhen për aftësitë krijuese dhe interpretuese,të cilët i përkasin tipit të rapsodit të rnirëfilltë, vend të merituar zë Rizah Bllaca, nga fshati Bllacë i komunës së Suharekës. Këngët që i ka kënduar ky rapsod paraqesin një pasuri të veçantë për traditën poetike populIore, prandaj Instituti Albanologjik i Prishtinës ka vendosur që t'i botojë ato në dy vëlIime, duke filluar kështu punë të veçantë në publikimin e folklorit të trevave të caktuara, për të paraqitur në mënyrë më të plotë edhe aftësitë krijuese të rapsodëve më të dalluar që zënë vend meritor në kultivirnin e traditës poetike popullore. Në këtë mënyrë do të paraqitet para lexuesit të zakonshëm, e në mënyrë të veçantë para studiuesit të sotëm dhe të brezave që do të vijnë, pasuria e këngëve, e variantevè dhe e motërzimeve të tyre të shumta në treva të ndryshme të viseve shqiptare.

Kemi shumë arsye që këtë seri të botimeve të veçanta të folklorit poetik e muzikor të kultivuar vetëm nga një këngëtar, ta fillojmë pikërisht me Rizah Selim BlIacën, i cili ishte ndër rapsodët më të shquar të Kosovës, që i ka kultivuar me kujdes disa lloje të këngës popullore. Rizah S.Bllaca ishte interpretues i shkathët i këngës epike legjendare të ciklit të kreshnikëve që kishte krijuar mënyrën origjinale të interpretimit të këtyre këngëve, me formula origjinale, me figuracion të veçantë, me përshkrime të holIësishme ambientale, me portretizimin shumë origjinal të personazheve, me përcaktimin e përmasave të kuptueshme hiperbolike të situatave dhe me ruajtjen e elementeve të veçanta të gjuhës dhe përgjithësisht të traditës etnike shqiptare. Bashkë me këngën kreshnike ai kishte kultivuar me shumë sukses edhe parodinë e kësaj kënge, që në ndonjë rast arrinte derinë kufijtë më të lartë artistik të paraqitjes tragjikornike të situatave humoristike, duke ruajtur të paprekur strukturën e tërësishme epike të këngës.

Rizah Bllaca është kultivues i veçantë i baladës popullore, qoftë ajo me strukturë epike-dramatike, qoftë edhe me mbizotërimin e strukturave të veçanta lirike. Në interpretimin origjinal në rikrijimin e papërsëritshëm poetik të motiveve të njohura të baladave shqiptare, ai di t'i shquajë momentet e veçanta lirike për ta emocionuar deri në fund shpirtin e dëgjuesit dhe për t'i funksionalizuar estetikisht momentet dramatike, të cilat e karakterizojnë baladën e mirëfilltë. Në këngët e kënduara nga ky rapsod del më i plotë tipi i baladës edhe në ato raste kur kënga, me një pjesë të strukturës së saj, nuk është krijuar për të qenë e tipit baladik. Në këto raste në botën e këngës depërton me invencion të fuqishëm artistik vetë këngëtari i kapluar nga dhembja dhe mallëngjimipër fatin tragjik të personazheve të këngës. Në paraqitjet liriko- dramatike të disa këngëve të interpretuara nga ky rapsod ndjenja e dashurisë, flijimi për të, i shndërron krijimet me motive dashurie në balada të mirëfillta.

Rizah Bllaca e kultivoi me shumë kujdes këngën historike, duke shquar në të rolin patriotik. Ndryshe nga shumë këngëtarë të tjerë në variantet e këngëve historike të kënduara prej tij, ai diti t'i ruajë përmasat realiste të ngjarjeve historike brenda paraqitjeve fort të bukura poetike të veprimeve burrërore dhe portretizimeve të figurave të shquara atdhetare. Në këngën e tij shquhet çdoherë virtyti njerëzor, qëndresa, trimëria, besa e burrëria e heronjve. Edhe përmasat hiperbolike në situ ata të caktuara ai i përdor në funksionin e mirëfilltë poetik, e jo për tëkrijuar figura tipike legjendare, pa depërtuar thellë në shpirtin e shqetësuar njerëzor. Edhe në këngën historike të kënduar nga ai para heroit, trimit, atdhetarit, është njeriu dhe bota e pasur shpirtërore, virtytet që e stolisin karakterin e atij që e ka merituar të jetë hero i këngës.

