Ismail Kastrati
Quick Facts
Biography
Ismajl Kastrati lindi në Hogosht me 10 dhjetor 1943ku edhe kryen shkollën fillore, shkollën e mesme e vazhdoi në Gjilan, më pastaj mbaroi fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës në vitin 1968. Hogoshti eshtë vendlindja e tij që ia shton krenarinë dhe rritë nderin kurdoherë. Në vitin 1989 specializoi në Planifikim të investimeve në Institutin Ekonomik të Zagrebit, Kroaci. Prej vitit 1972 gjer në vitin 1993 mbajti pozita të ndryshme në shtëpinë botuese shtetërore ‘Rilindja’ përfshirë pozitën e udhëheqësit për Planifikim dhe Analiza, drejtorit të Financave, drejtorit komercial, dhe drejtorit të Bashkësisë Punuese për shërbime profesionale.
Ismajl Kastrati është këshilltar politik i ministrit të Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës. Ai u emërua në vitin 2008 dhe kryesisht merret me çështjet të financave dhe buxhetit.
Para emërimit të tij në kabinetin e ministrit të Punëve të Brendshme, z. Kastrati mbajti pozita të ndryshme të larta në fushën e ekonomisë dhe financave. Prej vitit 1999 gjer në vitin 2005 ai ishte Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës dhe prej vitit 1999 gjer në vitin 2002 ishte anëtar i Këshillit Tranzitor të Kosovës, organi i nivelit më të lartë konsultativ i strukturës së përbashkët të përkohshme administrative. Në vitin 1999 ai shërbeu si Zëvendësministër për Ekonomi dhe Financa në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës.
Gjatë periudhës 1992 gjer në vitin 1999 z. Kastrati ishte zyrtar në Këshillin qendror të Kosovës për financa, fillimisht duke shërbyer si Kyetar i Komisionit për financa dhe pastaj si Kryetar i Kshillit.Është i martuar dhe ka katër fëmijë, dy vajza dhe dy djem.