peoplepill id: hysen-ibrahimi
HI
4 views today
4 views this week
Hysen Ibrahimi

Hysen Ibrahimi

The basics

Quick Facts

Gender
Male
The details (from wikipedia)

Biography

Hysen Ibrahimi është shkrimtar dhe veprimtar shqiptar nga Kosova.

Hysen Ibrahimi lindi më 4 janar 1962 në lagjen Shpat (ish Shupkovc) të komunës së Mitrovicës - Kosovë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje kurse shkollën e mesme ekonomike e mbaroi në Mitrovicë. Ishte anëtar i Grupit Organizativ të demostratave të 3 dhe 4 prillit 1981 në Mitrovicë, me në krye Xhelal Ferizin. Emigroi në Suedi më 12 prill 1988 ku kreu shkollimin Informatikë, dhe Politikë Ndërkombëtare.

Është angazhuar në politikë që nga ditët e para të ardhjes së tij në Skandinavi, ku është dalluar për një dekadë në Fondin e Republikës së Kosovës i ashtuquajturi “Trepërqindëshi” si dhe në aktivitete të tjera për sensibilizimin dhe informimin e opinionit sudez, rreth çështjes së Kosovës. Me profesion është shkrimtar.

Kryetar i LDK-së dega në Suedi 2001-2007 dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së në Kosovë 2004-2007. Kryetar i LDD-së dega në Suedi që nga viti 2007-2013 dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të LDD-së në Kosovë nga vitit 2007-2013. Anëtar i Kryesisë së LDK-së Dega në Suedi, 2014-2016 dhe ende është në këtë post.

Më 10 nëntor 2000, në Förslöv, ka promovuar librin e tij të titulluar “Solidariteti i Mërgatës Shqiptare në Suedi”. Më 24 dhe 25 korrik 2006, mori pjesë në Sesionin e V-të shkencor ”E DJATHTA SHQIPTARE NË MBROJTJE TË SHQIPËRISË ETNIKE” - 5, me temën: ”Ilaz Rrustem Kolla – trim i kauzës shqiptare, luftëtar antikomunist”, që u mbajt në Orosh dhe Rrëshen të Mirëditës në Shqipëri. Më 17 korrik 2009, promovoi librin e tij të dytë në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës në Prishtinë me titull: ”Kosova në zemrën e mërgatës në Suedi”. Më 15 shtator 2011, promovoi librin e tij të tretë në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës në Prishtinë me titull: “Mërgata për Arsimin në Vendlindje”.

Më 26 nëntor 2011, në Förslöv të Suedisë zgjidhet kryetar i Kryesisë së Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë „Papa Klementi XI - Albani“ për Suedinë. Anëtar i disa grupeve të punës në punime shkencore, në vitet: 2012, 2013, 2014, 2015, 2016 në 6 (gjashtë) sesione shkencore, për librin “Thesari Kombëtar i Mërgatës Shqiptare” në Suedi 1, 2, 3, 4, 5, 6 për pavarësinë e Republikës së Kosovës, organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë „Papa Klementi XI - Albani“, Suedi, mbajtur në Ängelholm, Landskrona, Uddevalla, Falkenberg dhe Lund të Suedisë. Anëtar i Këshillit botues të revistës “Dituria” e përmuajshme Kulturore Informative, botim i Qendrës Kulturore Shqipare “Migjeni” në Borås-Suedi.

Redaktor dhe recensues i disa librave të autorëve shqiptarë, të botuara gjatë viteve të fundit. Më 23 nëntor 2013, në Koblenz të Gjermanisë, zgjedhet Nënkryetar i Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë për Mërgatë (LKSHM). Në Laç, më 8 mars 2015, Shoqata Kombëtare e Miqësisë & Bashkëpunimit Shqipëri-Itali, e shpall Anëtar Nderi të Shoqatës Kombëtare të Miqësisë & Bashkëpunimit Shqipëri-Itali.

Shoqata e Shkrimtarëve të Pejës, më 1 gusht 2015, e shpall Anëtar Nderi të Shoqatës së Shkrimtarëve të Pejës, dhe i ndan Mirënjohje. Më 6 nëntor 2015, në Lund të Suedisë rizgjedhet kryetar i Kryesisë së Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë „Papa Klementi XI - Albani“, Suedi. Më 4 janar 2016, promovoi librin e tij të katërt në Qendrën Kulturore “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë, me titull: “VEPRA 1” vlerësime, opinione, intervista e recensione. Më 2 maj 2017, botoi librin e tij të pestë me titull: "VEPRA 2, Arsimi Shqip në Suedi".

Pjesëmarrës në Samitin e parë të Diasporës, në cilësinë e kryetarit të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë "Papa Klementi XI Albani", Suedi, mbajtur në Tiranë, 18-20 nëntor 2016, me ftesë të z. Edi Rama, Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.

Deri më tani ka botuar shumë artikuj, punime, studime, recensione, opinione me karakter politik, kulturor dhe arsimor, të cilat janë botuar kohë pas kohe nëpër gazeta shqiptare si: në Kosovë, Shqipëri dhe Suedi. Ka në dorëshkrim disa vepra të tij. Për tërë këtë aktivitet shumë herë është shpërblyer dhe i janë ndarë mbi 30 mirënjohje e falënderime të shumta në nivel kombëtar dhe atë të Suedisë.

Referencat

The contents of this page are sourced from Wikipedia article. The contents are available under the CC BY-SA 4.0 license.
Lists
Hysen Ibrahimi is in following lists
comments so far.
Comments
From our partners
Sponsored
Hysen Ibrahimi
arrow-left arrow-right instagram whatsapp myspace quora soundcloud spotify tumblr vk website youtube pandora tunein iheart itunes