peoplepill id: ferat-hasani
FH
Albania
10 views today
11 views this week
The basics

Quick Facts

Places
Birth
Place of birth
Vučitrn, Serbia
The details (from wikipedia)

Biography

Ferat Hasani (Strofc, Vushtrri 1904 - Vendlindje 1984) ishte veprimtar i çështjes kombëtare, ushtarak, pjesëtar i Këshillit të Regjencës pas shtatorit 1943 në kuadër të Ballit Kombëtar, pjesmarrës në luftëra në Kosovë kundër forcave serbe në Drenicë, Artakoll, Shalë dhe Llap.

Jeta

U lind në Strofc të Vushtrrisë në një familje me traditë atdhetare. Ishte i biri i Hashim Hasanit, që më 1917 ia kishin vrarë forcat bullgaro-serbe dhe asnjëherë s’është gjetur trupi tij. Familja me një ekonomi të mesme banonte në Stofc në një shtëpi të madhe, e cila më vonë u dogj disa herë nga pushtuesi. Ferati e shpenzoi shpejt pasurinë e tij sidomos me rastin e shkuarjes së tij disa herë në Tiranë. Pastaj gjatë kohës që ishte pjesëmarrës në Këshillin e Regjencës në Tiranë që qëndroi gjashtë muaj. Duke qenë në lidhje me kryengritësit e shumtë shqiptar në Kosovë, së bashku me Aziz Zhilivodën, Mehmet Gradicën dhe Xhafer Devën, krijojnë njësit e para xhandare shqiptare në kuadëtr të Qeverisë Shqiptare në krye me Rexhep Mitrovicën dhe Xhafer Devën. Pas krijimit të stacioneve të xhandarëve shqiptar në Mitrovicë, Vushtrri dhe Podujevë, Mehmet Gradica caktohet komandant regjional i xhandarmërisë shqiptare, gjersa Ferat Hasani shef operativ regjional në stacionin e Vushtrrisë. Ferati mori gradën toger së bashku me Aziz Zhilivodën, Shaban Klinakun, Deli Ademin, Hazir Gjakën dhe Ilaz Kollën.

Ferati kaloi shumë kohë në Shqipëri duke marrë pjesë aktive në jetën nacionale të popullit shqiptar dhe mori pjesë në Lidhjen e Dytë të Prizrenit.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore shёrbeu si oficer i xhandarmërisë shqiptare në Vushtrri, Mitrovicë, Podujevë, Prishtinë e më pas edhe nё shumё rajone tё vendit. Qe ndër anëtarët më besnikë të Ballit Kombëtar. Ndihmoi Xhafer Devën dhe Mustafa Merlika Krujën në shtrirjen e administrimit të Qeverisë së Shqipërisë Etnike në Tiranë në gusht të 1943. Gjithashtu, nga viti 1944, mori pjesë aktive në luftërat në Drenicë, Artakoll, Shalë dhe Llap, përkrah Shaban Polluzhës dhe Mehmet Gradicës.

Pas lufte Feratit ia vrasin vëllanë Rifarin dhe djalin, Kajtazin. E dënojnë me burgim të përjetshëm, por e lirojnë me kusht që ta lërë atdheun me tërë familjen dhe të shkojë në Turqi.

Vdiq i sëmurë më 1984 në vendlindje, Strofc të Vushtrrisë.

Referimet

  1. ^ "Postoni tregime apo histori per ngjarje te verteta". kosovare.albanianforum.net. Marrë më 2018-05-30.
  2. ^ Hasani (Jakup), Safet (2012). Çyqavica çerdhe trimash. Prishtinë: Biblioteka "Hivzi Sylemani". f. 19.  978-9951-8823-2-3.
Information provided by PeoplePill users
By Safet Hasani on 10 Feb 2020, 07:22 am
Pjesmarrës në Rexhencën Shqiptare në Tiranë 1943-44, së bashlku me Xhafer Devën, Maria Shllakun, Rexhep Mitrovicën, Fuad Dibrën, Aziz Krasniqin.
The contents of this page are sourced from Wikipedia article. The contents are available under the CC BY-SA 4.0 license.
Lists
Ferat Hasani is in following lists
comments so far.
Comments
From our partners
Sponsored
Credits
References and sources
Ferat Hasani
arrow-left arrow-right instagram whatsapp myspace quora soundcloud spotify tumblr vk website youtube pandora tunein iheart itunes