peoplepill id: fazli-hajrizi
FH
4 views today
4 views this week
The basics

Quick Facts

The details (from wikipedia)

Biography

Fazli H. Hajrizi u lind më 25 nëntor 1949, në fshatin Kotorr, të komunës së Skënderajt, Është publicist shqiptar.

Jeta

Fazli H. Hajrizi shkollën fillore e kreu në vendlindje dhe në Runik, gjimnazin në Mitrovicë, kurse studimet e larta në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës- Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe. Ka punuar si mësimdhënës i gjuhës shqipe dhe letërsisë në Gjimnazin e Skenderjat, (1971-1973), në Gjimnazin eVitisë ( 1974/75), në Shkollën e Mesme Teknike në Mitrovicë (1975/76 e 1987-1991) dhenë Qendrën Arsimore të Bazave të Përbashkëta ( 1977-87). Prej viti 1992 e deri në gusht 2010, ka qenë mësimdhënës në Gjimnazin “ Frang Bardhi” në Mitrovicë.

Botime

Fazli Hajrizi ka botuar:

  • "Gjimnazi i Mitrovicës" (1946-2000), monografi, Shtëpia Botuese "Libri Shkollor" (2000),
  • "Vëzhgime për Shalën e Bajgorës", monografi, Klubi Letrar "Lumi i Bardhë" (2001),
  • "Bedri Gjinaj - mësues dhe patriot I shquar", monografi, Shtëpia Botuese "Libri Shkollor" (2001),
  • "Drenica dhe Lutanët e Turiçefcit", monografi, Klubi Letrar "Lumi i Bardhë" (2006),
  • "Shkolla Normale "Hasan Prishtina" e Mitrovicës" (1967-1977), monografi, Shtëpia Botuese "Libri Shkollor" (2007),
  • "Rexhep Mitrovica në Lëvizjen Kombëtare", Shtëpia Botuese "Libri Shkollor" (2008),
  • "Rrahim Gashi me brezat në trojet arbërore" (bashkautor), monografi, botoi “Instituti i Integrimit të Kulturës Shqiptare”, Tiranë 2010,
  • “Mitrovica dhe Shala e Bajgorës në fokusin e historisë”, Shtëpia Botuese "Libri Shkollor" (2011),
  • “Isuf Hajdar Bekaj nga Uça – arkiv i gjallë” (kujtime e rrëfime), Shoqata e Shkrimtarëve “Jakup Ceraja”, Mitrovicë 2012,
  • “Moisi I Mall(k)uar” (Poezi), Shoqata e Shkrimtarëve “Jakup Ceraja”, Mitrovicë 2012,
  • “Shkolla Teknike në Mitrovicë (1946-2014)”, monografi, Shtëpia Botuese "Libri Shkollor" (2014),
  • "Bedri Gjinaj - mësues dhe patriot i shquar" (botim i plotësuar), monografi, Shtëpia Botuese "Libri Shkollor" (2014),
  • “Gjimnazi i Mitrovicës” (botimi i dytë), monografi, Shtëpia Botuese “Libri Shkollor”  (2016),
  • “Mujë Loshi” - Mësues e filozof, fjalëlapidar e pajtimtar, akademik i mendimit dhe tregimit popullor, Shtëpia Botuese “Libri Shkollor”  (2016),
  • “Dervish Goxhuli - Anekdotist, humorist dhe rapsod i shquar popullor”, Shtëpia Botuese “Libri Shkollor”  (2017),
  • “Shefqet Karakashi - Misionar i arsimit dhe kulturës shqiptare”,  Shtëpia Botuese “Libri Shkollor”  (2017),
  • “Shkolla e Mesme Ekonomike “Hasan Prishtina” e Mitrovicës", monografi, Shtëpia Botuese “Libri Shkollor” (2018),
  • Shkolla e Mesme e Mjekësisë "Dr. Xheladin Deda" e Mitrovicës", monografi, Shtëpia Botuese "Libri Shkollor" (2019).

Shih edhe

Referenca dhe shënime

  1. ^ Hajrizi H. Fazli (2014), Bedri Gjinaj- mësues dhe atdhetar i shquar ( monografi), Libri Shkollor,ISBN 987-9951-07-997-6.Prishtinë 2014.
  2. ^ Dr.Sulltane Kojçini-Ukaj (25 nëntor 2014), “Bedri Gjinaj – mësues dhe atdhetar i shquar (recension)
The contents of this page are sourced from Wikipedia article. The contents are available under the CC BY-SA 4.0 license.
Lists
Fazli Hajrizi is in following lists
comments so far.
Comments
From our partners
Sponsored
Credits
References and sources
Fazli Hajrizi
arrow-left arrow-right instagram whatsapp myspace quora soundcloud spotify tumblr vk website youtube pandora tunein iheart itunes