Hilmi Bani
Quick Facts
Biography
Hilmi Bani piktor shqiptar, lindi në Vlorë në familjen e Rexhep Banit, një antifashist i njohur i cili pasi u arrestua nga nazistët u internua dhe u nda nga jeta nga turturat çnjerëzore në Austri në kampin e përqëndrimit në Mauthauzenit. Piktori Bani kreu studimet për pikturë në LA. ”Jordan Misja” , Tiranë (1962) dhe më tej ILA, Tiranë (1967). Diploma e tij i kushtohej luftës së Vlorës (1920) dhe figurës së Selam Musait. Pas studimeve piktori Bani ishte për disa vjet mësues vizatimi dhe më tej pedagog në shkollën e mesme artistike “Naim Frashëri”, Vlorë (1983-1998). Nga viti 1998 – 2000 ai ishte drejtor në këtë institucion.
Në GKA, Tiranë artisti ka të ruajtura 5 vepra nga krijimtaria e tij e viteve 1970 – 1981. Prej tyre katër janë komppozime me temë historike, nga lufta dhe nga jeta shqiptare. Veprat e artistit Hilmi Bani që ruhen në GKA, fillojnë me një peizazh nga zona e bregdetit të Vlorës “Kodrat e Jonufrit” (1970) dhe tablotë kompozicionale: “Rreth Partisë” (1971, me bashkautor Nestor Jonusi e Skënder Milori), “Revolta fshatare” (1976), “Shpatën të mprehtë e mbajmë” (1978) dhe “Në familje”(1981).