Me afsh të veçantë Rizah Bllaca i ka kënduar edhe këngët lirike të dashurisë, si ato të traditës së veçantë fshatare, ashtu edhe ato me përhapje më të gjerë, madje edhe të këngës qytetare. Në repertorin e tij të këngëve lirike kanë zënë vend edhe disa krijime karakteristike për simbolikën patriotike, por edhe këngët e krijuara nga bejtexhinjtë e ndryshëm, ku ka mbizotëruar fryma orientale. Rapsodi shpesh ka kënduar edhe disa këngë lirike me karakteristikë të dollive, të cilat i ka përdorur si një përfundim epilogjik në mbyllje të gazmendeve e ahengjeve të organizuara për dasma e gëzime familjare.

Duke analizuar tërësinë e këngëve të kënduara nga Rizah Bllaca mund të sjellim një konstatim të drejtë se ai ishte rapsodi më i madh i kohës së tij. Kënga e tij, përkushtimi i tij jetësor për këngën populI ore shqiptare, meritojnë një studim të plot monografIk, sepse ai është shembull i veçantë që e kultivoi me shumë sukses gjatë tërë jetës së vet këngën me të gjitha llojet e saj kryesore.

Shkenca folkloristike shqiptare është interesuar kaherë për këngën e Rizah BlIacës. Dy ekspedita të organizaura nga Instituti Albanologjik i Prishtinës dhe nga Instituti i Kulturës PopulI ore i Tiranës kanë punuar me të dhe këto materiale ruhen me kujdes në arkivat shkencorë të tyre. Në sajë të kujdesit të veçantë të adhuruesit të tij, Adem Borovcit, të lindur më 1940 në fshatin Feriçevë të Kamenicës, ish punëtor i Kuvendit të Komunës së Prishtinës. është ruajtur e incizuar, relativisht në mënyrë cilësore, pjesa më e madhe e repertorit të këngëve të Rizah Bllacës. Këngët e incizuara nga Ademi, janë deshifruar me kujdes nga rnr. Jahir Ahmeti dhe bashkë me ato që janë ruajtur në Arkivin e Institutit Albanologjik të Prishtinës, e të botuara në vëllimet e rregullta të makroprojektit të këtij institucioni, botohen tani së bashku në këto dy vëllime. Jemi të vetëdijshëm se te adhuruesit e shumtë të Rizah Bllacës mund gjenden edhe këngëc e rjera të kënduara nga ai. Eshtë e udhës që të gjithë ata që kanë këngë të incizuara t'ia dorëzojnë kopjen Arkivit të Institutit me qëllim që rë ruhen si tërësi për nevoja të studimeve folklorike, si edhe për ribotimin eventual të këtyre dy vëllimeve me përmirësime dhe plorësime. Mbledhja në tërësi e fondit të këngëve të Rizah Bllacës, ashtu si edhe e fondeve të rapsodëve të tjerë më të dalluar, do të krijonte mundësi më të sigurta për t'i studiuar vlerat e poezisë sonë populloredhe rolin e veçantë të rapsodëve tanë për ruajtjen dhe për kultivimin e këtyre vlerave.

Gjatë punës për përgatitjen më të plotë të këngëve të Rizah BlIacës,ashtu siç e donte puna, ne kontaktuam me një numër bashkë-kohësish dhe me pasardhësit e tij të drejtpërdrejtë, prandaj do të paraqesim edhe tëdhënat kryesore për jet~n dhe veprimtarinë e rapsodit popullor, me shpresë se pas botimittë këtyre dy vëllimeve me këngë të tij, vetë vepra do të nxisë kërshërinë .e studiuesvepër t'u marrë në mënyrë më të plotë me rolin e këtij kultivuesi të rrallë të artit poetik popullor. . , Rizah Selim Pirku - Bllaca ka lindur në fshatin Bllacë të Komunës së Suharekës më 6 nëntor 1918. Rrjedh nga një familje ekonomikisht e varfër, par me njerëz të shkathët e bujarë. l ati i tij, Se1imi, merrej me bujqësi, por punonte si mjeshtër edhe veg1a druri, ku shquhej edhe aftësia e tij për zbukurime të veçanta në drugdhendje të ndryshme artistike. Këto aftësi i pat trashëguar edhe i biri, Rizahu, par ai e kultivoi me shije e kënaqësi të veçantë këngën popullore dhe nuk pati shumë kohë për artin e drugdhendjes.

