peoplepill id: marenglen-kasmi
MK
1 views today
2 views this week
Marenglen Kasmi

Marenglen Kasmi

The basics

Quick Facts

Gender
Female
The details (from wikipedia)

Biography

Dr. Marenglen Kasmi ka lindur në Gramsh më 20 qershor 1977.

Në vitet 1991-1995 ka kryer shkollën e mesme në Gjimnazin “Shefqet Guzi”, Gramsh.

1995-1997 studime në Akademinë Ushtarake “Skënderbej”. Në kuadër të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe Bundeswehr-it të Republikës Federale Gjermane, në vitin 1997 u përzgjodh nga radhët e kadetëve të Akademisë “Skënderbej” për të vazhduar arsimimin e plotë për oficer në Bundeswehr-in gjerman.

Dhjetor 1999 u diplomua në Shkollën e Oficerëve të Forcave Tokësore në Drezden, Gjermani (Offizierschule des Heeres, Dresden).

2000-2003 pedagog në Akademinë Ushtarake “Skënderbej”.

2004-2008 studioi në Universitetin Helmut-Schmidt Hamburg, Gjermani, Fakulteti i Historisë dhe Shkencave Sociale  (Helmut-Schmidt Universität/Universität der Bundeswehr Hamburg) ku edhe u diplomua si Magister Artium në Shkencat Historike (M.A.).

2012-2013 kualifikim shkencor në Fushën e Historisë dhe Arkivave tre mujor në Institutin e Historisë Ushtarake Potsdam (Militärgeschichtliches Forschungsamt der Bundeswehr, Potsdam).

2008-2015 pedagog/studiues i historisë dhe drejtues i Seksionit të Historisë në Akademinë e Mbrojtjes “Spiro Moisiu” Tiranë.

Prej 2016 pedagog i jashtëm në Fakuletin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës.

Prej muajit nëntor 2016 Anëtar i Autoritetit për Informim mbi dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit të RPSSH, me mandat 5-vjeçar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.

Prej vitit 2013 mban gradën shkencore “Doktor” në Fushën e Sigurisë dhe Mbrojtjes (Histori Ushtarake), mbrojtur në Akademinë e Forcave të Armatosura, Tiranë, në bashkëpunim me Institutin e Historisë Ushtarake Potsdam (Militärgeschichtliches Forschungsamt der Bundeswehr, Potsdam)

Është njohës i mirë i arkivave vendase e të huaja dhe ka marrë pjesë në shumë konferenca kombëtare dhe ndërkombëtarë për çështje të historisë. Fusha e tij studimore është historia moderne, me fokus kryesor marrëdhëniet gjermano-shqiptare në shekullin XX.

Ka botuar shumë artikuj shkencorë dhe disa studime në Fushën e Historisë si brenda edhe jashtë vendit. Merr pjesë në mënyrë aktive në debatet shkencore për çështje historike.

