Marenglen Kasmi
Quick Facts
Biography
Dr. Marenglen Kasmi ka lindur në Gramsh më 20 qershor 1977.
Në vitet 1991-1995 ka kryer shkollën e mesme në Gjimnazin “Shefqet Guzi”, Gramsh.
1995-1997 studime në Akademinë Ushtarake “Skënderbej”. Në kuadër të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe Bundeswehr-it të Republikës Federale Gjermane, në vitin 1997 u përzgjodh nga radhët e kadetëve të Akademisë “Skënderbej” për të vazhduar arsimimin e plotë për oficer në Bundeswehr-in gjerman.
Dhjetor 1999 u diplomua në Shkollën e Oficerëve të Forcave Tokësore në Drezden, Gjermani (Offizierschule des Heeres, Dresden).
2000-2003 pedagog në Akademinë Ushtarake “Skënderbej”.
2004-2008 studioi në Universitetin Helmut-Schmidt Hamburg, Gjermani, Fakulteti i Historisë dhe Shkencave Sociale (Helmut-Schmidt Universität/Universität der Bundeswehr Hamburg) ku edhe u diplomua si Magister Artium në Shkencat Historike (M.A.).
2012-2013 kualifikim shkencor në Fushën e Historisë dhe Arkivave tre mujor në Institutin e Historisë Ushtarake Potsdam (Militärgeschichtliches Forschungsamt der Bundeswehr, Potsdam).
2008-2015 pedagog/studiues i historisë dhe drejtues i Seksionit të Historisë në Akademinë e Mbrojtjes “Spiro Moisiu” Tiranë.
Prej 2016 pedagog i jashtëm në Fakuletin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës.
Prej muajit nëntor 2016 Anëtar i Autoritetit për Informim mbi dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit të RPSSH, me mandat 5-vjeçar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.
Prej vitit 2013 mban gradën shkencore “Doktor” në Fushën e Sigurisë dhe Mbrojtjes (Histori Ushtarake), mbrojtur në Akademinë e Forcave të Armatosura, Tiranë, në bashkëpunim me Institutin e Historisë Ushtarake Potsdam (Militärgeschichtliches Forschungsamt der Bundeswehr, Potsdam)
Është njohës i mirë i arkivave vendase e të huaja dhe ka marrë pjesë në shumë konferenca kombëtare dhe ndërkombëtarë për çështje të historisë. Fusha e tij studimore është historia moderne, me fokus kryesor marrëdhëniet gjermano-shqiptare në shekullin XX.
Ka botuar shumë artikuj shkencorë dhe disa studime në Fushën e Historisë si brenda edhe jashtë vendit. Merr pjesë në mënyrë aktive në debatet shkencore për çështje historike.
- TEKSTE MËSIMORE:
- Tekst mësimor për ciklin e mesëm „Historia e Shqiptarëve 12“. Miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Botimet shkollore „Filara“, Tiranë2011, (bashkautor).
- Tekst mësimor për ciklin 9-vjeçar „Historia e Shqiptarëve 9“. Miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Botimet shkollore „Filara“, Tiranë2012, (bashkautor). ARTIKUJ SHKENCORË:
- Jashtë vendit:
- „Die deutsch-albanischen Beziehungen1912-1939“, botuar në: «Zeitschrift für Balkanologie», ISSN 0044-2356,Berlin, Gjermani, Prill 2013.
- „Ein Österreischicher Offizier in Albanien 1928-1944; Hermann vonKirchner“, në:„Truppendienst“, ISSN 0041-3658, Vjenë, Austri, shtator 2013.
- „Albanien und die deutscheBesetzung 1943-44. Die Errichtung der Besatzungsmacht und die Haltung derpolitischen Kräfte“, in: Albanische Hefte 1/2015, Zeitschrift für Berichte, Analysen, Meinungen aus und überAlbanien,44 Jahrgang, Bochum, Gjermani (ISSN: 0930-1437).
