Dervish Luzha
Quick Facts
Biography
Rexhep Tarçuku i njohur më shumë si Dervish Luzha (Luzhë, 15 korrik 1904 - 4 nëntor 1985) ka qenë një shejh sufi i tarikatit Halveti.
Biografia
U lind në Luzhë, të Tropojës të Malësisë së Gjakovës, i biri i Tarçuk Balës dhe Fate Hysenit nga Gegëhyseni. I ati e la jetim të vogël dhe për të u kujdes mixha Bajram Sefë Bala, që edhe e rriti. Që në vogëli tek ai u duken shenjat e dervishit, dhe xhaxhai i tij e çoi ne teqen e Çajës në Kukës. Aty në moshën 17-vjeçare vishet dervish i tarikatit Halveti nga sheh Rexhepi, i cili e kompletoi me shërbimet e nevojshme.
Dervishi kthehet në Luzhë nga ku ka marrë edhe emrin Dervishi i Luzhës. Gjatë Luftës së Dytë Botërore përkrahu Lëvizjen Nacionalçlirimtare dhe shërbeu pa armë në Brigadën XXV.
Më 1982 ka hyrë në shtëpinë e Halit Balës, ku i shërbeu lezhjanja Bardhe Tanja, por në pamundësi që të ndërtonin një tyrbe gjatë regjimit. Dervishi ndërroi jetë më 3 nëntor 1985, por pas rënies së komunizmit Azem Hajdari i ndërtoi tyrben e Dervish Luzhës që përnderohet nga vendasit.
Nderime
Presidenti i Republikës,çmoi gjatë një ceremonie të zhvilluar në Tyrben e fshatit Luzhë të Bashkisë së Bajram Currit (Tropojë), Rexhep Tarçuk Balajn (Dervishin e Luzhës) (pas vdekjes) me Dekoratën “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Në vlerësim e nderim të veprimtarisë së tij të çmuar atdhetare si pjesëmarrës në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, dhe në veçanti, për kontributin e tij të jashtëzakonshëm si klerik i shquar, bamirës zemërgjerë dhe edukues, duke mëkuar plot durim e përkushtim me vlerat e virtytet më të spikatura kombëtare banorët e Tropojës, Malësisë së Gjakovës e më gjerë.
Referencat
- ^ Hasan Selimi (9 nëntor 2016). "Përshëndetje mistikës patriotike të Dervish Luzhës". botasot.info.