peoplepill id: mehmetali-rexhepi
MR
4 views today
4 views this week
Mehmetali Rexhepi
schrijver

Mehmetali Rexhepi

The basics

Quick Facts

Intro
schrijver
Work field
Gender
Male
Birth
Age
74 years
The details (from wikipedia)

Biography


MehmetaliM. Rexhepi, lindi në Gjilan4 korrik të vitit 1951, është shkrimtar shqiptar.

Jetëshkrim i shkurtë

Mehmetali M. Rexhepi u lind në Gjilan, më 4 korrik 1951. Shkollimin fillor dhe të mesëm, gjimnazin i kreu në Gjilan, më 1971. Studimet me ndërprerje, për shkaqe politike, i mbaroi në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, në Degën Albanologji.

Është njëri nga veprimtarët e çiltër për çështjen kombëtare. Nga pushteti jugosllav i Jugosllavisë Federative, në vitet e shtatëdhjeta, të tetëdhjeta dhe të nëntëdhjeta të shekullit njëzet, u burgos, u pushua nga puna dhe nga institucionet e KSA të Kosovës. 

Mehmetali Rexhepi asnjëherë nuk iu shmang kërkesave që shtronin rrjedhat e kohës: pajtimit të gjaqeve, veprimtarive “të rrezikshme” ilegale, politike, kulturore-artistike dhe humanitare.

Fushë-veprimtaria e tij ka shtrirje: në arsim e edukim; veprimtari atdhetare, humanitare; si poet, prozator, studiues, kritik letrar e eseist  dhe  në fushën e publicistikës.

Mehmetali Rexhepi ka botuar disa vëllime poetike, dokumentare, kritike dhe eseistike. Ka një mori dorëshkrimesh të pabotuara.

Që nga themelimi i “Flakës së Janarit” në Gjilan, e cila simbolizon flakën e dëshmorëve për liri e çlirim kombëtar, e shpërfaqur përmes veprimtarive përkujtimore, kulturore, letrare-artistike, ishte dhe mbeti krushk besnik i rrugëtimit të saj.

Themeloi dhe udhëhoqi pothuajse një dhjetëvjeçar, në rrethanat e përndjekjes serbe, Klubin Letrar “Rexhep Elmazi” në Gjilan. Po ashtu, ishte njëri  nga themeluesit e SHHB”Nëna Terezë”, dega në Gjilan.

Në konkurset letrare te “Flaka e Janarit”, “Lulëkuqet e Prillit”, e tjera, për prozën e shkurtë është vlerësuar me çmime të para, të dyta dhe të treta.

Gjatë viteve 2009-2012, për një mandat ishte drejtor i Gjimnazit “Zenel Hajdini”, në Gjilan.  

Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.    

Edukimi

Shkollimin fillor dhe të mesmin, Gjimnazin i kreu në Gjilan, më 1971. Studimet, me ndërprerje për shkaqe politike, i mbaroi në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës,dega e Albanologjisë.

Veprimtaria

Mehmetali Rexhepi është veprimtar i çiltër për çështjen kombëtare. Nga pushteti jugosllav i Jugosllavisë Federative, në vitet e shtatëdhjeta, të tetëdhjeta dhe të nëntëdhjeta të shekullit njëzet, u burgos, u pushua nga puna në institucionet e Kosovës përkatësisht të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës.Vonë, pas mohimeve të të drejtave kombëtare e njerëzore, “bisedave informative” të shpeshta dhe pritjes së gjatë;me vonesë nkuadrohet në profesionin e mësimdhënësit në shkollën Ekonomike “Marin Barleti” në Gjilan. Vetëm pas heqjes së nenit 133, al.6 dhe 7, që e kishte ndjekur për “propagandë armiqësore”, si rrjedhojë e trusnisë ndërkombëtare perëndimore, MehmetaliRexhepit iu mundësua t`i edukonte dhe arsimonte brezat e shkollarëve tanë.

Mehmetali Rexhepi asnjëherë nuk iu shmang kërkesave që shtronin rrjedhat e kohës: pajtimit të gjaqeve, veprimtarive “të rrezikshme” ilegale politike, kulturore - artistike dhe humanitare.

Roli i M.Rexhepit në veprimtaritë kulturore, që përndiqeshin, në Gjilan është i padyshimtë. Me bashkëveprimtarë themeloi Klubin letrar “Rexhep Elmazi”, më 1990; Degën e SHHB-së “Nëna Terezë” në Gjilan, më 1990. Organizoi veprimtari shoqërore në funksion të qëndresës e vetëdijësimit kombëtar, orë të shumta letrare si nxënës i gjimnazit, në Gjimnazin "Zenel Hajdini" të Gjilanit dhenë shkollat tjera të qytetit... Mandej debate, tribuna tematike, dhe, doli në ballë të protestave për mbrojtjen e arsimit shqip nga mbyllja prej okupatorëve serbë, edhe veprimtari të tjera.

