peoplepill id: haxhi-hoti-komandant-leshi
HH-KL
4 views today
4 views this week
Haxhi Hoti - Komandant Leshi

Haxhi Hoti - Komandant Leshi

The basics

Quick Facts

Gender
Male
The details (from wikipedia)

Biography

Haxhi Hoti - Komandant Lleshi

Skeda:Http://muppet.wikia.com/wiki/File:Haxhi Hoti.jpg

Emri:Haxhi
Mbiemri:Hoti
Lindi më:2 prill 1967
Vendlindja:Rogovë, Gjakovë
Vdiq më:8 qershor 1998
Vdiq në:majë e Kurorës Bjeshkët e Pashtrikut, Shqipëri

Haxhi Hoti - Komandant Lleshi lindi më2 prill 1967 në fshatin Rogovë të komunës së Gjakovës, nga babai Halili dhe nëna Nafija, njëherësh kishte një motër, Hatmonen dhe tre vëllezër, Gëzimin, Ramadanin dhe Jakupin. Ai ishte i martuar por nuk kishte fëmijë. Haxhiu ra dëshmorë në majën e KurorësBjeshkët e Pashtrikut8 qershor 1998.

Biografi

Haxhi Hoti - Komandant Lleshi rrjedh nga një familje me tradita kombëtare nga fshati Rogovë e Hasit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Gjakovë. Pas përfundimit të shkollës së mesme merr rrugën e mërgimit dhe fillimisht vendoset në Zvicër, e më pastaj edhe në Gjermani. Me fillimin e luftës në Kosovë Haxhiu i përgjigjet besnikërisht thirrjes së atdheut kështuqë, në dhjetor të vitit 1997 kthehet në Kosovë dhe kontakton me krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ( UÇK ), me çrast emërohet koordinator i kalimit të kufirit KosovëShqipëri në rajonin e Hasit. Pas rënies së komandantit legjendar Adem Jashari, dhe intensifikimit të luftës në Kosovë, Maleve të Pashtrikut iu drejtua një numër i madh i ushtarëve të UÇK-së, kryesisht nga Zona Operative e Pashtrikut dhe Zona Operative e Drenicës të cilët i priste dhe i përcillte Haxhi Hoti - Komandant Lleshi drejt kufirit shqiptaro - shqiptarë. Ai ishte i inkuadruar edhe në caktimin e pikave furnizuese dhe grumbulluese të armatimit në Shqipëri. Bartësi i lirisë jo vetëm që iu priu mijëra ushatarëve të UÇK-së shtigjeve të lirisë për bartjen e armatimit, por ai ndihmoi dhe në bartjen e ushtarëve të plagosur, drejt Shqipërisë për mjekim.

Herën e 32-të të kalimit të kufirit, me 80 ushtarë të lirisë, më 6 qershor 1998, niset nga fshati Rogovë me një grup ushtarësh, në mesin e të cilëve kishte edhe ushtarë të plagosur. Të nesërmen, më 7 qershor, deri në vijën kufitare i përcjell dy grupe ushtarësh të ngarkuar me armatim, ndërsa vetë kthehet sërish në Vlahën sepse kishte për të ardhur armatim i rëndë nga Durrësi dhe një grup ushtarësh, të cilët po vinin nga vise të ndryshme të shteteve të Perëndimit për t’iu bashkuar radhëve të UÇK-së. Në mbrëmjen e 8 qershorit, pasi marrin armatimin e shumëpritur, në mesin e të cilit kishte edhe tre topa. Gjatë këtij udhëtimi të gjatë dhe të mundimshëm në një moment kolona e ushtarëve ndalet, ngase kali në të cilin ishte ngarkuar armatimi u rrëzua. Haxhiu duke ditur se armët ishin më se të nevojshme, nga rreshti i parë i kolonës ndahet dhe shkon për të parë se ç’kishte ndodhur me armatimin. Sapo ringarkojnë armatimin në kalë një breshëri plumbash të okupatorit serb e qëllojnë për vdekje Komandant Lleshin, duke e ndarë nga shokët, por duke e përjetësuar në pavdekësi.

Sot shkolla fillore në fshatin RogovëHasit e mbanë me krenari emrin e dëshmorit Haxhi Hoti. Janë shkruar libra biografik të shumtë si "Bartësit e Lirisë" të autorit Nexhat Çoçaj, gjithashtu i janë thurur poezi dhe i janë kënduar këngë të shumta për heroizmin dhe veprat patriotike të dëshmorit për çështjen shqiptare.

Burimi i të dhënave

The contents of this page are sourced from Wikipedia article. The contents are available under the CC BY-SA 4.0 license.
Lists
Haxhi Hoti - Komandant Leshi is in following lists
comments so far.
Comments
From our partners
Sponsored
Credits
References and sources
Haxhi Hoti - Komandant Leshi
arrow-left arrow-right instagram whatsapp myspace quora soundcloud spotify tumblr vk website youtube pandora tunein iheart itunes