Laura Nezha
Quick Facts
Biography
Laura Nezha lindi më 16 shtator, 1990. Është aktore dhe këngëtare shqiptare. Studion në Universitetin e Arteve, dega Regji Teatri. Lidhja e saj me muzikën është shumë e hershme. Ka filluar të interpretojë në skenë që në moshën 5 vjeç në evente për fëmijë me këngë, recitime dhe duke luajtur në piano. Që në këtë moshë, ajo që familjarëve të saj i bënte përshtypje ishte se ajo fiksohej pas aktorëve nëpër filma dhe gjatë gjithë kohës i imitonte, shenjë kjo që përcakton atë rrugë që Laura do të ndiqte me vonë. Më pas, në moshën 12 vjeç ajo mori pjesë në edicionin e parë të Gjeniut të Vogël ku pas një perzgjedhjeje midis mijëra fëmijëve nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, fitoi Çmimin e Tretë.
Pavarësisht pasionit të saj të madh dhe lidhjes së pandashme me muzikën, zgjodhi të vazhdonte një gjimnaz të përgjithshëm dhe jo liceun artistik meqenëse gjatë gjithë kohës ka pasur rezultate shumë të larta në mësime. Iu përkushtua shumë mësimeve, por në të njëjtën kohë ishte gjithmonë pjesë e organizimeve artistike të shkollës, përfshirë këtu dhe Rinfestin. Në të njëjtin vit qe ka prezantuar Rinfestin fitoi Çmimin e Parë në këngë me një performancë live.
Diskografia
- 2011: Jo S'e Di
- 2012: Edhe Pse Gabim
- 2016: Luv That