peoplepill id: gjergji-minga
GM
3 views today
4 views this week
The basics

Quick Facts

Work field
Gender
Male
The details (from wikipedia)

Biography

Gjergji Minga (lindur në Korçë më 22 qershor 1940 ) është Rektor i Universitetit Amerikan të Tiranës (UAT).

Karriera Profesionale

Përfundon studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës me diplomën shkëlqyeshëm dhe emërohet pedagog në lëndën e Biokimisë Mjekësore. Prej vitit 1957 kjo lëndë jepej në Fakultetin e Shkencave të Natyrës.

Në vitet 1961-'63, plotëson me program të përbashkët të të dy fakulteteve formimin në shkencat kimike, duke dhënë njëkohësisht edhe një serë kapitujsh të Biokimisë Mjekësore me studentët e Farmacisë dhe Mjekësisë.

Në vitet 1970-1975, iu ngarkua detyra për të dhënë të njëjtën lëndë edhe në Fakultetin e Mjekësisë dhe në Fakultetin e Shkencave Matematikore Natyrore (dega Biologji) të Universitetit të sapo krijuar të Prishtinës.

1988. Bën për herë të parë, pjesë të programeve mësimore të Fakultetit të Mjekësisë, lëndën e Biokimisë Klinike.

1993 e në vazhdim jep në Fakultetin e Mjekësisë lëndën e Historisë së Mjekësisë shqiptare.

Për një periudhë gjashtë vjeçare (1975-1980) transferohet pranë spitalit të qytetit të Shkodrës pa e ndërprerë punën si pedagog i jashtëm.

1980-1984, rikthehet si shef i lëndës së Biokimisë Mjekësore në Fakultetin e Mjekësisë.

1984-1990, emërohet drejtor i Drejtorisë së Mjekimit në Ministrinë e Shëndetësisë.

1990, kthehet pranë Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" si shef i Qendrës së Mjekësisë Bërthamore, duke dhënë Biokiminë Mjekësore dhe Klinike në Fakultetin e Mjekësisë si pedagog i jashtëm.

1993, emërohet pedagog efektiv i Fakultetit të Mjekësisë.

2007, Shkruan "Historia e Kujdesit Shëndetësor dhe Mjekësisë Shqiptare".Ne këtë libër trajtohen shume tema mjekësore si, ngerci politik, tranzicioni, jeta e Skënderbeut, dhe jepet informacion i plote mbi sistemin politik gjate diktaturës.Është qëllimi i tij te theksoje, se edhe pse Shqipëria ne atë kohe ishte e izoluar, ajo arrinte qe te eksportonte produkte jashtë vendit.

Funksione

Anëtar i Këshillit Shkencor të Fakultetit të Mjekësisë

Anëtar i Kolegjiumit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe i Komisionit të Shëndetësisë pranë Komitetit të Shkencës dhe Teknologjisë

Anëtar i Redaksisë së Revistës Mjekësore. Aktualisht kryeredaktor i saj.

Sekretar i Redaksisë së Shëndetësisë për botimin e Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, në të dy botimet

Kryetar i Shoqatës Shkencore të Studentëve të Universitetit

Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Mjekësore Shqiptare

Anëtar i Komitetit Kombëtar të Bibliotekës Mjekësore.

Aktualisht është Rektor i Universitetit Amerikan të Tiranës

Botime

Ka botuar monografinë "Acidet e larta yndyrore të pangopur dhe prostaglandinat"

Është bashkautor i Fjalorit latinisht - shqip të Mjekësisë.

Ka botuar disa dhjetëra studime në periodikun shkencor mjekësor të kohës dhe ka kryer një sërë studimesh për anë të veçanta të shërbimit shëndetësor.

The contents of this page are sourced from Wikipedia article. The contents are available under the CC BY-SA 4.0 license.
Lists
Gjergji Minga is in following lists
comments so far.
Comments
From our partners
Sponsored
Gjergji Minga
arrow-left arrow-right instagram whatsapp myspace quora soundcloud spotify tumblr vk website youtube pandora tunein iheart itunes