peoplepill id: ferit-lamaj
FL
Albania
12 views today
13 views this week
Ferit Lamaj
Albanian fabulist

Ferit Lamaj

The basics

Quick Facts

Intro
Albanian fabulist
Places
Work field
Gender
Male
Birth
Age
70 years
The details (from wikipedia)

Biography

Ferit Lamaj u lind në Korçë më 6 janar 1955.Kreu studimet e larta për gjuhë-letërsi shqipe në Tiranë.Lamaj është një nga fabulistet me te mire shqiptare.Ka publikuar 60 libra, në faqet e të cilëve renditen mbi 3500 fabula. Disa nga titujt e librave : “Në verë dhe në dimër” ; “Në kopshtin zoologjik” ; “Tosi me fustan” ; “Kush e hëngri mjaltin ?” ; “Gjelkokoshi zgjon derrkucin” ; “Bilbili dhe gjinkalla” ; “201 fabula” ; “Dhelpra doganiere” ; “Dhelpra e Trojës” ; “Kafshët flasin” ; “Bubi, beci dhe kaleci” ; “1111 fabula” ; “Papagalli pinguin” ; “Një deve pranë Eifelit” ; “Derri me tri këmbë” ; “Fabula erotike” ; “Gërvisht e gërvisht” ; “Mikrofabula” ; “Lakuriqi lakuriq” ; “Miss Dhia” ; “Mbreti xhuxh” ; “Gici dhe polici” ; etj.

Fabulat e Ferit Lamajt janë përkthyer e botuar në disa gjuhë : anglisht, frëngjisht, spanjisht, italisht, greqisht e rumanisht.Krijimtaria e tij është ekranizuar në albume fabuleske nga TV shqiptar, nën interpretimin e aktorëve Kadri Roshi, Margarita Xhepa, Lazër Filipi e Roland Trebicka.

Është hartues i përmbledhjes antologjike të fabulës shqiptare si dhe fitues i mjaft çmimeve kombëtare e ndërkombëtare, ku spikatin : çmimi i parë në konkursin kombëtar të 45-vjetorit të Çlirimit (1989) ; çmimi "La Fonten" nga Ambasada Franceze në Tiranë (1995) ; çmimi “Libri më i mirë për fëmijë në gjuhën shqipe” (Maqedoni, 1996) ; çmimi i Karrierës (1996) ; medalja e argjendtë në konkursin ndërkombëtar "Il faro d'Argento" (Itali, 1998) ; medalja e argjendtë nga Biblioteka Ndërkombëtare e Poezisë (SHBA, 2002) ; medalja “Naim Frashëri i argjendtë” akorduar nga Presidenti i Republikës (2005) ; lista e Nderit e IBBY-t (Kinë, 2006).

Ka studiuar e hulumtuar në fushë të fabulës në Greqi, Itali, Francë, Gjermani, SHBA, Bullgari, Rumani, Zvicër, Austri, Egjipt, Maqedoni, Kosovë, Mali i Zi, Çeki, Kinë.

Është anëtar i Shoqatës Botërore të Fabulistëve si dhe i ShoqatësNdërkombëtare të Shkrimtarëve për Fëmijë e të Rinj.

Ky material duhet bartur te Wiki-Libra



Disa Fabula:

Një thënie e re

Që prej shekujsh rron e thëna: "Qengj’ i urtë pi dy nëna". Por nuk dini më të renë: "Pi servili gjithë kopenë"...

Kanarina

Engjëllorja kanarinë Në kafaz rri e trishtuar. Sheh një ujk që ulërin, Ulërin si i tërbuar.

Eh, moj botë, botë e mbrapshtë, Kë mban brenda, kë lë jashtë!...

Pasfjalë

  • Më ka rrëmbyer fabula që herët. Humbisja pas Ezopit e Fedrit, La Fontenit e Krillovit, Trilusës, Naimit, Santorit e Çajupit. Fabula është magjike. Të ngjizet në shpirt. Të pushton. Të josh me përjetësinë e saj. Fabula nuk do të ketë kurrë vdekje. Ajo ka gjalluar njëzet e pesë shekuj më parë, do të gjallojë edhe njëzet e pesë të tjerë, edhe dyqind e pesë, edhe...
  • Le të më falë lexuesi, nëse pasionin dhe dashurinë ndaj fabulës do ta shprehja përmes vargjeve: "Rrëmbemini të gjitha:/ Mish, e kockë, e gjak./ Larg kthetrat nga fabula!/ Larg!"
  • Fabula bën çudira. Të ledhaton, por edhe ta ngul. Fabula është e tillë. Disi "e pabesë", ngaqë e tillë është vetë jeta. Fabula ndjek jetën. E lufton me armët e saj të fuqishme: me humorin, sarkazmën, ironinë, groteskun, alegorinë, paradoksin, lakonizmin, befasinë, e mbi të gjitha, me filozofinë e saj. Fabula është filozofike.
  • Siç shprehet Dritëroi në parafjalë të këtij vëllimi, fabula shpejt bëhet pronë e të gjitha moshave dhe profesioneve. Është pikërisht kjo ndër arsyet që i jam përkushtuar i tëri fabulës.Fabulisti lumturohet kur krijesat e tij shëtisin te sa më shumë duar e sy.

Ferit Lamaj

Globi - Kokë

Globi - Kokë glob më vete, Supershtete, minishtete.

Shtetet - Buzë buzabuzë... Shteti - Gjuhë pjell akuzë.

Shteti - Gojë, shteti - Gojë Po u hap, diç do kafshojë.

Shteti - Hundë Shfryn ku mund.

Shtetet - Faqe Lypin paqe.

Shteti - Ballë Rrudhat palë.

Thellë ç'fsheh pyllshteti - Flok: Derra, ujqër a maçokë?

Shtetet - Veshë vesh më vesh: "Koka ...glob apo përshesh!"

Shtete - Sy na qenkan dy, Kanë sy a s'kanë sy?!

Globi - Kokë djeg si furrë. ...Deri kur?Deri kur?

33

Çohet gici në tabelë.

- Shkruaj numrin 33!

Gici rri si torovel.

I thotë pata: - Shkruaj, ç'ke?

- Nuk e di, si është e mbara: Cilin tresh të vë përpara!

Shiko dhe këtë

The contents of this page are sourced from Wikipedia article. The contents are available under the CC BY-SA 4.0 license.
Lists
Ferit Lamaj is in following lists
comments so far.
Comments
From our partners
Sponsored
Ferit Lamaj
arrow-left arrow-right instagram whatsapp myspace quora soundcloud spotify tumblr vk website youtube pandora tunein iheart itunes