Biser Mehmeti
Quick Facts
Biography
Biser Mehmeti, u lind në fshatin Sefer të Preshevës, shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Ferizaj, kurse fakultetin e letërsisë dhe të gjuhës shqipe në Prishtinë. Gjatë kohës sa ka qenë stundent ka bashkëpunuar me revistat "Zëri i rinisë" dhe "Bota e re" ku ka botuar një numër të madh shkrimesh gazetareske, por edhe krijime të ndryshme letrare. Me shkrime letrare merret që nga shkolla e mesme. Është bashkautor në librin “Katërmbëdhjetë autorë” i botuar në vitin 1985 në Ferizaj, nga Klubi letrar “De Rada” ( të cilin pushteti i atëhershëm e pati djegur!) dhe në antologjinë “Orët e bardha” të krijuesve të klubit letrar “De Rada” të Ferizajt, botuar në vitin 2001. Në gazetën "Bota sot" ka botuar një numër të madh tegimesh. Në vitin 2004 në SHB "Vatra" në Shkup ka botuar romanin "Nata pa mëngjes". Punon në Ferizaj si mësimdhëns i gjuhës shqipe. Fitues i Çmimit letrar për roman "De Rada", 2014.
- Në vitin 2014 në konkursin anonim tradicional që e organizon Klubi Letrar "De Rada" në Ferizaj zuri vendin e parë me romanin "Fjala e ngrirë".
Veprat:
1| Biser Mehmeti :"Nata pa mëngjes",(roman) botues. SHB "Vatra" Shkup, 2004
2| Biser Mehmeti :'"Katër kalorësit e apokalipsit", (tregime) “SHB "Rrjedha ”, 2011
3| Biser Mehmeti "Jetë e mohuar",roman, botues SHB "Rrjedha", Gjilan, 2012
4| Biser Mehmeti Fjala e ngrirë (roman) botues Klubi letrar"De Rada, Ferizaj, 2014
5| Biser Mehmeti"Dielli i ftohte",roman, ÇMIMI I TRETE, Botues "Buzuku", Prishtine, 2016.
6| Biser MehmetiZHGJËNDËRR E VRARË, vëllimin i parë me poezi, 2019. 7. Biser Mehmeti"Shpirtshitësit e Simonidës" roman, BUZUKU, Prishtinë, 2019
7. Biser Mehmeti "SHPIRTSHITËSIT E SIMONIDËS", roman, BUZUKU, Prishtinë, 2019
- |Biser Mehmeti: Është përfshirë në librin “Katërmbëdhjetë autorë” i botuar në vitin 1985 në Ferizaj, nga Klubi letrar “De Rada” ( të cilin pushteti i atëhershëm e pati djegur!) dhe
- |Në antologjinë “Orët e bardha” të krijuesve të klubit letrar “[ De Rada]]” të Ferizajt, botuar në vitin 2001.