Leze Qena
Quick Facts
Biography
Leze Qena lindi më 2 Mars 1937, në Prizren. Vjen nga një familje mesatare. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindje, për të vazhduar më pas në Prishtinë. Për më shumë se 55 vjet ka qenë e pranishme në shumë shfaqje teatrale në Kosovë.
Këtë aktore e gjeti në interpretim në skenën e Teatrit Kombëtar, në shfaqjen “Macja mbi catine e nxehte”. Në ketë përvjetor aktorja Qena është përgëzuar edhe nga vete ministri i Kulturës, Valton Beqiri, te hënën në mbrëmje, pas reprizës se shfaqjes “Macja…”. Me ketë rast, duke i dhuruar një buqete me lule aktores, ministri Beqiri e ka përgëzuar për kontributin e saj në zhvillimin e Teatrit në Kosovës, duke i shprehur falënderimin dhe mirënjohjen e thelle aktores Leze Qena për angazhimin e saj te gjate, me role te shumta, në skenën teatrore kombëtare.
“Angazhimi juaj në skenën e teatrit është një thesar i çmuar për historikun e teatrit kosovar", ka thëne ministri Beqiri. Ndërsa, drejtoresha e TKK-se, Burbuqe Berisha, në emër te këtij teatri, në ketë 75-vjetor nderoi kontributin e aktores, duke ia dorëzuar një dhurate punim dore në filigran.
Krijimtaria
- Mahmutovitët dhe Rexhepovitët - (komedi, 2000)
- Po e zëm, po e zëm - (mini TV seri, 1970)
- Ditari i Lec Pazhecit - (mini TV seri, 1975)
- I ikuri - (seri TV për fëmije 1980)
- seri e njohur edhe si Fidani
- Shkolla e fshatit - (TV, 1987)
- Qesh e ngjesh - (TV, 1982)
- Të gjithë me ne - (mini TV seri, 2000)
- Familja moderne
Referenca
- /l.v./kosova sot/mars 2010/