Lorik Ilazi
Quick Facts
Biography
Lorik Ilazi (lindur me 16.12.1980 në Gjilan) është volejbollist, gjyqtar dhe trajner i Klubit Volejbollistik Drita nga Gjilani.
Loriku karrierën e tij si volejbollist e filloi në moshë të re në qytetin e tij ku edhe iu bashkua ekipit të Dritës. Prej fillimit te karrierës së tij si sportist pozita e tij në sportin e volejbollit ishte e ndryshme. Fillimisht, kishte filluar karrierën e tij si sportist, pastaj ai merr licensën nga Federata e Volejbollit të Kosovës si gjyqtar kombëtar, kurse, viteve të fundit kontributi i tij në këtë klub është edhe në rolin e trajnerit.
Ndihmmoi në zhvillimin e shkollës së volejbollit e cila egzistonte që nga viti 1998, por, me ndihmën e tij, kjo shkollën u transferua në Akademinë e Volejbollit Drita e cila deri më sot numëron 100 antarë.
Në vitin 2011, me rastin e 60-vjetorit të volejbollit gjilanas së bashku me Agim Zuzakun i cili ne atë kohë ishe kryetar i Klubit Volejbollistik "Drita" dhe me trajnerin Valon Zymberin themeluan Klubin Volejbollistik "Akademia DRITA" për kategorinë e femrave, klub i cili garon në ligën e parë të Kosovës.
Jeta e Hershme
Lorik Ilazi u lind ne Gjilan më 16.12.1980. Arsimin fillor e kreu në Shkollën Fillore "Musa Zajmi" ne Gjilan, për të vazhduar më tutje shkollimin e mesëm në Gjimnazin "Zenel Hajdini" po në këtë qytet.Që në moshë të hershme filloi të mirrej me sportin e Volejbollit ku edhe tregoi te arritura mjaft të mëdha qka e shtyu atë që t'i vazhdojë edhe studimet universitare po në këtë fushë. Është i diplomuar në Fakultetin e Shkencave Sportive në Universitetin e Prishtinës.
Karriera
Karriera Sportive si Lojtar
Për herë të parë filloi të merret me Volejboll në vitin 1994 si 14 vjeçar në qytetin e Gjilanit me iniciativën e trajnerit të parë të tij Z. Bardhyl Ibrahimi ku edhe i'u bashkua Klubit Volejbollistik Drita. Fillimisht, ishte në stolin e rezervave për shkak të moshës shumë të re, por, qysh në vitin e parë të ushtrimeve ai u zgjodh nga trajneri i tij Z. Bardhyl Ibrahimi në ekipin e parë ku edhe mori fanellën e parë me numrin 3.
Kështu shumë shpejt filloi të kishte minutazh në përbërjen e parë dhe ishte rezervisti i parë deri në momentin kur nga loja aktive u largua lojtari Faruk Brestovci dhe në ndeshjen përshendetëse të tij u fut Loriku ku edhe mori numrin e tij, numrin 10, të cilin e mban ende. Keshtu ka vazhduar lojen aktive deri në vitin 2014, vit kur ekipi i meshkujve te Klubit Volejbollistik Drita u shua.
Gjatë karrierës së tij si lojtar Lorik Ilazi ka kaluar në klube të ndryshme volejbollistike:
- 2000 Kalon në Klubin e Volejbollit“Universiteti i Prishtinës” dhe vazhdon të jetë anëtar i Përfaqësueses së Kosovës.
- 2001 Kalon në Klubin e Volejbollit“Dukagjini” nga Klina.
- 2002 Kthehet në Klubin e Volejbollit“Drita” nga Gjilani.
- 2003 Kalon në Klubin e Volejbollit “Theranda" nga Theranda.
- 2004 Kthehet në Klubin e Volejbollit“Drita” nga Gjilani.
- 2006 Kalon në Klubin e Volejbollit“Te Luzha” nga Ferizaji.
