peoplepill id: naim-sahiti
NS
Kosovo
8 views today
8 views this week
Naim Sahiti
Politician

Naim Sahiti

The basics

Quick Facts

Intro
Politician
Places
Work field
Birth
Place of birth
Pejë, Kosovo
Age
54 years
The details (from wikipedia)

Biography

Naim Sahiti - Zyrtar per Informim ne Spitalin e Pergjithshem ne Peje. Lindi me 24.07 1971 ne Pejë, eshte i martuar me Lindita Sahitin dhe kane femijet Enkelejdin, Dasareten dhe Labeatin.Si i ri 18-vjeçar filloi te merret me aktivitet politik. Me vonë qe nga mosha e re 20 vjeçar u kyq ne jetën politike dhe ishte anëtar i kryesisë se degës se Partisë Parlamentare ne Pejë qe nga viti 1991 e deri ne shpërthimin e luftës se armatosur te UÇK-së ne vitin 1998. Gjatë kësaj kohe ishte bartës i aktiviteteve politike ne Bashkësinë Territoriale Kristal ku jeton dhe barti disa funksione te rëndësishme deri me 20 qershori i vitit 1998 ku filloi te sherbej si pjesëtar i UÇK-se fillimisht ne Gllogjan e pastaj edhe ne fshatin Izbice te Drenicës. Menjëherë pas lufte u angazhua ne krijimin e Institucioneve Komunale fillimisht ne sektorin e Bashkësive Territoriale ne Administratën Komunale te Pejës e pastaj punoi edhe ne Qendrën Rajonale për Punësim ne Pejë (2004-2008).Gjate kësaj kohe ishte edhe sekretar i K. F. "Besa" për 4 vite mu ne kohen kur klubi futbollistik i qytetit arriti rezultatet me te mëdha ne historinë e tij duke qene 3 here kampion i Kosovës dhe 1 here fitues i kupës se Republikës. Gjate kësaj kohe ishte bartës edhe i aktivitetit politik duke qene njeri nga themeluesit e degës se AAK-se ne Peje ku qe nga themelimi e deri me tani është anëtar i kryesisë si dhe Shef i Grupit te Këshilltareve Komunal te AAK -se ne Kuvendin Komunal të Pejës(2004-2008).Nga viti 2008 deri me 2010 ishte Drejtor i Drejtoratit për Administratë ne Komunës e Pejës, ndersa nga viti 2010-2013 ishte Drejtor i Drejtoratit për Pune Komunale dhe Shërbime Publike ne Komunën e Pejës. Gjate ushtrimet te posteve ekzekutive 2008-2013 ka ndermarr disa projekte dhe nisma e disa me te rendsishme jane:1. Ndertimi i objektit modern te Administrates -me funksionalizimin e aspekteve elektronike per qytetaret dhe punetoret; 2. Projekti I GIS-it per Komunen e Pejës; 3. Projekti tashme tradicional "Peja pret diasporen";4. Hapja e 7 zyreve te vendit; 5. Garancioni dhe a-testet nga punekryeresit ne projekte te infrastruktures; 6. Pastrimi I rrugeve (zgjerimi i sherbimit, makina per fshirje, pastrim nje here ne jave ne secilen rruge); 7. Pastrimi i varrezave ne tere komunen;8. Grumbullimi i mbeturinave ne fshatra- i obligueshem; 9. Transporti urban; 10. Mirembajtja e rrugeve me zhavorr (aty ku ende nuk eshte asfaltuar rruga Komuna duhet te rregulloj rruget me zhavorr) etj. Ne vitin 2013 eshte zgjedhur nenkryetar i deges se AAK-se ne Peje si me i votuari per keshillin drejtues si dhe eshte zgjedhur keshilltar komunal ne Asamblen Komunale ne Peje me mandat 4 vjecar dhe ishte shef i grupit të këshilltarëve të AAK-së në Kuvendin e Komunes se Pejës. Me 2015 zgjidhet Kryetar i deges se AAK-se ne Peje. Me 2018 eshte larguar nga aktiviteti politik dhe aktualisht eshte Zyrtar per Informim ne Spitalin e Pergjitshem ne Peje.

The contents of this page are sourced from Wikipedia article. The contents are available under the CC BY-SA 4.0 license.
Lists
Naim Sahiti is in following lists
comments so far.
Comments
From our partners
Sponsored
Naim Sahiti
arrow-left arrow-right instagram whatsapp myspace quora soundcloud spotify tumblr vk website youtube pandora tunein iheart itunes