peoplepill id: baki-rexhepi
BR
3 views today
6 views this week
Baki Rexhepi
journalist

Baki Rexhepi

The basics

Quick Facts

Intro
journalist
Work field
Gender
Male
The details (from wikipedia)

Biography

Baki Rexhepi , ka lindur me 19 maj 1970 në fshatin Depce (Serbia), shkollën fillore dhe atë të mesme i ka përfunduar në Presheve, ndërsa studimet universitare në Prishtine, ne Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore, Seksioni i Fizikes. Ndërsa në Beograd ka përfunduar Masterin për Ekonomi (Ekonomi Afariste dhe Ndërmarrësi).Studimet doktorale gjithashtu i vazhdon ne Beograd, ne drejtimin e Ekonomisë (Menaxhment Afaristë).

Që nga viti 1994, punon gazetar fillimisht i RTV "Zëri i Kumanovës" në Kumanovë, për te vazhduar në Redaksin në Gjuhen Shqipe të Televizionit Publik te Maqedonisë, në Radio Televizionin e Kosovës, bashkëpunëtore i BBC seksioni Shqip, bashkëpunëtore i disa agjensioneve te lajmeve, bashkëpunëtore i BIRN-it dhe shumë mediave me karakter rajonal dhe ndërkombëtare.

Është themelues i RTV "Spektri" ne Bujanoc, që nga viti 2003 është kryeredaktor i këtij mediumi te vetmit të regjistruar në Serbi, për të emetuar program në gjuhën shqipe.

Ka përfunduar disa shkolla te gazetarisë, sic janë "Shkolla Norvegjezo-Daneze", "Raportimi Amerikane", "Shkrimet Angleze" si dhe ka vijuar dhjetra seminare që kanë te bëjnë me profesionalizimin gazetaresk. Nder te tjera për me se një jave ka qëndruar në Den Hagen në Holandë, në ICTY, në kuadër te seminarit të organizuar nga OSBE dhe BIRN i sponsorizuar nga Ambasada e Britanisë se Madhe në Beograd, lidhur me "Raportimin mbi kriminelet e luftërave dhe krimin e organizuar ne përgjithësuesi".

Ka marre disa mirënjohje për punën e vete, është nominuar nga Ambasada e ShBA-ve në Beograd për pjesëmarrje në Programin IVLP të Departamentit të Shtetit Amerikan. Në ShBA ka qëndruar për rreth një muaj si i ftuar i Departamentit te Shtetit Amerikan.

Deri me tani ka botuar qindra artikuj gazetaresk, në media te ndryshme, te cilët kanë ndikuar në përmirësimin e gjendjes se shqiptareve te Luginës se Preshevës, ka dhëne disa intervista në media të njohura ndërkombëtare, të cilat kanë pasur efekt pozitiv në sensibilizimin e gjendjes se shqiptareve ne Lugine.

Shkrimet e Baki Rexhepit, kryesisht pasqyrojnë nivelin e të drejtave te shqiptareve ne Luginën e Preshevës.Gjate periudhës se luftës se armatosur në mes të forcave serbe të sigurisë dhe pjesëtareve te UCPMB-se në Luginën e Preshevës, në vitet 2000-2001, Baki Rexhepi, ka qenë ndër gazetaret e paket shqiptare që kanë raportuar për mediat e ndryshme me qellim të ndikimit për parandalimin dhe përshkallëzimin e kësaj lufte të shkaktuar nga regjimi i Millosheviqit. Disa herë është ndaluar nga forcat serbe të sigurisë, lidhur me punën qe ai benë, në periudha të ndryshme kohore.

Është anëtar i disa organizatave për mbrojtjen e gazetareve, sic janë AGPK në Prishtine, NUNS edhe ANEM ne Beograd, CPJ në New York, etj. Në RTV Spektri, perveç që është kryeredaktor mban emisionet që kanë të bëjnë me zhvillimet aktuale e në veçanti me ato politike. Baki Rexhepi është profesor i Fizikës dhe punon në Shkollën e Mesme "Sezai Surroi" ne Bujanoc. Është profesor në Degën e Kolegjit Universitarë AAB në Ferizaj, ku i ligjeron disa lende te Ekonomise. Ka botuar disa punime shkencore ne gazeta prestigjioze shkencore te rajoni. Ndërkaq është kryeredaktor i gazetës së vetme të shkruar në gjuhën shqipe në Luginën e Preshevës, “Nacionali” organ i Këshillit Kombëtarë Shqiptarë. Si dhe korrespondenti rregullt i Radio Televizionit të Kosovës nga Lugina e Preshevës, që nga viti 2000.

Është i martuar dhe bashkë me gruan e tre fëmijet, si dhe prindërit e tije, jetojnë në Presheve.

The contents of this page are sourced from Wikipedia article. The contents are available under the CC BY-SA 4.0 license.
Lists
Baki Rexhepi is in following lists
comments so far.
Comments
From our partners
Sponsored
Baki Rexhepi
arrow-left arrow-right instagram whatsapp myspace quora soundcloud spotify tumblr vk website youtube pandora tunein iheart itunes