Mentor Nazarko
Quick Facts
Biography
Mentor Nazarko është analist i shtypit periodik dhe i mediave prej një kohe të gjatë. Me një eksperiencë si Këshilltar i Presidentit të Republikës dhe drejtues i disa mediave, ai ka angazhime universitare në disa institucione publike dhe private të arsimit të lartë. Pedagog i: "E Drejta Publike", "Faqja Editoriale" dhe "Gazetaria e Zhvillimit" në Fakultetin e Gazetarisë në Universitetin publik të Tiranës; pedagog i: "Historia e Ballkanit" në Fakultetin e Shkencave Politike të po këtij universiteti. Nazarko drejton dhe Qendrën e Studimeve Rajonale pranë Universitetit Marin Barleti. Në kuadër të kësaj Qendre, Mentor Nazarko ka drejtuar dhe drejton revistën periodike kërkimore "Gjeopolitika".
Mentor Nazarko ka botuar disa libra dhe artikuj të shumtë publicistikë dhe shkencorë në shtypin periodik dhe të specializuar të vendit dhe atë ndërkombëtar. Ai është autor i librit me komente mbi veprimtarinë politike të ish Presidentit Rexhep Meidani, "Presidenti Meidani dhe Kosova", një lloj libri i bardhë mbi këtë veprimtari në një periudhë interesante si ajo e krizës së Kosovës në vitet 1997-2002. Nazarko ka botuar dhe një libër në anglisht, botim i shtëpisë botuese hollandeze "Strengthening Religious Tolerance for a Secure Civil Society in Albania and the Southern Balkans", botim nga IOS, së bashku me Profesor Xhejms Petifer. Libri më i rëndësishëm i tij është Lufta e Fundit, kushtuar problemit të pasurive shqiptare në Greqi, njëlloj monografie juridike historike me këtë temë.