peoplepill id: hedvig-kadriu
HK
2 views today
2 views this week
The basics

Quick Facts

Gender
Female
The details (from wikipedia)

Biography

Hedvig M. KADRIU ka lindur në Tërrnovc, komuna e Bujanovcit (më 04\12\1950). Shkollimin e mesëm dhe Fakultetin e Mjekësisë i kreu në Prishtinë. Është mjeku i parë që u diplomua në Fakultetin e mjekësisë, dega Mjekësia e përgjithshme, Universiteti i Prishtinës, më 04.09.1974.

Pas përfundimit të studimeve angazhohet në Fakulteti e Mjekësisë në Prishtinë, Asistent në lëndën Farmakologjia. Në vitin 1976 kalon të punoj Mjek i praktikës së përgjithshme pranë Shtëpisë së Shëndetit në Prishtinë dhe Novo Bërdë.

Në intervalin kohorë 1979-1982 u Specializua për sëmundje të brendshme pranë Fakultetit të mjekësisë, Universiteti "Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.

Nga viti 1982 punon pranë njësisë punuese “Shërbimet specialistike” të Shtëpisë së shëndetit në Prishtinë.

Krahas punës praktike profesionale me pacientë, Dr Hedvigu merret edhe me punë kërkimore-shkencore. Ka shkruar dhe publikuar 28 punime shkencore dhe profesionale, të cilat janë publikuar nëpër Revistat Shkencore mjekësore (“Praxis Medica”) ose janë komunikuar nëpër Simpoziume dhe Kongrese vendore dhe ndërkombëtare.

Në vitin 1996, pas punës dhe mbrojtjes me sukses së temës së Disertacionit të doktoranturës, me titull: “Reaktiviteti imunologjik te personat e eksponuar veprimit kronik të plumbit”, u promovua në Doktor i Shkencave Mjekësore.

Prej aktiviteteve shoqërore të Dr Hedvigut, vlenë të veçohen këto në vijim: anëtar i Kryesisë së Shoqatës së mjekëve të Kosovës (1984–1988), anëtar i Këshillit redaktues të revistës shkencore “PRAXIS MEDICA”( 1984–1988), kryetar i Shoqatës së Mjekëve të Kosovës, Selia në Prishtinë (1984–1988), anëtar i Kryesisë së Shoqatës së Kardiologëve të Kosovës (2002), anëtar i Shoqatës Europeane të Kardiologjisë (2009).

Përveç publikimeve tjera shkencore, Dr Hedvigu është autorë edhe i këtyre librave dhe monografive shkencore: “ALERGOLOGJIA KLINIKE” (1983), “SËMUNDJA ISKEMIKE E ZEMRËS” – botimi i parë (1995), “ELEKTROKARDIOGRAFIA” (2001), “KANË THËNË PËR …” (2005) dhe “SËMUNDJA ISKEMIKE E ZEMRËS” – botimi i dytë (2009).

Poashtu vlen të theksohet si pjesëtar i Listës së 100 mjekëve nën hetime për arsye të dërgimit të pacientëve nga spitalet publike në ato private duke përfituar kështu qindra euro.

The contents of this page are sourced from Wikipedia article. The contents are available under the CC BY-SA 4.0 license.
Lists
Hedvig Kadriu is in following lists
comments so far.
Comments
From our partners
Sponsored
Hedvig Kadriu
arrow-left arrow-right instagram whatsapp myspace quora soundcloud spotify tumblr vk website youtube pandora tunein iheart itunes