peoplepill id: ibrahim-fehmiu
IF
Kosovo
4 views today
4 views this week
The basics

Quick Facts

Places
Gender
Male
Birth
Place of birth
Gjakova, Gjakova Municipality, Đakovica District, Kosovo
Death
Place of death
Prizren, Prizren Municipality, Prizren District, Kosovo
Age
59 years
The details (from wikipedia)

Biography

Ibrahim Fehmiu (25 nëntor 1892, Gjakovë - 1951, Prizren) aktivist i arsimit në gjuhen shqipe, shqiptarë nga Kosova.

Ibrahimi mësimet e para i mori në mejtepin (kolegj) e Xhamisë së Gërçarve, në vendlindje. Këto mësime i zgjeroi në mejtepin e "Halil Efendisë", ku mësues i parë i tij ishte Hafiz Ymer Guta një aktivis i gjeneratës së më parshme.

Mësimet e larta mbi shkencat dhe formimin human i mori në Shkup, në shkollen e njohur të kohës në rajonë, "Dar-ul Mualiminë". Kjo shkollë ishte një qender e edukimit në të cilen kishin kaluar një pjesë e mirë e aktivistëve të kohës së fundit të Perandoris Osmane, të cilët me ndryshimin e sistemit të shkollimit shërbyen si mësues e arsimtarë nëpër shkollat shqipe në këtë rajonë.

Në këtë shkollë, Ibrahimi ndër shokët e tij dallohej për diciplinën e tij, dhe për mirënjohet që shkolla i jepte.

Më 1912, diplomon dhe këthehet në vendlindje ku vetë angazhohet në disa verprimtari për arsimimin e popullit në frymen kombëtare. Në anën tjetër, Këshilli i Bashkësisë Islame asaj kohe në Gjakovë e cakton imam, hoxhë, mësues e predikues në "Xhaminë e Gërçarve". Këtu gjatë ushtrimit të veprimtarisë fetare vije në dukje ushtrimi i sajë në gjuhën shqipe si dhe nxitja e besimtarëve për ta kultivuar gjuhën e tyre. Kjo ishte një veprimtari që nuk shikohej mirë nga qarqet sunduese malazeze. Veprimtaria fetare edukative arsimore e Ibrahimit vazhdon edhe në kohën e njohur si "Koha e Austrohungarit" gjegjësisht nga viti 1916-1918 kur u themelua Mbretëria Serbo-Kroate-Sllovene. Me krijimin e kësaj mbretëria, rikthehet përndekja e aktivistëve të përhapjes së edukates në gjuhën amëtare dhe si pasojë e sajë shumica e tyre detyrohen që veprimtarin e tyre ta zhvillojnë nëShqipëri. Aty përpos angazhimit në veprimtarit e profesionit të tij, ndihmon edhe administraten vendase deri në vitin 1929. Një vit pas shpalljes si mbretni të shtetit shqiptar, Ibrahimi këthehet në Kosovë dhe vendoset në Gjakovë. Aty tashnë i njohur për aktivitete e tija të më parshme arrestohet dhe dënohet, më 1929 (deri më 1931) burgoset në Valevë dhe syrgjynoset në Sarajevë. Aty jeton deri më 1939 ku familja e tij shtohet edhe për tre djemë.

Si pasojë e valës sl re të zhvillimeve politiko-shoqërore në Ballkan, më 1939 shpërngulet në Shkodër. Aty jeton me familjen deri në vitin 1941, kur vendoset në Prizren. Më 1944, tashmë si veteran i përhapjesë së edukimit në gjuhen amtare, edhe nga ana e sistemit të ri sundues në Kosovë, sistemit të komunistëve, shihej po ashtu si armikë i tij dhe në këtë frymë edhe burgoset. Një muaj pas lëshimit nga burgimi i tij i fundit, më 19 dhjetor 1951, ndërron jetë në Prizren.

Gjatë përcjellës së furneralit të tij në Prizren, nga ana e popullit të mbledhur nga vise të ndryshme shqiptare, u cilësua si patriot, edukatorë e mësues, mbrojtës idealit të kombit të lirë shqiptar. Trupi i pa jetë i tij u mbulua me flamurin kombëtar edhe pse një veprim i till përshkakë të sistemit sundues nuk ishte i lejuar.

Burimi i të dhënave

  1. ^ Sipas pohimeve të shokut të tij të shkollës Beqir Malokut paraqitur në një bised-intervistë ndaj Mexhid YVEJSI, në Romë më 25 dhjetor 1972
  2. ^ Nga vitet 1912-1915, teritori i Kosovës së sotshme ishte nën sundimin e ndarë ndërmjet Malit të Zi dhe Serbisë

Lidhje të jashtme

  • Mexhid YVEJSI artikullon veprimtarin dhe jeten e Ibrahim Fehmiut për gazeten Gjakovapres
The contents of this page are sourced from Wikipedia article. The contents are available under the CC BY-SA 4.0 license.
Lists
Ibrahim Fehmiu is in following lists
comments so far.
Comments
From our partners
Sponsored
Credits
References and sources
Ibrahim Fehmiu
arrow-left arrow-right instagram whatsapp myspace quora soundcloud spotify tumblr vk website youtube pandora tunein iheart itunes