peoplepill id: mehmet-kraja
MK
1 views today
3 views this week
The basics

Quick Facts

Work field
Gender
Male
Birth
Age
73 years
The details (from wikipedia)

Biography

Mehmet Kraja ka lindur më 1952, në Krajë, afër Liqenit të Shkodrës, në Mal të Zi. Shkollimin e mesëm e kreu në Ulqin, ndërsa të lartin në Universitetin e Prishtinës. Nga viti 1974-76 ishte kryeredaktor i gazetës së studentëve “Bota e re”. Më pas punoi si gazetar dhe redaktor i kulturës në gazetën “Rilindja”. Gjatë viteve 1992-99 jetoi dhe punoi në Tiranë. Pas luftës ishte redaktor i kulturës në të përditshmet “Zëri” dhe “Koha Ditore”. Që nga viti 2002 është edhe ligjërues në Fakultetin e Arteve në Prishtinë, ku jep lëndën e skenarit të filmit. Eshtë anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Deri tani ka botuar: 12 romane, 5 përmbledhje me tregime, 10 drama dhe tre libra me kritikë dhe publicistikë, si dhe një numër tekste publicistike në shtypin e Kosovës dhe Shqipërisë. Mehmet Kraja sot eshte kryetar i akademise se shkencave te Kosoves

Bibliografia

Romane

  • “Gjurmë në trotuar”, Rilindja, Prishtinë 1978;
  • “Portali i perëndive të fyera”, Rilindja, Prishtinë 1980;
  • “Moti i Madh”, Rilindja, Prishtinë 1981;
  • “Udhëzime për kapërcimin e detit”, Rilindja, Prishtinë 1984; “Naim Frashëri”, Tiranë 1987;
  • “Sëmundja e ëndrrave”, Rilindja, Prishtinë 1987;
  • “Net bizantine”, Rilindja, Prishtinë 1990;
  • “Muri i mjegullës”, Toena, Tiranë 1998;
  • “Edhe të çmendurit fluturojnë”, Onufri, Tiranë 2004;
  • “Im atë donte Adolfin”, Onufri, Tiranë 2005.
  • "Selvitë e Tivarit", Onufri, Tiranë 2008
  • "Hotel Arbëria", Onufri, Tiranë 2010
  • "E zeza dhe e kuqja", Onufri, Tiranë 2015
  • "Prishtina",Onufri, Tiranë 2018

Tregime

  • “Dritat e mesnatës”, “Rilindja”, Prishtinë 1974;
  • “Vdekja pa emër”, “Eurorilindja”, Tiranë 1995; “Dukagjini”, Pejë 1996;
  • “Portat e qiellit”, “Toena”, Tiranë 1996; “Buzuku”, Prishtinë 1997;
  • “Njëzet tregime për kohën e shkuar”, “Dukagjini”, Pejë 2001;
  • “Hija e qershisë nën dritën e hënës”, Toena”, Tiranë 2006.

Drama

  • “Tri drama” (“Princi i hijeve”, “Onufri i Neokastrës”, “Hëna prej letre”), “Rilindja”, Prishtinë 1987;
  • “Pesë ide për lojë skenike” (“Muri I, ose ora e shiut”, “Muri II, ose lavjerrësi i rërës”, “Muri III, ose fluturat e bardha”, Muri IV, ose ëndërr qeni”, “Muri V, pse një hënë tjetër prej letre”), “Toena”, Tiranë 1999;
  • “Krishti qëndroi tri ditë në Kosovë”, “Jeta e Re”, Prishtinë 2002;
  • “Grafitet”, “Jeta e Re”, Prishtinë 2005;
  • “Im atë donte Adolfin”, dramatizim, Prishtinë 2007;
  • "Drama" ("Grafitet", "Hëna prej letre II", "Rekuiem"), PEN Qendra e Kosovës, Prishtinë 2008

Kritikë dhe publicistikë

  • “Shoqërime”, “Rilindja”, Prishtinë 1997;
  • “Vite të humbura”, “Eurorilindja” Tiranë 1995, “Rozafa”, Prishtinë 2003;
  • “Mirupafshim në një luftë tjetër”, “Rozafa”, Prishtinë 2003.
  • "E shtuna ime", PEN Qendra e Kosovës, Prishtinë 2009
  • "Identiteti kosovar", PEN Qendra e Kosovës, Prishtinë, 2011

Skenar

  • “Kukumi”, 2003 (i realizuar si film artistik i metrazhit të gjatë, në regji të Isë Qosjes)

Shfaqje të realizuara

  • “Princi i hieve”, realizuar në Teatrin Popullor Krahinor në vitin 1984, me regji të Agim Sopit dhe në Teatrin e Gjilanit në vitin 1985;
  • “Hëna prej letre”, realizuar nga Teatri i Gjakovës në vitin 1988, në regji të Fadil Hysajt;
  • “Onufri i Neokastrës”, nga Tetari Amator “Emin Duraku” i Gjakovës në vitin 1987 në regji të Nimon Muçajt;
  • “Ëndërr qeni”, realizuar në Teatrin Kombëtar të Prishtinës në vitin 2001, në regji të Isë Qosjes;
  • “Grafitet”, realizuar në Teatrin “Oda” të Prishinës, në vitin 2005, në regji të Isë Qosjes;
  • “Onufri i Neokastrës” (version i ri), realizuar nga një grup artistësh të lirë të Gjakovës, në vitin 2006, në regji të Nimon Muçajt;
  • “Hëna prek letre” (version i ri), realizuar në Teatrin Kombëtar të Prishtinës, në vitin 2007, në regji të Fadil Hysajt;
  • “Im atë donte Adolfin”, i realizuar si shfaqja e parë profesioniste e Teatrit të Prizrenit, në vitin 2007, në regji të Agim Sopit.

Çmime

  • Çmimi vjetor i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës për veprën më të mirë (për romanin “Moti i Madh”, 1981);
  • Çmimi “Hivzi Sulejmani” i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës për prozën më të mirë (për përmbledhjen e tregimeve “Vdekja pa emër”, 1995);
  • Çmimi i shtëpisë botuese “Toena” për prozën më të mirë nga pesëqind titujt e botuar (për romanin “Muri i mjegullës”, 1998);
  • Çmimi “Pjetër Bogdani” i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës për veprën më të mirë (për romanin “Muri i mjegullës”, 1999);
  • Çmimi “Pjetër Bogdani” i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës për veprën mëtë mirë (për përmbledhjen “Njëzet tregime për kohën e shkuar”, 2001);
  • Çmimin “Azem Shkreli” të Ministrisë së Kulturës së Kosovës për veprën më të mirë (për romanin “Edhe të çmendurit fluturojnë”, 2004).
  • Çmimi “Mitrush Kuteli” i Ministrisë së Kulturës të Shqipërisë (për përmbledhjen e tregimeve “Hija e qershisë në dritën e hënës”, 2007).
  • Çmimi "Petro Marko" i Ministrise se Kultures te Shqipërise (per romanin me te mire te vitit, "Selvite e Tivarit" 2008)

Referimet

Literatura

Lidhje të jashtme

The contents of this page are sourced from Wikipedia article. The contents are available under the CC BY-SA 4.0 license.
Lists
Mehmet Kraja is in following lists
comments so far.
Comments
From our partners
Sponsored
Credits
References and sources
Mehmet Kraja
arrow-left arrow-right instagram whatsapp myspace quora soundcloud spotify tumblr vk website youtube pandora tunein iheart itunes