- 2007 Kthehet në Klubin e Volejbollit“Drita” nga Gjilani.
Karriera si Gjyqtar
Nga përkushtimi i madh për sportin e Volejbollit, Lorik Ilazi në vitin 2000 regjistrohet në Federatën e Volejbollit të Kosovës për gjyqtar dhe qysh në provimin e parë merr licensën e gjyqtarit të Volejbollit.
Karriera si Trajner
Në vitin 2003 kryesia e Klubit Volejbollistik "Drita" e caktoi kryetrajner për ekipin e meshkujve - juniorët, qka edhe shënoi fillimin e karrierës së tij si trajner.Ne vitin 2004 ai mori licensën e trajnerit kombëtar. Po këtë vit ai mori thirrje nga kryetrajneri i K.V.Drita ekipi i vajzave seniore, Faruk Brestovci i cili i'a propozoi postin e kryetrajnerit për këtë ekip. Loriku pranoi ofertën dhe pozitën, pozitë të cilën e mban edhe sot.
Në atë kohë ekipi i KV Drita (Femrat) ishte në gjendje të vështirë përsa i përket fondit të lojtareve. Kjo gjendje e shty Lorikun që të aktivizojë shkollën e volejbollit dhe në vitin 2010 e transferoi këtë shkollë ne Akademinë e Volejbollit Drita. Në transerimin e Shkollës ne Akademi, Loriku u ndihmua nga miku i tij, njëherit njëri nga lojtarët më të mirë të volejbollit në botë Donald Suxho. Kjo Akademi ndihmoi ne zhvillimin e të rinjëve në volejboll dhe sot numëron rreth 100 antarë.
Në vitin 2009 me ndihmen dhe ftesën e Z.Trine Mark e cila ishte Daneze dhe me mision në Kosove Loriku së bashku me z.Valon Murselin arrijnë që të realizojnë vizitën e pare të KV DRITA - Femrat në Evropë, perkatësisht në Danimarkë ku zhvillojnë 5 loje miqësore.
Në vitin 2011, me rastin e 60-vjetorit të volejbollit gjilanas së bashku me Agim Zuzakun i cili ne atë kohë ishe kryetar i Klubit Volejbollistik "Drita" dhe me trajnerin Valon Zymberin themeluan Klubin Volejbollistik "Akademia DRITA" për kategorinë e femrave, klub i cili garon në ligën e parë të Kosovës.
Disa nga ngjarjet më të rëndësishme që e shoqëruan Lorik Ilazin gjatë karrierës së tij si trajner janë:
- 2003Kryetrajner i juniorëve të KV “DRITA”- Meshkujt nga Gjilani.
- 2004Kryetrajner i Superligës në KV “DRITA” - Femrat nga Gjilani ku ende gjindet.
- 2006Kryetrajner për një vit e gjysëm i KV “TE LUZHA” - Meshkujt nga Ferizaji anëtar i superligës së Kosovës.
- 2009Selektor dhe kryetrajner i Përfaqësueses së Kosovës në Volejboll për femra.
- 2010Koordinator i Akademisë së Volejbollit DRITA.