Një pjesë të fëmijërisë Rizahu e kaloi në fshatin Drenoc - të Malishevës, ku sipas gjasësh, i mësoi këngët e para nga këngëtarët e njohur të kësaj ane: Bajram Sadiku dhe Ali Paci. Bajram Sadiku, i ati i rapsodit po ashtu të njohur e të popullarizuar, Salih Krasniqi (Bajrami), bashkëkohës dhe bashkëkëngëtar me Rizahun, ndikoi në mënyrë të veçantë në forrnimin e këngëtarit në moshë fare të re.

Do të themi kalimthi se edhe Bllaca, ashtu si edhe mbarë treya e Suharekës, kishte një traditë të fortë në kultivimin e këngëve popullore.Bashkëkohësit dhe bashkëfshatarët e afërt të Rizahut, Bajram Islami (i lindur më 1917), Brahim Rama - Bllaca (më 1923), Shaip Dervishi (1924) dhe Nuhi Pirku (1932), me të ci1ët biseduam në Bllacë, në qershor të vitit 1997, duke fo1ur për traditën e këngës, e përmendën, gati si formë gojëdhëne, këngëtarin Nez Tafa, i cili duke kënduar për vete në shtëpi është dëgjuar deri në Hurdha të Nisharit, nja 6 km largo Për Nez Tafën ata na thanë se shkonte e këndonte në Gjakovë e në rrethinë dhe nuk kthehej me muaj të tërë në shtëpi. Po e përcjellim këtë të dhënë, që mund të shërbejë edhe si sqarim për disa këngë nga repertori i Rizah Bllacës, që janë pjesë të traditës qytetare të Gjakovës, e cila mund të ketë ardhur në këto anë të paktën një brez para Rizahut.

Pra, Rizah Bllaca ka filluar të këndojë që nga mosha' 10-vjeçare, së pari në Drenoc bashkë me Salihun e më vonë edhe në Bllacë. Në fshatin e lindjes që nga mosha 12-vjeçare këndonte vetë ose së bashku me vëllezërit, Rifatin e Muratin, në odën e Ramë Bllacës. Ramë Bllaca, siç mësuam nga ata që e kanë njohur, ishte adhurues i këngës e madje edhe vetë ekzekutonte me sharki. Këtu Rizahu u frymëzua edhe me ide patriotike e mësoi që ta dojë Shqipërinë, të cilën në këngë çdoherë e madhëroi me emra të veçantë të trajtave toske e gege të gjuhës shqipe. Edhe më vonë, gjatë gjithë jetës, ai mbeti mik i pandarë i familjes së Ramë Bllacës, të cilit ia kushtoi edhe një këngë me të dhëna të sakta dokumentare, me të cilën e përjetësojë aktin heroik të flijimit të atdhetarit për ta mbrojtur vendin dhe popullin e tij.

Rizah Bllaca është këngëtar i dalluar që e kultivoi këngën populI are në BlIacë, në fshatra të Suharekës, në mbarë Kosovën dhe në viset shqiptare në Maqedoni. Këndoi me sharki. Në fillim bashkë me të këndonin edhe vëlIezërit e tij, Murati dhe Rifati. Ka kënduar edhe me Salih Bajramin-Krasniqin dhe siç pohojnë ata që e kanë dëgjuar midis tyre kishte përputhje të plotë të zërit, saqë, si thonë ata, nuk dallohej fare . se janë duke kënduar dy veta.

