Izet Shehu
Quick Facts
Biography
Izet Shehu lindi në Lushnjë më 15 dhjetor 1942.Mbaroi gjimnazin në Lushnjë më 1960, ndërsa studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji, dega gjuhë letërsi shqipe.Më 1995 ka kryer Kolegjin e Mbrojtjes së Shqipërisë.Ka punuar si mësues i gjuhës dhe i letërsisë shqipe në Lushnjë dhe Elbasan. Krijimtarinë letrare e nisi qysh në bankat e shkollës.Botoi dendur gjatë viteve gjashtëdhjetë, por, për shkak të biografisë politike, pasi iu pezullua vëllimi poetik “Gjaku im”, do t’i hiqej përfundimisht e drejta e botimit deri në vitin 1990. Është një prej inicuesve dhe themeluesve të Partisë Demokratike dhe në vitin 1991-1996 u zgjodh deputet i kësaj partie në Kuvendin e Shqipërisë.Është dekoruar si mësues me urdhrin “Naim Frashëri të klasit I” dhe me medaljen “Pishtar i demokracisë”.Pas viteve ’90-të boton artikuj, polemika, ese, prozë e poezi në disa nga organet më të rëndësishme kombëtare. U nda nga jeta më 25 nëntor 2012 në Tiranë.
Ka botuar këto libra :
- "Çiltërsi lirike", përmbledhje poetike
- "Vjeshtë njerëzore", përmbledhje poetike
- "Ëndrra trëndafilash në borë", përmbledhje poetike
- "Brohorima e një dimri", përmbledhje me tregime dhe novela
- "Troku i fatit të verbër", përmbledhje poetike
- "Mjegulla e trishtimit", përmbledhje me tregime
- "Fatkeqja e bukur", novelë
- "Perëndimi në zabelin plak", përmbledhje me tregime
- "Mbi qerpikë çlodhet agu", përmbledhje me poezi
- "Drithërime muzgu", përmbledhje poetike