M.Rexhepi ishte drejtor i Gjimazit të Përgjithshëm në Gjilan, ku e gjeti momenti i pensionimit që nënkupton përfundimin e vetëm sigurisht të një veprimtarie, më të rëndësishmes, asaj të iluminizmit të mendjes së arrire, ngase vijon të veprojë, shkruaj dhe studiojë pa ndërprerje...

Veprat

  • Mehmetali Rexhepi me shkrime letrare u muar si nxënës i klasës së shtatë; më parë me vjersha, në vijim me qasje kritike - eseistike, mandej me prozë dhe vështrime të eseistikës publicistike.
  • Me poetin Shefik Shkodra nxorri vëllimin “Agurrona”, prozë, poezi, vështrime kritike, botuar nga Klubi letrar “Rexhep Elmazi”,në Gjilan, më 1993; pastaj:
  • “Kohëngjeshje bamirësie” me bashkëautorë Sherafedin Kadriun, botuar nga SHHB “Nëna Terezë” - Dega në Gjilan,në vitin 2000;
  • “Frymë e fërguar mynxyrave” (poezi), Iliriku; Prishtinë, 1997;
  • “Enigma e magjikes (ese), Sh.B. 'Faik Konica", Prishtinë, 2011;
  • "Hirësia e Motit"(Mozaikë të një romani); SHBPK, Prishtinë, 2017, 235 f.;
  • " Selatin Novosella-Kronisti i malbrezave";(Studim monografik), Sh.B. SHBPK.; Prishtinë, 2017;
  • Mehmetali Rexhepi ka një mori dorëshkrimesh poetike: në poezi, prozë, kritikë - eseistikë dhe publicitikë eseistike. Nuk është ithtarë i publikimeve të shpeshta.
  • Shkrimet e Mehmetali Rexhepit janë vlerësuar në konkurset letrare në Kosovë. Bashkëpunoi me revistat kulturore letrare dhe artistike që dolën në Kosovë, në Maqedoni, në Shqipëri, si dhe me revistat dhe portalet elektronike, veçmas me “Ars Poetica”.
  • Për shkrimet imagjinative dhe diskurzive të Mehmetali Rexhepit, studiuesit letrarë dhe lexuesit kanë shprehur vlerësime të veçanta për përmbajtjet interesante, për risitë hulumtuese, për gjuhën, qëmtimin figurativ e stilistik në shkrimet e tija.
  • Mehmetali Rexhepi është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.

