peoplepill id: namik-selmani
NS
2 views today
2 views this week
Namik Selmani
schrijver

Namik Selmani

The basics

Quick Facts

Intro
schrijver
Work field
Birth
Age
75 years
The details (from wikipedia)

Biography

Namik Ibrahim Selmani lindi më 18 nëntor 1950 në fshatin Ninat të rrethit të Sarandës ; është gazetar dhe shkrimtar shqiptar.

Biografia

Ka mbaruar shkollën emesme pedagogjike “Luigj Gurakuqi” më 1968 në qytetin e Elbasanit dhe më tej ka mbaruar studimet e larta në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, në degën gjuhë-letërsi shqipe pranë Universitetit të Tiranës.Ka punuarmbi 35 vjet si mësues i gjuhës e letërsisë shqipe në disa shkolla të mesme, kryesisht në rrethin e Beratit.Aktualisht është mësues i gjuhës e letërsisë shqipe në shkollën e mesme pedagogjike “Kristo Isak” në qytetin e Beratit.

Krijimtaria letrare e tij është shumë e pasur dhe e larmishme, ka shkruar gjashtëvëllime me poezi, disa libra publicistikë, monografi, libra për kulturën e të folurit e të të shkruarit në shkolla të mesme, libra të karakterit fetar, etj.Ka botuar me qindra shkrime të karakterit studimor, kryesisht të fushës së kulturës kombëtare, opinione të ndryshme në organe të shumta të shtypit shqiptar e të huaj.Pra, prej disa vitesh ai është një autor, i cili me botimet e tij është përfaqësuar denjësisht edhe në disa vende të botës si në SHBA, Zvicër, Maqedoni, Kosovë, etj.

Në krijimtarinë e tij zë vend edhe publicistika.Që prej 6 vjetësh ai ka qenë kryeredaktor i gazetës “E vërteta” në qytetin e Beratit, ka qenë edhe bashkëpunëtor i disa gazetave kombëtare.K a pasur shumë suksese edhe në lëmin e fotografisë artistike duke hapur disa ekspozita vetjake në Shqipëri, Itali, Maqedoni, Kosovë, etj.Është fitues i disa çmimeve kombëtare në letërsi e në publicistikë.Ka marrë pjesë në disa tubime krijuesish në shkallë kombëtare.

Namik Selmani është anëtar kryesie në OJQ Shoqata Kulturore "Bilal Xhaferri" dhe zëvendëskryeredaktor i revistës “Krahu i shqiponjës”.Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë dhe anëtar i Klubit të Shkrimtarëve “Konstantin Kristoforidhi” me qendër në qytetin e Elbasanit, etj.

Tituj të veprave

Redaktor i librave:

  • “Noos”, poezi nga Rizvan Nepravishta, Berat, 1998
  • “Më fal, ëndrra ime !”, poezi nga Drita Braho, Berat, 2000
  • “Në krahët e ëndrrës”,poezi nga Esmerlada Mile, Tiranë,2007, ISBN 978-9943-967-7-1
  • “Fjongoja e pranverës”, poezi nga Fabiola Abazi, Tiranë, 2007, ISBN 978-99943-967-3-3
  • “Dollia e dashurisë”, poezi nga Laura Selmani, Tiranë , 2008
  • “Fluturim”, poezi nga Hanife Hoxhallari,Tiranë, 2008, ISBN 9789995622206
  • “Pranë njerëzve”, sprovë për një punonjës social”, Andi Selmani, Tiranë, 2008
  • “Hapësira të kulturës islame”, (Berati), redaktor i fotografisë, Berat, 1999
  • “Këngët e Beratit”, Studim, (redaktor i fotografisë), Berat, 2004

Burime të dhënash

Shih edhe

Lidhje të jashtme

The contents of this page are sourced from Wikipedia article. The contents are available under the CC BY-SA 4.0 license.
Lists
Namik Selmani is in following lists
comments so far.
Comments
From our partners
Sponsored
Credits
References and sources
Namik Selmani
arrow-left arrow-right instagram whatsapp myspace quora soundcloud spotify tumblr vk website youtube pandora tunein iheart itunes