Rizahu shquhej si këngëtar solo, par shpesh ka kënduar edhe me Rrahman e Osman Tafollin, me Selman Balajn, me Bajrush Dodën, Adil Cenën, me Mehmet Rukiqin, ndërsa me Beqir Prelezin, instrum- entist shumë i njohur për çifteli, kanë luajtur melodi instrumentale.Me se gjati kendoi me Avdullah Tafollin apo siq e therrisnin Dull Qadraku kusheri i RRahman dhe Osman Tfollit, kenduan afer 13 vite pasi qe edhe Dull Qadraku jetonte ne Ferizaj e kishin me te leht,Në vitet e fundit Rizah Bllaca ka kënduar edhe me llmi Petreshticën. Ka kënduar në dasma të mëdha e të vogla, ka kënduar në ndeja e gazmende. . ' . Ka qenë njeri modest, shumë gazmor. Në këto raste ka pirë me shije dhe me masë si merakli i veçantë i rakisë së rrushit, sa për t'u bërë me ' humor më të rnirë. Gjatë pushimeve të këndimit ka treguar mahi.të . shumta dhe ka qenë shumë spirituoz. Kjo pjesë e pasurisë folklorike, që e ka kultivuar me shumë kujdes, ka mbetur pa u mbledhur. Anekdotat për të jetojnë ende dhe mund e duhet të mblidhen.

Rizah BlIaca ishte këngëtar dhe njeri i vendosur në rrugën e tij për ta luajtur rolin e kultivuesit të idealeve patriotike dhe; virtyteve të larta njerëzore. Nuk kishte pranuar që në asnjë rast t'i ndryshojë këngët sipas censurave e qejfeve të pushtetarëve. Pra, këngët i rikrijonte dhe i interpretonte në bazë të traditës së kultivuar gjatë shekujve duke theksuar në mënyrë të veçantë përbërësit e ndjenjave atdhetare të këngës. Për këtë arsye, Rizah Bllaca gjatë jetës së tij pati shpres edhe pengesa të ndryshme e madje edhe qe ndaluar disa herë nga policia. Të përrnendim kalimthi një anekdotë që flet shumë qartë për tiparet e karakterit të këngëtarit. E kishin ndalur dhe dërgujlr në stacion të rnilicisë, tregojnë bashkëfshatarët e tij, dhe ia kishin kërkuar revolen. Rizahu pati thënë: Po e kam. Ata e kishin pyetur: A ke leje? Ai qe përgjegjur: Po edhe lejen e kam, po m'u ka vjetrue pak, se qysh se ma ka pasë dhënë Bajram Curri (Begu) nuk e kam ndërrue ma.

Rizah BlIaca pra, ishte i madh dhe i virtytshëm edhe në situata të vështira, sepse trimëria dhe sinqeriteti ishin bërë pjesë të pandashme të jetës së tij.

Për t'i përballuar më lehtë vështirësitë jetësore, Rizah Bllaca u shpëmgul nga vendlindja dhe u vendos në Ferizaj, ku u punësua rojtar nate në Kombinatin e Drurit. Mirëpo, edhe pas kësaj kohe ai këndoi, por edhe nuk u nda kurrë nga vendlindja. Ishte i rregullt çdo herë, si në dasma, ashtu edhe në raste ngushëllirni (në të pame). Në Bllacë ishte edhe nja dy ditë para vdekjes. Duke u kthyer, pohojnë ata që ishin me të, në rrugë përballë fshatit duke shkuar kah Duhla, kërkoi që të ndalet vetura dhe doli nga ajo duke u mbështetur në shkop e tha: Hë, mori Bllacë, kama e Rizahut nuk ka me shkelë ma ktu! Dhe vërtet dy ditë më vonë, më 28 maj 1988 vdiq në Shtimje. Rizah Bllaca u varros me nderime në Ferizaj. Kronikët kanë shënuar edhe një moment interesant, krejt të rastit, jo të organizuar: derisa kryhej ceremoniali i varrimit në një shtëpi diku afër varrezave jehonte njëra nga këngët e tij të hareshme.

