Mehmet Elezi
Quick Facts
Biography
Mehmet Elezi është publicist, shkrimtar, gjuhëtar dhe diplomat shqiptar.
Jeta
U lind më 16 maj 1949, në Tropojë, Shqipëri. Eshtë diplomuar në Universitetin e Tiranës (1971) për gjuhë e letërsi shqipe dhe më pas është specializuar për filozofi (1978-1979). Ka punuar si gazetar dhe drejtues në shtypin qendror shqiptar, drejtues i organizatës së Rinisë Komuniste ne kohen e Monizmit, gazetar i lirë (opinionist), pedagog (i jashtëm) në Universitetin e Tiranës në departamentet e filozofisë e të gazetarisë, drejtor i një qendre joqeveritare studimesh (Instituti i Studimeve Ndërkombëtare e Strategjike, themeluar prej tij më 1994, i pari i këtij lloji në Shqipëri) dhe diplomat. Që nga 2006 është ambasador i Republikës së Shqipërisë në Konfederatën Zvicerane (Bernë) dhe në Prinicipatën e Lihtenshtejnit.
Veprat
Letërsi artistike
Poezi
- Zhurmojnë ujvarat, 1970
- Kurrë s’jam ndalur, 1996
- Nën një flok të përlotur bore, 2005
- Ulurimë ujku, 2010
Prozë
- 24 orë me të vdekurit (tregime), 1997
- Varri i fatit (roman), Tiranë 1998; Paris 2002 (“Le tombeau du destin”).
- Dita e tetë e javës (roman) 1998
- Kalendari i Noes (roman), 2000
- Ujdhesa e askujt (roman), 2007
- ADN-ja e korbave (roman), 2009
- Ngjarje në Hotel M. (roman), 2010
- Romeo as Zhuljeta (roman), 2011
- Ftesë përmes reve" (roman), 2012
Publicistikë dhe sprova
- Ajo që më ndjek pas, 1990 (shënime udhëtimi)
- Shansi i tretë, 1993
- Gjeostrategjia tjetër, 1996
- Kosova midis politikës e realpolitikës, 1999
- Nuk isha student i dhjetorit, 2011
Gjuhësi
- "Gjuha Shqipe në Bunker?", 2005
- Fjalor i Gjuhës Shqipe (Nga Mehmet Elezi), 2006
- "Gjuha shqipe me një mushkëri", 2009
- "Gjuha Shqipe dhe ëndrra e një nate vere", sprovë (2012)
Autor edhe i një numri të madh shkrimesh publicistike e studimore të botuara ose të mbajtuar nëpër takime e konferenca brenda dhe jashtë vendit.