Vlerësime për autorin

  • Le të paraqesim disa fragmente vlerësimesh për shkrimet imagjinative dhe diskursive tëMehmetali Rexhepit nga studiues të vlerave letrare-artistike: "Për prof. M. Rexhepin dhe veprën e tij duhet kohë dhe përgatitje me mund të rrëfehet e gjithë veprimtaria kombëtare, që ngafëmijëria e tij e hershme. Ngase ky ishte njëri ndër pjesëtarët e gjeneratës së vet për një çlirim të hovshëm nga kolonializmi serb. Mehmetali Rexhepi, tashmë është i njohur në krijimtarinë letrare, me sasi të kufizuar nga embargo dhe gjendja e tij sociale që ia kishte ngjitur politika, por pjesën e publikuar mjaft të pasur, të dendure me kujdesin më të madh si gdhendje arkitekturë është shprehja e tij; e çmueshme edhe kritika për vepra të ndryshme letrare; vlera e eseve të tij është e pa kapërcyeshme sa është vërejtur deri më tash. Por, të kulluarit dhe goditje shumë e bukur është shprehja e vargut të poezisës së tij, me të cilin ka krijuar njëinvidualitet të një poeti të veçantë të modernes në ecurinë e kësaj rruge. Pra, epitetet janë shumëdimensionale për prof Mehmetaliun, si në bamirësi, në politikë, në krijimtari letrare e tjera, e që të përimtohen të gjitha veç e veç përmes njëthjerrëze të hollë, në kohë rasti më duket punë e vështirë." ( Shefik Shkodra " Censurimet në krijimtarinë letrare të Mehmetali Rexhepit", "Kosova sot", më 23 korrik 2016).
  • Shkrimet letrare, poetike, kritike e eseistike të Mehmetali Rexhepit, nga lexuesit dhe njohësit me kompetencë të vlerave të letërsisë, u vlerësuan: " për origjinalitetitin e shprehjes gjuhësore, shpesh eksperimentale, për ndjenjën e sinqertë e të fuqishme dhe mendimin e thellë. Shkrimi i tij buron nga laboratori me kërkesatë saktësisë matematike të shkrimit, qoftë ai estetik, shkencor a publicistik" (Mr.Tahir Arifi)
  • "Me një gjakim shijeje estetike krijuese dhe kritike, ndërtimesheseistike, Mehmetaliu është nisur që në fellesë të shkrimeve të tija. Prandaj, ai ka dëshmuarpër rrokje analitike e gjykimesh origjinale, ndryshe nga kritikë të tjerë. Gjykimet e tilla, krahas trajtimit teorik-analitik, fshehinnë vete një veshje rishkrimi a rikrijimi të veprëssë trajtuar. E veçanta e shkrimeve të tijaprezanton dialogun ndërmjet vepër-shkruesit dhe analitikut, që për referencë ka mënyrënjo si shkruhet realiteti, por mënyrën si krijohet iluzioni për akëcilin realitet."( Mr. Sherafedin Kadriu )
  • " Mehmetali Rexhepi është ndër krijuesit, mendimtarët dhe studiuesit e brezittë tij aktiv dhe, deri tash,përmes shkrimeve të botuara nëpër gazeta e revista të ndryshme dhe në përurime të veprave, është dëshmuar sa i frytshëm aq edhe i suksesshëm e cilësor. Me botimin e veprës "Enigma e magjikës"(ese), botuar nga shtëpia botuese "Faik Konica" në Prishtinë, më 2011, me redaktor Prof. Dr.Ruzhdi Ushakun, ka tërhequr vëmendjen e kritikëve dhe studiuesve të shumtë të letërsisë shqipe"(Dr.sc. Faik Shkodra "Flakëe fjalës", Rozafa, Prishtinë, 2011,f.171)
  • "... Rexhepi është kritik i pasionit kërkues të të bukurës dhe vlerave. Tekstet e tij janë shënime të leximit pasionant, të hapur për horizontet e ndryshme të kuptimit, kurse burimin e tyre e kanë tek leximi dhe tek mendimi krijues, aty ku ai shquan ndërlidhjen e këtyre teksteve tek fushat e ndryshme të librit letrar, publicistik, shkencor a eseistik. Dhe, për ta dhënë këtë shumësishkrimore e kuptimore, autori detyrohet të jetë edhe njohës i traditave letrare e religjioze, i mendimit politik dhe atij dituror, historik dhe albanologjik"(Prend Buzhala"Dëshmia për plagën e ftohtë"; Klubii i Shkrimtarëve "Vorea Ujko", Klinë,2012;f.309)
  • "Shkrimi pasionant me ovacione të një lexuesi të shkolluar mirëfilli, është trajtesa me titull Arkitekturë e papushtuar e autorit Mehmetali Rexhepi rreth fenomenit letrar të B.Musliut dhe veprës së tij, që është shkrimi i parë që e përmbledh në tërësi veprën letrare të autorit. Më pak se sa shkrim pasionant për autorindhe veprën, ky shkrim është një ese i shkurtër shumë mirë i mbathur rreth fenomenit letrar të autorit."(Nehas Sopaj "Individualitete letrare" 1, "Beqir Musliu", studim; Rozafa, Prishtinë, 2008; f.31)
  • "Së pari,invariantëzimi është një procedim shkrimor i padiskutueshëm i autorit Mehmetali Rexhepi, është përpjekje për ta tejkaluar klishetizimin e strukturave të fjalive dhe shabllonizimin e skajshëm e mbizotërues të shkrimeve tona përgjithësisht. Krijimi i vetëm një mënyre gjykimi, i një mënyre argumentimi, i një qëndrimi ekskluziv herë glorifikues e herë krejt mohues, e varfëron ndjeshëm jetën tonë kulturore. Rrjedhimisht invariantëzimin në këtë kontekst duhet parë edhe si një ikje legjitime e autorit nga ligjërimi i standardizuar." (Prof. Dr.Hysen Matoshi "Libri i simbiozës zhanrore",Prishtinë,28 prill 2011)
  • "Procedimori i tillë ndërtekstual, i jep veprës dhe frymën e një poetike postmoderne letrare. Ai dëshiron ta zërë çastin më dramatik e më kulmor të ekzistimit(njerëzit që shndërrohen në numra), atë momentumin e historisë më të re:aktualitetin e kthesës së madhe, që nga eksodi e deri te kthimi i magjishëm.Ai e thyen me qëllim rrjedhën fabulative të narracionit, e copëzon, e dezintegron, e dekostrutkon, për ta ri-unifikuar ndërthurur si frymë rikrijimi, si tekste autoriale, si zgjedhje sublime e së bukurës stilistike-narrative-meditative... Kërkimtarët kureshtarë(që e paguajnë me vetëflijim), janë në kërkim-sublimi të qenies e qenësisë sonë." (Prend Ndue Buzhala"Ridimensionimi i qenies shqiptare nëpër kohë", Janar, 2017)

{{Biograf

The contents of this page are sourced from Wikipedia article. The contents are available under the CC BY-SA 4.0 license.
Lists
Mehmetali Rexhepi is in following lists
comments so far.
Comments
From our partners
Sponsored
Mehmetali Rexhepi
arrow-left arrow-right instagram whatsapp myspace quora soundcloud spotify tumblr vk website youtube pandora tunein iheart itunes