Për Rizah Bllacën dhe për këngën e tij kanë folur dhe kanë shkruar shumë njerëz, dashamirë të këngës dhe studiues të artit popullor. Nga adhuruesit e tij të shkolluar, midis të tjerave është qu~tur edhe Romeri shqiptar. Ndërkaq, adhuruesit e tij nga radhët e popullit thonë: Rizah Bllacë nuk ban ma nana. Ai asht kangatari ma i madh i Kosovës dhe i krejt shiptarisë.Vlerësimet kaq të larta për artin e interpretimit poetik e muzikor të këngës vërtet janë të qëlluara, sepse duhet të jesh talent i rrallë poetik në rangun homerik, që t'i dish e t'i këndosh më shumë se njëzet mijë vargje pa ditur shkrim dhe lexim. E Rizahu dinte dhe këndonte kaq shumë vargje, duke qenë në gjendje që t'i rikrijonte shpesh aty për aty sipas disponimit të niomentit dhe atmosferës që krijohej nga radhët e dëgjuesve. Për këngën e Rizah Bllacës dhe pjesëmarrjen e tij në manifestime, siç është Rivista e Folklorit Burimor të Gllogovcit, kanë dhënë vlerësime edhe etnomuzikologët Bahtir Sheholli e dr.Rexhep Munishi, pastaj prof. Anton çetta. Me shkrime të veçanta për të, në shtypin e ditës dhe atë revial, janë paraqitur edhe dr. Rrustem Berisha, dr. Enver Mehmeti, dr. Mehmet Rukiqi, mr. Shyqri Galica, Rexhep Rifati etj. Në të gjitha këto raste, kënga e tij veçohet si vlerë kulminante estetike e artit popullor dhe si interpretim muzikor dhe rikrijim i rrallë poetik. Në ndonjë rast, poezia e rikrijuar nga ai mund të matet si vlerë estetike madje edhe me këngët e Lahutës së Malësisë së Gjergj Fishtës. Duke interpretuar në mënyrë të lirë lëndën e kësaj vepre madhore të poetit të madh kombëtar, rapsodi ynë vetëm se e ka pasuruar e plotësuar në aspekte të veçanta poetike e muzikore. Ky përfundim mund të nxirret po të analizohet në aspektin krahasimtar vajtimi i motrës së A vdisë në Lahutën e Malësisë të Gjergj Fishtës dhe në këngën Oso Kuka të kënduar nga Rizah Bllaca.

Do të theksojmë kalimthi se brenda vlerave të shumta të këngëve me motive patriotike, Rizah Bllaca e këndonte me ndjeshmëri të veçantë edhe vjershën e Vaso Pashë Shkodranit 0 moj Shqypni, të cilën e kishte mësuar përrnenàsh pas tri-katër leximeve që ia kishte bërë e bija e tij, Sanija, mësuese.

Nuk e shohim të udhës që kësaj radhe të veçojmë dhe të analizojmë këngët e kënduara nga Rizah Bllaca, as theksin e veçantë patriotik që e shquante atë, jo vetëm në këngët historike, por, madje, edhe te këngët e ciklit të kreshnikëve, siç është rasti me Gjergj Elez Alinë. Kjo punëdo të na çonte larg dhe do t'i kalonte caqet e parapara për një parathënie modeste të veprës. Për këtë arsye, këtu do të ndalemi më shumë për ta sqaruar një pjesë të punës sonë dhe për t'i arsyetuar disa veprime që zakonisht janë të domosdoshme për përpilimin e vëllimeve të këtilla të poezisë popullore.

