Mehmet Kraja
Quick Facts
Biography
Mehmet Kraja ka lindur më 1952, në Krajë, afër Liqenit të Shkodrës, në Mal të Zi. Shkollimin e mesëm e kreu në Ulqin, ndërsa të lartin në Universitetin e Prishtinës. Nga viti 1974-76 ishte kryeredaktor i gazetës së studentëve “Bota e re”. Më pas punoi si gazetar dhe redaktor i kulturës në gazetën “Rilindja”. Gjatë viteve 1992-99 jetoi dhe punoi në Tiranë. Pas luftës ishte redaktor i kulturës në të përditshmet “Zëri” dhe “Koha Ditore”. Që nga viti 2002 është edhe ligjërues në Fakultetin e Arteve në Prishtinë, ku jep lëndën e skenarit të filmit. Eshtë anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Deri tani ka botuar: 12 romane, 5 përmbledhje me tregime, 10 drama dhe tre libra me kritikë dhe publicistikë, si dhe një numër tekste publicistike në shtypin e Kosovës dhe Shqipërisë. Mehmet Kraja sot eshte kryetar i akademise se shkencave te Kosoves
Bibliografia
Romane
- “Gjurmë në trotuar”, Rilindja, Prishtinë 1978;
- “Portali i perëndive të fyera”, Rilindja, Prishtinë 1980;
- “Moti i Madh”, Rilindja, Prishtinë 1981;
- “Udhëzime për kapërcimin e detit”, Rilindja, Prishtinë 1984; “Naim Frashëri”, Tiranë 1987;
- “Sëmundja e ëndrrave”, Rilindja, Prishtinë 1987;
- “Net bizantine”, Rilindja, Prishtinë 1990;
- “Muri i mjegullës”, Toena, Tiranë 1998;
- “Edhe të çmendurit fluturojnë”, Onufri, Tiranë 2004;
- “Im atë donte Adolfin”, Onufri, Tiranë 2005.
- "Selvitë e Tivarit", Onufri, Tiranë 2008
- "Hotel Arbëria", Onufri, Tiranë 2010
- "E zeza dhe e kuqja", Onufri, Tiranë 2015
- "Prishtina",Onufri, Tiranë 2018
Tregime
- “Dritat e mesnatës”, “Rilindja”, Prishtinë 1974;
- “Vdekja pa emër”, “Eurorilindja”, Tiranë 1995; “Dukagjini”, Pejë 1996;
- “Portat e qiellit”, “Toena”, Tiranë 1996; “Buzuku”, Prishtinë 1997;
- “Njëzet tregime për kohën e shkuar”, “Dukagjini”, Pejë 2001;
- “Hija e qershisë nën dritën e hënës”, Toena”, Tiranë 2006.
Drama
- “Tri drama” (“Princi i hijeve”, “Onufri i Neokastrës”, “Hëna prej letre”), “Rilindja”, Prishtinë 1987;
- “Pesë ide për lojë skenike” (“Muri I, ose ora e shiut”, “Muri II, ose lavjerrësi i rërës”, “Muri III, ose fluturat e bardha”, Muri IV, ose ëndërr qeni”, “Muri V, pse një hënë tjetër prej letre”), “Toena”, Tiranë 1999;
- “Krishti qëndroi tri ditë në Kosovë”, “Jeta e Re”, Prishtinë 2002;
- “Grafitet”, “Jeta e Re”, Prishtinë 2005;
- “Im atë donte Adolfin”, dramatizim, Prishtinë 2007;
- "Drama" ("Grafitet", "Hëna prej letre II", "Rekuiem"), PEN Qendra e Kosovës, Prishtinë 2008
Kritikë dhe publicistikë
- “Shoqërime”, “Rilindja”, Prishtinë 1997;
- “Vite të humbura”, “Eurorilindja” Tiranë 1995, “Rozafa”, Prishtinë 2003;
- “Mirupafshim në një luftë tjetër”, “Rozafa”, Prishtinë 2003.
- "E shtuna ime", PEN Qendra e Kosovës, Prishtinë 2009
- "Identiteti kosovar", PEN Qendra e Kosovës, Prishtinë, 2011
Skenar
- “Kukumi”, 2003 (i realizuar si film artistik i metrazhit të gjatë, në regji të Isë Qosjes)
Shfaqje të realizuara
- “Princi i hieve”, realizuar në Teatrin Popullor Krahinor në vitin 1984, me regji të Agim Sopit dhe në Teatrin e Gjilanit në vitin 1985;
- “Hëna prej letre”, realizuar nga Teatri i Gjakovës në vitin 1988, në regji të Fadil Hysajt;
- “Onufri i Neokastrës”, nga Tetari Amator “Emin Duraku” i Gjakovës në vitin 1987 në regji të Nimon Muçajt;
- “Ëndërr qeni”, realizuar në Teatrin Kombëtar të Prishtinës në vitin 2001, në regji të Isë Qosjes;
- “Grafitet”, realizuar në Teatrin “Oda” të Prishinës, në vitin 2005, në regji të Isë Qosjes;
- “Onufri i Neokastrës” (version i ri), realizuar nga një grup artistësh të lirë të Gjakovës, në vitin 2006, në regji të Nimon Muçajt;
- “Hëna prek letre” (version i ri), realizuar në Teatrin Kombëtar të Prishtinës, në vitin 2007, në regji të Fadil Hysajt;
- “Im atë donte Adolfin”, i realizuar si shfaqja e parë profesioniste e Teatrit të Prizrenit, në vitin 2007, në regji të Agim Sopit.
Çmime
- Çmimi vjetor i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës për veprën më të mirë (për romanin “Moti i Madh”, 1981);
- Çmimi “Hivzi Sulejmani” i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës për prozën më të mirë (për përmbledhjen e tregimeve “Vdekja pa emër”, 1995);
- Çmimi i shtëpisë botuese “Toena” për prozën më të mirë nga pesëqind titujt e botuar (për romanin “Muri i mjegullës”, 1998);
- Çmimi “Pjetër Bogdani” i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës për veprën më të mirë (për romanin “Muri i mjegullës”, 1999);
- Çmimi “Pjetër Bogdani” i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës për veprën mëtë mirë (për përmbledhjen “Njëzet tregime për kohën e shkuar”, 2001);
- Çmimin “Azem Shkreli” të Ministrisë së Kulturës së Kosovës për veprën më të mirë (për romanin “Edhe të çmendurit fluturojnë”, 2004).
- Çmimi “Mitrush Kuteli” i Ministrisë së Kulturës të Shqipërisë (për përmbledhjen e tregimeve “Hija e qershisë në dritën e hënës”, 2007).
- Çmimi "Petro Marko" i Ministrise se Kultures te Shqipërise (per romanin me te mire te vitit, "Selvite e Tivarit" 2008)