peoplepill id: qazim-kurtishi-arnori
QK-A
3 views today
3 views this week
Qazim Kurtishi - Arnori

Qazim Kurtishi - Arnori

The basics

Quick Facts

Birth
Age
92 years
The details (from wikipedia)

Biography

Qazim Kurtishi - Arnori (25 nëntor 1933) është shkrimtar librash monografik. U lind në fshatin SellcëTetovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen në Tetovë. Është autor i veprave: "Sellca Ndër Shekuj" dhe "Llaca Në Rrjedhën e Moteve".

Jeta e hershme

Sikurse të gjithë bashkëfshatarët e tij të tjerë, edhe ai ndoqi rrugën e kurbetit nëpër Ish-Jugosllavi për ta fituar kafshatën e gojës. Duke e parë paperspektivën e asaj mënyreje të jetesës, në vitin 1958 vendosi të punësohet në atdhe, në kombinatin e tekstileve në Tetovë. Një kohë punoi si punëtor, kurse më pas si nëpunës. Nga viti 1966 deri në vitin 1985 punoi në ndërmarrjen tregtare “Jellak” në Tetovë.

Qazim Kurtishi, që në kombinatin e tekstileve, i kuptoi padrejtësitë dhe diskriminimin nacional që u bëhej punëtorëve shqiptar nga ana e udhëheqësve të tyre, kundër të cilëve disa herë ngriti zërin dhe reagoi me forcë. Që atëherë filluan ndjekjet e tij nga UDB-ja Jugosllave. Është njëri prej Sellcasve të ndjekur vazhdimisht nga udbashët Sllavë, të cilët, në vitet 1963-1964 e ftuan nëpër zyrat e kazamateve të tyre, duke e akuzuar si element armiqësor që ka lidhje me grupet ustashe kroate që vepronin në Kroaci e Gjermani. Një pretekst për ta justifikuar dhunën psikike mbi Qazim Kurtishin, udbashët e gjenin edhe në faktin se mixha i tij Jahi Kurtishi punonte në Gjermani dhe, këtu në Jugosllavinë e atëhershme. Veç bisedave kërcënuese dhe maltretimeve psiko-fizike, atë e mbyllnin në zyra të veçanta, duke e detyruar nga 5-6 orë në ditë të shkruajë gjithçka lidhur me takimet me mixhën e tij Jahi Kurtishin dhe bashkatdhetarët e tjerë në gjermani dhe këtu në atdhe.

Veçmas u interesuan për vizitën që ata ia bënë Bajram Golës në Shkup të cilin e kishin pas halë në sy... Brenda kësaj kohe, UDB-ja famëkeqe e ftoi atë mbi 40 herë në bisedat e ashtuquajtura “informative” ku fyhej, shahej e malltretohej fizikisht e psikqikisht.

Pjesëmarrja e Qazim Kurtishit në demonstratat në Maqedoni dhe Kosovë

Pas demonstratave të njohura të Tetovës, në vitin 1968, ku Qazim Kurtishi mori pjesë aktive, iu ekspozua sulmeve, ndjekjeve e maltretimeve të ngjajshme. Kështu, në njërën nga mbledhjet e organizatës së partisë komuniste, në ndërmarrjen tregtare “Jellak”, të organizuar enkas për të diferencuar përkrahësit dhe pjesëmarrësit në këto demonstrata, ai përkrahu haptazi demonstratat dhe kërkesat e shqiptarëve, duke potencuar se ato ishin të drejta. Si rrjedhojë, me datë 14 shkurt 1969, përjashtohet nga partia dhe shpallet nacionalist. Të njëjtin qëndrim kundër Qazim Kurtishit mori edhe Komisioni Kontrollues i lidhjes komuniste të Tetovës me datë 15 maj 1969. Gjithashtu të njëjtin qëndrim kundër Qazim Kurtishit mori edhe komisioni statutar i lidhjes komuniste të Maqedonisë.

Pas demonstratave studentore e gjithëpopullore në Kosovë (1981), nisi dhuna e re ndaj të dyshimtëve. Kështu, në vitin 1983 fillon edhe degradimi i Qazim Kurtishit në ndërmarrjen ku punonte, duke e detyruar të punojë punë përçmuese. Dy vjet më vonë, më 1985 e përjashtuan nga puna.

Qazim Kurtishi thirret në zyrat e policisë edhe me 16 dhjetor 1994 shkaku i angazhimeve të tij për të ndihmuar me të gjitha forcat e mundësitë themelimin e Universitetit të Tetovës...

Veprimtaria Letrare

Qazim Kurtishi është edhe shkrimtar i librave monografik. Veprat e tij janë :

Sellca Ndër Shekuj

Kjo vepër u botua në vitin 2005Tetovë. Në këtë libër trajtohet Historia, Gjenealogjia dhe Etnologjia e fshatit Sellcë dhe fshatarëve sellcas. Gjithashtu paraqiten edhe të dhëna për konfliktin e vitit 2001. Këtë libër Qazim Kurtishi ua kushtoi prindërve të tij të ndjerë dhe të gjithë fshatarëve të fshatit Sellcë.

Llaca Nëpër Rrjedhen e Shekujve

Ky libër u botua në vitin 2013. Edhe pse në monografinë e parë flitet edhe për fshatin Llacë, Kurtishi në librin "Llaca Nëpër Rrjedhën e Shekujve" ka trajtuar veçanërisht këtë temë. Si monografia e parë, edhe e dyta është përmbledhje e historisë, gjeneaologjisë dhe etnologjisë së fshatit për të cilin flitet në libër, që në këtë rast është fshati Llacë. Në këtë vepër përshkruan edhe pjesëmarrjen aktive të fshatarëve në konfliktin e vitit 2001 në Tetovë.

The contents of this page are sourced from Wikipedia article. The contents are available under the CC BY-SA 4.0 license.
Lists
Qazim Kurtishi - Arnori is in following lists
comments so far.
Comments
From our partners
Sponsored
Qazim Kurtishi - Arnori
arrow-left arrow-right instagram whatsapp myspace quora soundcloud spotify tumblr vk website youtube pandora tunein iheart itunes