- Brenda vendit
- “Marrëdhëniet shqiptaro-gjermane 1912-1939” në librin “Historia e Shqiptarëve në shekullin e XX” (Botim i Qendrës së Studimeve Albanologjike dhe Institutit të Historisë. (Në proces botimi).
- „Aspekte të pushtimit gjerman të Shqipërisë 1943-1944“, në: Revista Ushtarake, Nr 3/2010 f. 189-194. (Organ teoriko-shkencor i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, ISSN: 2227-8133)).
- „Pushtimi gjerman i Shqipërisë 1943-1944“, në „Studime Historike“, Nr. 3/ 2011 (Botim i Institutit të Historisë/ Qendrës së Studimeve Albanologjike, Tiranë).
- „Viktimizimi i hebrenjve dhe mbrojtja e tyre nga ana e shqiptarëve“, në: Revista Ushtarake, Nr 1/2011 f. 219-232. (Organ teoriko-shkencor i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes), bashkautor, ISSN: 2227-8133).
- Teori të Luftës dhe Strategjisë“, Tiranë 2011, ISBN978-9928-07-014-2, (Bashkautor).
- “Tipare të kryengritjeve të armatosura shqiptare në shek. XIX-XX” (me bashkautor), në: Studime për Historinë Ushtarake, Nr. 2/2012, f. 105-115, Tiranë (Organ i Institutit të Studimeve të Historisë Ushtarake, ISSN: 2305-5073).
- “Vështrim në prag të Luftës së Dytë Botërore” në: Revista Ushtarake, Nr 1/2012, f. 219-232. (Organ teoriko-shkencor i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, ISSN:2227-8133).
- “Lufta e Tiranës dhe çlirimi i Shqipërisë nga pushtuesit gjermanë më 29 nëntor 1944”, në: Studime për Historinë Ushtarake, Nr. 6, dhjetor 2013 (Organ i Institutit të Historisë Ushtarake, ISSN: 2305-5073).
- “Hermann Kirchner: Një oficer austriak në shërbim të ushtrisë shqiptare”, nëStudime për Historinë Ushtarake, 7 (2014) 1, (Organ i Institutit të Historisë Ushtarake, ISSN: 2305-5073).
- “Wilhelm zu Wied dhe Shqipëria”, në: Revista Ushtarake, Nr 1/2014 f. 122-137. (Organ teoriko-shkencor i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, ISSN: 2227-8133).
- Aspekte politike, ushtarake dhe strategjike në prag të fillimit të Luftës së Dytë Botërore, në Studime për Historinë Ushtarake, 8 (2014) 2, (Organ i Institutit të Historisë Ushtarake, ISSN: 2305-5073).
- “Historiografia gjermane e pasluftës dhe trajtimi i pushtimit gjerman të Shqipërisë 1943-1944”, në Studime për Historinë Ushtarake, 8(2014)2, (Organ i Institutit të Historisë Ushtarake, ISSN: 2305-5073).
- „Lufta e Tiranës dhe tërheqja e ushtrisë gjermane nga Shqipëria Nëntor 1944“, në: „STUDIME HISTORIKE Nr. 1/2015, (Botim i Institutit të Historisë/ Qendrës së Studimeve Albanologjike, Tiranë).MONOGRAFI:
- Jashtë vendit:
- „Die deutsche Besatzung in Albanien 1943und 1944, Band 20, Potsdam 2013. (Potsdamer Schriften zurMilitärgeschichte, Herausgegeben vom Zentrum für Militärgeschichte undSozialwissenschaften der Bundeswehr), Potsdam, Gjermani. (ISBN978-3-941571-24-2).
- Brenda vendit:
- „ “Pushtimi gjerman i Shqipërisë 1943 - 1944 - Botuar në vitin 2013
- „55 vjet Akademi e Forcave të Armatosura 10 maj 1958 – 10 maj 2013“, Tiranë2013 (ISBN 978-9928-134-25-7), (Bashkautor).
- etj.