Orges Shijaku
Quick Facts
Biography
Orges Shijaku lindi ne Tirane me 10.07.1972.Ne moshën 11 vjeçare prezantohet me Qeramikën e tij te pare ne Librin “Chansonnier Epique Albanais” 1986, ku Legjendat Shqiptare ilustrohen ne Qeramike nga babai i tij, Artisti Sali Shijaku.Ne vitin 1990 mbaron Liceun Artistik “Jordan Misja”.
Fillon studimet ne Institutin e Larte te Arteve ne Tirane, me Profesor Skulptorin Thoma Thomai e Sadik Spahia.Si pjesëmarrës i Lëvizjes Studentore te dhjetorit 1990, ndërpret studimet, dhe punon ne Atelierin e Artistit te njohur Italian Skulptorit Valter Boy, Albisola Marina Savona.Ne vitin 2010 Diplomohet ne Akademinë e Arteve te Bukura ne Tirane.Merr Titullin Skulptor ne specialitetin e Qeramikës me Profesorët Niko Thana dhe Artan Peqini.Diplomohet nga, Komuniteti Evropian, ne fushën e Restaurimit te Kishave dhe Trashëgimisë Kulturore ne Shkollën ENNTE Itali.Titullar i Firmës se Restaurimit Disaign DecorEDIL DEA, Itali Savona.Ne 2013 punon ne Galerinë Kombëtare te Arteve ne Tirane, dhe me pas si Pedagog ne Liceun Artistik Jordan Misja ne Tirane.Është i regjistruar si Artist, Skulptor e Piktor ne Shtutgart, Gjermani.Vlerësohet ngaKritiket e Artit ne Gjermani për fuqinë Koloristike ne Artin Modern.Ka qene pjesëmarrës ne shume ekspozita, dhe veprat e tij janë pjese e Koleksionistëve brenda dhe jashtë vendit.