peoplepill id: kleoniki-delijorgji
KD
5 views today
5 views this week
Kleoniki Delijorgji

Kleoniki Delijorgji

The basics

Quick Facts

A.K.A.
Niki Deligiorgi
Work field
Gender
Female
Age
28 years
The details (from wikipedia)

Biography


Kleoniki Delijorgji (lindur me 28.08.1996), është modele shqipëtare e lindur dhe rritur në Greqi, e njohur më së shumti për bashkëpunimet e saj me Sophia Webster, Toni & Guy, Cosmopolitan Italia, etj. Në moshën 15 vjeçare, në qershor 2012, u kurorëzua "Miss Shqipëria", dhe pastaj në nëntor 2012 "Miss Globi".

Jeta e hershme

Kleoniki lindi me 28 gusht 1996 në Janinë, Greqi. Lindi në një familje me baba biznesmen Mihal Delijorgji, dhe nënë kryekuzhieniere Majlinda Hetemaj. U rrit në Athinë, ndoqi mësimet në kolegjin anglez St.Lawrence deri në moshën 15 vjeçare. Pastaj në vitin 2011 kthehet të jetojë Shqipëri ku ndjeku kolegjin The Independent. Ajo me vetëm 15 vjeç, fitoi "Miss Shqipëria" në qershorë 2012, dhe "Miss Globi" në nëntor të të njejtit vit.


Karriera

Ajo filloi karrierën e modelimit në vitin 2013, dhe në 2015 vazhdoi karrierën ndërkombëtare në Milan me MP Management, në Hamburg me agjencinë mëmë Place Models , në Bruksel me Dominique Models në Londër me Milk Management , në Paris me MP Management, dhe në Athinë me D Models. Ajo ndërpreu punën si modele me orar të plotë në nëntor 2017.

Kleoniki ka punuar me Guerlain, Costume National, Toni and Guy, Sophia Webster, Primark, Vague UK, Wonderland UK, Cosmopolitan UK, Elle GR, Fashion for Relief by Naomi, Axwell Ingrosso, Zalando, etj.

Gjithashtu mori pjesë në videoklipin e këngës "Xhanëm" të Butrint Imerite publikuar në Youtube me 14 dhjetor 2017.

Karakteristikat

Kleoniki krahasohet shpesh me Kendall Jenner. Është e gjatë 1.75m, ka flokë ngjyrë kafe dhe sy ngjyrë lajthie. Kleoniki njihet në fushën e modelimit për linjat e saj perfekte dhe buzëqeshje tejet të ëmbël. Një person i këndshëm dhe ka një shenjë unike në vetull që e mori kur ishte vetëm 3 vjeç.

Jeta personale

Kleoniki është një person shpirtërorë. I pëlqen gatimi dhe kafshët. Ajo u kthye në stil të jetës vegan në mars 2016 dhe ka qenë një aktiviste vegane që nga atëherë duke ndihmuar qindra të kthehen në këtë stil jete.

Ajo ka dy qenë, Lucky që e ka gjetur në Antwerp, Belgjikë, dhe Choco në Korçë, Shqipëri. Ajo kishte shpëtuar për herë të parë një macë të quajtur Boo kur ishte vetëm 6 vjeç.

Referimet

Lidhje të jashtme

The contents of this page are sourced from Wikipedia article. The contents are available under the CC BY-SA 4.0 license.
Lists
Kleoniki Delijorgji is in following lists
comments so far.
Comments
From our partners
Sponsored
Credits
References and sources
Kleoniki Delijorgji
arrow-left arrow-right instagram whatsapp myspace quora soundcloud spotify tumblr vk website youtube pandora tunein iheart itunes