Së pari, do të theksojmë se pjesa dërrmuese e këngëve të Rizah Bllacës janë mbledhur me anë të incizimit magnetofonik. Janë vetëm nja dy tri raste që bashkëpunëtorët e jashtëm të Institutit Albanologjik për fazën e parë të punës së rifilluar të këtij institucioni më 1967, i kanë dërguar vetëm tekstet. Pra, materiali i incizuar është deshifruar me kujdes duke ruajtur në tërësi njësitë fonematike. Gjatë redaktimit të tekstit është ruajtur me besnikëri gjuha e këngëtarit dhe mospërputhjet eventuale të formave gjuhësore të fjalëve janë pasojë e vetë interpretuesit të këngëve, i cili gjatë të njëjtës këngë sipas rastit dhe frymëzimit të tij poetik i ndërronte këto forma me qëllim që ta bëjë këngën më të theksuar, qoftë në aspektin fonetik, qoftë edhe duke i shqiptarizuar barbarizmat. Në ndonjë rast, me qëllim të caktuar për ta theksuar aspektin atdhetar ose për ta veçuar fuqinë shprehëse të fjalës, këngëtari ka përdorur me qëllim edhe forma të dialektit të Jugut, sidomos kur është fjala për emërtimin e atdheut të përbashkët. Pra, në këngët e Rizah Bllacës, edhe brenda vetëm një kënge, bashkëjetojnë trajtat: Shqipëri, Shypni, Shkipëri, Shkypëri, Shqipni etj. Në këngët lirike nuk janë të rralla edhe trajtat e veçanta të fjalës: dashuri, të cilën këngëtari e përdorte me kënaqësi të veçantë për ta shquar edhe në këtë mënyrë ndjenjën sublime njerëzore dhe ndjeshmërinë me të cilën këndonte ai. Një veçori tjetër gjuhësore e këngëve të kënduara nga . Rizah Bllaca është edhe gërshetimi i formave arkaike dialektore me fjalë më të reja të gjuhës së folur dhe asaj të shkruar. Aspektet e veçanta gjuhësore dëshmojnë se ai ishte këngëtar që mësoi igjatë gjithë jetës, duke e ngritur ni velin e njohurive të veta si në aspekte të diturisë historike, ashtu edhe në nivelin e përgjithshëm kulturor.

Në këto vëllime të këngëve të Rizah Bllacës, gjatë redaktifllit të teksteve në asnjë rast nuk janë bërë ndryshime gjuhësore të asnjë trajte. Janë ruajtur në tërësi edhe trajtat thirrore (eksklamative), sidomos në fillim të vargjeve, kurse janë larguar ato që shpesh e kanë përcjellë fundin e vargjeve, sepse si të tilla kishin më tepër efekte muzikore ses a poetike dhe e ngarkonin vargun për ndonjë zanore më tepër, duke krijuar kështu monotoni për lexuesin.

Lënda e tërësishme e kënduar nga rapsodi Rizah Bllaca është sistemuar në këto dy vëllime me kritere të caktuara që kanë dalë nga vetë përmbajtja e këngëve. Në vëllimin e parë janë përfshirë këngët kreshnike dhe baladat si dy lloje më të vjetra të poezisë popullore. Për ta dëshmuar evolucionin në mënyrën e të kënduarit si dhe aftësitë rikrijuese në dy periudha kohore të rapsodit, në dy raste, si te këngët kreshnike ashtu edhe te baladat, krahas këngës së caktuar kemi paraqitur edhe motërzirnin e saj. Radhitja e njësive brenda vëllimit është bërë duke u bazuar në temat e caktuara të këngëve dhe në aspektet e tjera të strukturës poetike e muzikore të tyre.

Në vëllimin e dytë janë përfshirë këngët historike dhe ato lirike. Këngët historike, këtu gjatë radhitjes dhe redaktimit të teksteve janë trajtuar si vlera të rnirëfillta poetike, prandaj nuk janë përcjellë qëllimisht me shënime historike. Kjo punë do t'i shkonte më tepër ndonjë botimi kritik ose antologjik. Kësaj radhe këngët e këtij vëllimi kanë qëllim theme1or t'i prezentojnë vlerat poetike. Mu për këtë gjatë radhitjes së tyre janë zbatuar vetëm aspektet e përafërta kronologjike që paraqesin periudhat e caktuara historike e jo edhe kronologjia e rnirëfilltë e ngjarjeve, të cilave u kushtohet kënga. Nga repertori i këngëve deri tash të mbledhura të Rizah Bllacës në këtë vëllim nukjanë përfshirë vetëm nja dy tri këngë trimërie, që ai nuk i këndonte me aq dëshirë për shkak se trajtonin temën e hakmarrjes dhe të hasmërive ,pothuajse për arsye banale, prandaj edhe na u dukën gati si të mangëta edhe në aspektin pënnbajtësor.

