peoplepill id: emil-lafe
EL
3 views today
5 views this week
The basics

Quick Facts

Gender
Male
Birth
Age
87 years
The details (from wikipedia)

Biography

Emil Lafe lindi në vitin 1938, është gjuhtar shqiptar.

Biografia

Kreu studimet në Universitetin e Tiranës në vitin 1959 dhe prej atëherë ka punuar në këtë universitet dhe në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të Akademisë së Shkencave. Ka qenë drejtor i Qendrës së Enciklopedisë Shqiptare, që ishte një organizëm i Akademisë së Shkencave, i ngarkuar me përpunimin e botimit të dytë të fjalorit enciklopedik shqiptar dhe hartimin e enciklopedisë shqiptare.

Është marrë me probleme të ndryshme të studimeve albanologjike, me autorët e vjetër shqiptarë, veçanërisht me Gjon Buzukun, pastaj me probleme të gramatikës. Është bashkautor i gramatikës akademike të gjuhës shqipe. Po ashtu ka bashkëpunuar që nga viti 1961 deri në vitin 1976 për drejtshkrimin e gjuhës shqipe me Komisionin e Drejtshkrimit të Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë, të kryesuar nga prof. Androkli Kostallari, pastaj Eqrem Çabej dhe Mahir Domi. Njëkohësisht është kryeredaktor i revistës "Gjuha Jonë", që është revistë për kulturën gjuhësore.

The contents of this page are sourced from Wikipedia article. The contents are available under the CC BY-SA 4.0 license.
Lists
Emil Lafe is in following lists
comments so far.
Comments
From our partners
Sponsored
Emil Lafe
arrow-left arrow-right instagram whatsapp myspace quora soundcloud spotify tumblr vk website youtube pandora tunein iheart itunes