peoplepill id: gjergji-sauli
politician
Gjergji Sauli
The basics
Quick Facts
The details (from wikipedia)
Biography
Dr. Gjergji Sauli lindi më 27 dhjetor të vitit 1938 në Korçë, Shqipëri.
Edukimi
Ka diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1960.
Në vitin 1985 ka mbrojtur titullin “Kandidat i shkencave juridike” dhe në vitin 1994, ka marrë titullin “Doktor i Shkencave Juridike”. Është dekoruar me “Urdhërin e Punës të Klasit të Parë” dhe me medaljen e artë “Për Merita të Veçanta Civile”.
Karriera
- Nga viti 1960-1968 ka ushtruar detyrën e gjyqtarit në Gjykatën e Rrethit Korçë dhe nga viti 1969 gjer në vitin 1975 ka qenë Kryetar i Gjykatës së Rrethit Pogradec.
- Në periudhën 1976-1982 ka punuar jurist e më pas Kryetar i Sektorit të Ligjshmërisë pranë Gjykatës së Lartë.
- Në vitet 1983-1993 ai ka ushtruar funksionet e anëtarit e më pas të Kryetarit të Byrosë Juridike në Këshillin e Ministrave.
- Nga viti 1993 deri në vitin 2001, ai ka ushtruar profesionin e avokatit.
- Në vitin 2001 emërohet anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe nga viti 2004 e në vazhdim, kryen detyrën e Kryetarit të kësaj gjykate.
- Ka qenë lektor pranë Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës dhe Shkollës së Magjistraturës, Tiranë.
Veprat
Është autor i një monografie dhe i shumë artikujve shkencorë dhe kumtesave juridike.
Shih edhe
The contents of this page are sourced from Wikipedia article.
The contents are available under the CC BY-SA 4.0 license.
Lists
Gjergji Sauli is in following lists
By field of work
By work and/or country
comments so far.
Comments
Gjergji Sauli