Duro Mustafai
Quick Facts
Biography
Duro Mustafai (Avdurahman Bashaj) ka lindur në qytetin e Vlorës, më 21 shkurt 1933.Durua, mësimet e para i kreu në shkollën 7 vjeçare “Naim Frashëri” në vendlindje. Përfundoi me rezultate të shkëlqyera shkollën e mesme “Luigj Gurakuqi” në Elbasan. Mbaroi më tej dy fakultete. Studimet e larta i kreu në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, dega Gjuhë – Letërsi, Tiranë. Fillimisht ka punuar si drejtor shkolle dhe mësues i letërsisë në Vlorë. Krijimtarinë letrare e ka nisur që në bankat e shkollës. Për më shumë se 30 vjet është marrë me gazetari. Ka punuar redaktor në gazetën “Zëri i Popullit”, kryeredaktor i gazetës “Drita” (6 vjet). Disa vite, para se të dilte në pension ka qenë kryeredaktor i gazetës “Shqipëria” (për diasporën), në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Për disa vjet ka dhënë mësim si pedagog i jashtëm, në degën e Gazetarisë të Universitetit të Tiranës. Duro Mustafai është autor i librave: “Edhe ti do të bëhesh gjysh”, Tiranë, Ilar, 2014); “Vranishti në sytë e mi” (portrete, skica, reportazhe, artikuj e intervista), Tiranë, Toena, 2006; “Nën qiellin e Prishtinës” (Ditar i një dashurie të përgjakur), roman, Tiranë, Toena, 2008; “Ne gazetarët e atyre viteve”, Tiranë, Ilar, 2014; “Me sytë e një gruaje”, poezi, Tiranë, Da Vinçi Press, 2015, etj.