  • TEKSTE MËSIMORE:
    • Tekst mësimor për ciklin e mesëm „Historia e Shqiptarëve 12“. Miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Botimet shkollore „Filara“, Tiranë2011, (bashkautor).
    • Tekst mësimor për ciklin 9-vjeçar „Historia e Shqiptarëve 9“. Miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Botimet shkollore „Filara“, Tiranë2012, (bashkautor). ARTIKUJ SHKENCORË:
    1. Jashtë vendit:
    • Die deutsch-albanischen Beziehungen1912-1939“, botuar në: «Zeitschrift für Balkanologie», ISSN 0044-2356,Berlin, Gjermani,  Prill 2013.
    • „Ein Österreischicher Offizier in Albanien 1928-1944; Hermann vonKirchner“, në:„Truppendienst“, ISSN 0041-3658, Vjenë, Austri, shtator 2013.
    • „Albanien und die deutscheBesetzung 1943-44. Die Errichtung der Besatzungsmacht und die Haltung derpolitischen Kräfte“, in: Albanische Hefte 1/2015, Zeitschrift für Berichte, Analysen, Meinungen aus und überAlbanien,44 Jahrgang, Bochum, Gjermani (ISSN: 0930-1437).
    1. Brenda vendit
    • Marrëdhëniet shqiptaro-gjermane 1912-1939” në librin “Historia e Shqiptarëve në shekullin e XX” (Botim i Qendrës së Studimeve Albanologjike dhe Institutit të Historisë. (Në proces botimi).
    • Aspekte të pushtimit gjerman të Shqipërisë 1943-1944“, në: Revista Ushtarake, Nr 3/2010 f. 189-194. (Organ teoriko-shkencor i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, ISSN: 2227-8133)). 
    • Pushtimi gjerman i Shqipërisë 1943-1944“, në „Studime Historike“, Nr. 3/ 2011 (Botim i Institutit të Historisë/ Qendrës së Studimeve Albanologjike, Tiranë).
    • Viktimizimi i hebrenjve dhe mbrojtja e tyre nga ana e shqiptarëve“, në: Revista Ushtarake, Nr 1/2011 f. 219-232. (Organ teoriko-shkencor i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes), bashkautor, ISSN: 2227-8133).
    • Teori të Luftës dhe Strategjisë“, Tiranë 2011, ISBN978-9928-07-014-2, (Bashkautor).
    • Tipare të kryengritjeve të armatosura shqiptare në shek. XIX-XX” (me bashkautor), në: Studime për Historinë Ushtarake, Nr. 2/2012, f. 105-115, Tiranë (Organ i Institutit të Studimeve të Historisë Ushtarake, ISSN: 2305-5073).
    • Vështrim në prag të Luftës së Dytë Botërore” në: Revista Ushtarake, Nr 1/2012, f. 219-232. (Organ teoriko-shkencor i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, ISSN:2227-8133). 
    • “Lufta e Tiranës dhe çlirimi i Shqipërisë nga pushtuesit gjermanë më 29 nëntor 1944”, në: Studime për Historinë Ushtarake, Nr. 6, dhjetor 2013 (Organ i Institutit të Historisë Ushtarake, ISSN: 2305-5073).
    • “Hermann Kirchner: Një oficer austriak në shërbim të ushtrisë shqiptare”, nëStudime për Historinë Ushtarake, 7 (2014) 1, (Organ i Institutit të Historisë Ushtarake, ISSN: 2305-5073).
    • “Wilhelm zu Wied dhe Shqipëria”, në: Revista Ushtarake, Nr 1/2014 f. 122-137. (Organ teoriko-shkencor i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, ISSN: 2227-8133).
    • Aspekte politike, ushtarake dhe strategjike në prag të fillimit të Luftës së Dytë Botërore, në Studime për Historinë Ushtarake, 8 (2014) 2, (Organ i Institutit të Historisë Ushtarake, ISSN: 2305-5073).
    • “Historiografia gjermane e pasluftës dhe trajtimi i pushtimit gjerman të Shqipërisë 1943-1944”, në Studime për Historinë Ushtarake, 8(2014)2, (Organ i Institutit të Historisë Ushtarake, ISSN: 2305-5073).
    • Lufta e Tiranës dhe tërheqja e ushtrisë gjermane nga Shqipëria Nëntor 1944“, në: „STUDIME HISTORIKE Nr. 1/2015, (Botim i Institutit të Historisë/ Qendrës së Studimeve Albanologjike, Tiranë).MONOGRAFI:
    1. Jashtë vendit:
    • Die deutsche Besatzung in Albanien 1943und 1944, Band 20, Potsdam 2013. (Potsdamer Schriften zurMilitärgeschichte, Herausgegeben vom Zentrum für Militärgeschichte undSozialwissenschaften der Bundeswehr), Potsdam, Gjermani. (ISBN978-3-941571-24-2).
    1. Brenda vendit:
    • „55 vjet Akademi e Forcave të Armatosura 10 maj 1958 – 10 maj 2013“, Tiranë2013 (ISBN 978-9928-134-25-7), (Bashkautor).
    • etj.
The contents of this page are sourced from Wikipedia article. The contents are available under the CC BY-SA 4.0 license.
Lists
Marenglen Kasmi is in following lists
comments so far.
Comments
From our partners
Sponsored
Marenglen Kasmi
arrow-left arrow-right instagram whatsapp myspace quora soundcloud spotify tumblr vk website youtube pandora tunein iheart itunes