- 2011Formimin e një ekipi të femrave nga Gjilani të quajtur KV "AKADEMIA DRITA"
Arritjet
Arritjet si Lojtar
Viti | Arritja |
---|---|
1998 | Kampion i Kosovës me KV “DRITA” nga Gjilani. |
1999 | Fitues i Kupës së Kosovës me KV “DRITA” nga Gjilani. |
2000 | Top 10 volejbollistët më të mirë të Kosovës. |
2001 | Top 10 volejbollistët më të mirë të Kosovës. |
2002 | Top 10 volejbollistët më të mirë të Kosovës dhe Top 10 sportistët më të mirë të Gjilanit |
2003 | Top 10 volejbollistët më të mirë të Kosovës. |
2005 | Top 10 volejbollistët më të mirë të Kosovës. |
Arritjet si Gjyqtar
Viti | Arritja |
---|---|
2004 | Gjyqtari më i mirë i volejbollit në Kosovë nga Federate e Volejbollit e Kosovës. |
2007 | Gjyqtari më i mirë i qytetit të Gjianit nga Kuvendi Komunal. |
Arritjet si Trajner
Vendi i parë me Juniore në Kosovë. | ||||
2006 | Kampion me dyshen Shemsije Asllanaj - Edona Gjinolli në Beach-Volley në dy turne gjithëkombëtar në Shqipëri. | |||
2007 | Kampion me dyshen Fatime Sherifi - Edona Gjinolli në kampionatin e vetëm të Beach-Volley në Kosovë. | |||
2008 |
| |||
Nënkampion i superligës së Kosovës. | ||||
Finalist i Kupës së Kosovës me KV "DRITA" - Femrat nga Gjilani. | ||||
Trajneri më i mirë për vitin në qytetin e Gjilanit nga Kuvendi Komunal. | ||||
2009 |
| |||
Nënkampion i superligës së Kosovës me KV "DRITA" - Femrat nga Gjilani. | ||||
Trajneri më i mirë i Kosovës nga Federata e Volejbollit e Kosovës. | ||||
2010 | Trajneri më i mirë i Kosovës për të reja për vitin 2010 nga Federata e Volejbollit e Kosovës. | |||
2011 |
| |||
Finalist i Kupës së Kosovës me KV "DRITA" - Femrat nga Gjilani. | ||||
Finalist i Kupës së Federatës së Shqipërisë me KV "DRITA" - Femrat nga Gjilani. | ||||
2012 |
| |||
Nënkampion i superligës së Kosovës me KV "DRITA" - Femrat nga Gjilani. | ||||
Vendi i katërt me Përfaqësuesen U20 të Kosovës në turneun "EOTVOS CUP 16" në Debrecen të Hungarisë | ||||
2013 |
| |||
Vendi i parë me Juniore në Kosovë. | ||||
Trajneri më i mirë në qytetin e Gjilanit nga Kuvendi Komunal. | ||||
2014 |
| |||
Vendi i parë me Juniore në Kosovë. | ||||
Fitues i Kupës së Republikës së Kosovës 2014 | ||||
Finalist i Kupës së Kosovës me KV "DRITA" - Femrat nga Gjilani. | ||||
Trajneri më i mirë për vitin në qytetin e Gjilanit nga Kuvendi Komunal. | ||||
Trajneri më i mirë i Kosovës nga Federata e Volejbollit e Kosovës. | ||||
Finalist i Kupës së Federatës së Shqipërisë me KV "DRITA" - Femrat nga Gjilani. | ||||
Vendi i katërt me Përfaqësuesen U20 të Kosovës në turneun "EOTVOS CUP 16" në Debrecen të Hungarisë | ||||
Trajneri më i mirë në qytetin e Gjilanit nga Kuvendi Komunal. | ||||
Fitues i Kupës së Republikës së Kosovës 2014 |
Referencat
- ^ http://www.kvdrita.com/index.php?option=com_content&view=article&id=260:koordinator-lorik-ilazi&catid=45:akademia&Itemid=117
- ^ http://www.kvdrita.com/index.php?option=com_content&view=category&id=45&Itemid=117
- ^ http://www.fvk-ks.org/?page=1,51
- ^ http://www.kvdrita.com/index.php?option=com_content&view=article&id=262:trajner-valon-zymberi&catid=45:akademia&Itemid=117
- ^ http://www.fvk-ks.org/?page=1,62
- ^ http://www.volleybal.nl/toernooien/16e-eotvos-cup
- ^ http://www.fvk-ks.org/?page=1,4,155
- ^ http://www.botapress.info/index.php/sport/item/4260-haziri-urime-titullin-t%C3%AB-gjith%C3%AB-jemi-krenar-me-sukseset-tuaja
- ^ http://koha.net/?id=6&l=9688