Baba Qazim Bakalli
Quick Facts
Biography
Baba Qazim Bakalli (Gjakovë, 1895 - 15 shkurt 1981) ka qenë imam dhe babà i tarikatit bektashi, intelektual, shkrimtar dhe atdhetar shqiptar.
Biografia
U lind në Gjakovë, në gjirin e familjes së Bakallëve të fisit Thaç. Në vendlindje mori mësimet e para në mejtep dhe më pas vijoi shkollën "Darul Mualiminë" në Shkup, asokohe qendra e Vilajetit. Bakalli, në fillim, kur njësitë autro-hungareze i përzunë serbët, më 1915-1918, shërbeu si mësues në Gjakovë. Kur Sërbia e ripushtoi Kosovën me 1918, Qazim Bakalli, si shumë intelektualë, atdhetarë të tjerë të Gjakovës, doli në Shqipëri.
Shërbeu si mësues në Lumë, si nëpunës në Bytyç, e herë si sekretar. Më vonë u dorëzua në tarikatin Bektashi në Fushë Krujë, ku u vesh dervish nga Haxhi Mehmed Babai. Ka shërbyer si dervish edhe në teqen e Elbasanit.
Nga Kryegjyshata e Tiranës, me vendim të Sali Nijazi Dedeit, udhëheqës i bektashinjve, në vitin 1940 emërohet në Tetovë si Baba. Mbas arrestimit që i bëhet në Tiranë dhe hetimeve të gjata që i bëhen në Shkup, me 1947, Baba Qazim Bakalli kthehet në vendlindje, në Gjakovë, ku shërben në Teqenë Bektashiane të Gjakovës deri sa ndërroi jetë më 15 shkurt 1981.
Veprat
Pasi biblioteka e tij e pasur u dogj bashkë me teqen e tyrben në Gjakovë, një përkthim i tij i "Divanit të Shemsi Tabrizit" të Rumiut u ruajt nga Vehap Shita në Prishtinë. U botua më 2007 nga Kryegjyshata Botërore Bektashiane.
Referimet
- ^ Yvejsi, Mexhid. "Baba Qazim Bakalli (1895 - 1981)". sa-kra.ch.