Rizah Bllaca fare rrallë kishte kënduar këngë që u kushtoheshin ngjarjeve të Luftës së Dytë Botërore dhe pas saj, prandaj edhe kësaj radhe - cikli i këngëve historike mbyllet pa këngët e kësaj kohe.

Këngët lirike në vëllimin e dytë janë paraqitur si tërësi pa bërë klasifikime të veçanta, sepse rapsodi këto i këndonte herë pas here si një intermexo ndënnjet këngëve epike. Në lirikën e kënduar nga ai mbizotëron tema e dashurisë, qoftë si art i këngës tradicionale të mjediseve fshatare me figuracion shumë të pasur poetik dhe me shfrim të drejtpërdrejtë të ndjenjave të papënnbajtura lirike, qoftë si këngë e mirëfilltë e krijuar në mjedise qytetare, që kishte shtrirje më të gjerë në traditën poetike dhe muzikore të popullit shqiptar.

Në këngët lirike të dashurisë dhe, përgjithësisht në motivin e dashurisë në balada, Rizah Bllaca e ka shkrirë një pjesë të talentit të tij poetik. Shumë nga këto këngë shquhen për figuracionin poetik të veçuar si krijim me invencion individual dhe për efektet e veçanta muzikore, të cilat e karakterizojnë veçanësinë krijuese dhe interpretuese të këtij artisti të madh popullor.

Midis këngëve lirike janë përfshirë edhe disa krijime poetike që simbolizojnë ndjenjat e dashurisë ndaj atdheut, mallin e dhembjen për fatin e individit, si edhe disa krijime origjinale të këngëtarit tonë si këngë dollish e falënderimesh, me të cilat artisti i madh e përfundonte ahengun në dasma e gëzime të tjera farniljare, ku këndonte. Nga poezia lirike në këtë vëllim nuk janë përfshirë disa krijime me frymë orientale, te cilat shquhen si aspekte muzikore, por kanë mangësi të dukshme qoftë si përmbajtje, qoftë si strukturë e rnirëfilltë poetike.

Duke përfunduar këto fjalë modeste për këngët e Rizah Bllacës do ta theksojmë, në shenjë falënderirni, edhe një herë rolin e veçantë të z. Adem Borovci, i cili me kujdes të veçantë i incizoi në magnetofonin e tij këngët për një periudhë relativisht të gjatë duke bërë mjaft mund dhe shpenzime. Do t'i falënderojmë gjithashtu, fshatarët e Bllacës që, duke ndihmuar materialisht botirnin e këtyre dy vëllimeve, ia lajnë një pjesë të borxhit rapsodit të tyre të adhuruar, i cili jetoi e këndoi gjithkund pa e hequr nga mendja dhe zernra Bllacën e tij të dashur.

Dhe, në fund një porosi për të gjithë ata që do ta kenë në dorë këtë botim dhe që do të shohin se këtu mungon ndonjë këngë e Rizah Bllacës, të cilën ata mund ta kenë të incizuar: i ftojmë që këto incizime t'i sjellin në Arkivin e Institutit Albanologjik të Prishtinës, në mënyrë që të kompletohet repertori i rapsodit tonë. Kjo lëndë do t'u hyjë në punë studiuesve të tashëm dhe të ardhshëm të poezisë sonë popullore. Në një kohë më të rnirë, shpresojmë, vepra e plotë do të stpdiohet në mënyrë më të thelluar dhe këngët nga repertori i tij do të botohen në dy vëllime të plotësuara dhe të përmirësuara. Këtë punë në të ardhmen ia kerni borxh rapsodit tonë të madh, Rizah Bllacës, kënga e të cilit është pasuri e përgjithshme kombëtare.

The contents of this page are sourced from Wikipedia article. The contents are available under the CC BY-SA 4.0 license.
Lists
Riza Bllaca is in following lists
comments so far.
Comments
From our partners
Sponsored
Riza Bllaca
arrow-left arrow-right instagram whatsapp myspace quora soundcloud spotify tumblr vk website youtube pandora tunein iheart itunes