peoplepill id: haki-blloshmi
HB
Albania
3 views today
3 views this week
Haki Blloshmi
diplomáticu albanu

Haki Blloshmi

The basics

Quick Facts

Intro
diplomáticu albanu
Places
Work field
Gender
Male
Birth
The details (from wikipedia)

Biography

Haki Blloshmi (1904-1944) ishte konsull i Shqipërisë në Boston, SHBA, nga viti 1925 deri në vitin 1929. Vdiq me 1944 i ekzekutuar si ballist nga Feti Smokthina, Misto Treska dhe Tele Baçi, dy të fundit, përkatësisht komisar dhe komandant të batalionit "Reshit Çollaku" të Mokrës.

Jeteshkrim

Lindi në Bërzeshtë në 1904. Arsimin e filloi në Korçë në vitet e luftës të parë botërore, ku dhe vazhdoi një vit liceun kombëtar të Korçës. Në 1918 Blloshmi migroi në SHBA ku vazhdoi një vit liceun anglez të Bostonit dhe dy vite gjimazin ‘Lane’ të Chicagos. Në prill te vitit 1922 u punësua si sekretar i konsullatës shqiptare të Nju Yorkut ku titullar ishte Konstandin Çekrezi. Më 1925 e deri në 1929 Hakiu ka kryer funksionin e gjerantit të konsullatës. Ne 1929 Hakiu u pushua për motive politike. Ndërkohë kishte vijuar 3 vite universitetin e Bostonit për filozofi e letërsi.

Hakiu u punësua si kuadër i Ministrisë së Punëve të Brendshme më pas si kryetar komune. Fillimisht shërbeu si kryetar i komunës në Librazhd. Në 30 shtator të vitit 1939 u emërua kryetar i komunës në Belsh dhe më vonë në komunën Gracenit.

Më krijimin e partisë së ‘Ballit Kombëtar’ Hakiu u bë udhëheqësi i Librazhdit dhe Qukësit. Së bashku me Nezir Muzhaqin ai mori pjesë në mbledhjen e Mukjes dhe Tapizës. Në mars të vitit 1944 u zhvilluan luftime midis reparteve partizane dhe çetave balliste. Kështu më 7 mars 1944 në fshatin Dunicë të rrethit të Pogradecit, në luftimin e ashpër midis batalionit të IV të brigadës së I S, u kapën disa luftëtarë të Hakiut. Komunistët i bënë thirrje atij të dorëzohet për të falur forcat që kishte. Premtimi nuk u mbajt. Mbas kapjes u pushkatuan 27 vetë ku 5 ishin të familjes Blloshmi.

Referimet

  1. ^ Prodani, Viron. "Kush ishin 11 përfaqësuesit e Shqipërisë në SHBA nga viti 1921-1939". Nje komb. Marrë më 9 May 2018. 
  2. ^ Pihoni, Koco (1 shkurt 2011). "7 Marsi i vitit 1944, rrethimi dhe lufta e Dunicës!" (PDF) (2 (145)). Mokra e Re. Marrë më 9 maj 2018. 
  3. ^ Blloshmi, Bedri (5 mars 2018). "Bedri Blloshmi: Haki Hajdar Blloshmi dhe masakra e Dunicës". Alb-spirit. Marrë më 9 May 2018. 
The contents of this page are sourced from Wikipedia article. The contents are available under the CC BY-SA 4.0 license.
Lists
Haki Blloshmi is in following lists
comments so far.
Comments
From our partners
Sponsored
Credits
References and sources
Haki Blloshmi
arrow-left arrow-right instagram whatsapp myspace quora soundcloud spotify tumblr vk website youtube pandora tunein iheart itunes