Avni Resuli
Quick Facts
Biography
Avni Resuli lindi në vitin 1926 në Durrës dhe vdiq më 10 shtator të vitit 1988, ishte aktor dhe regjisor i njohur shqiptar.
Pas një përvoje si amator në disa shfaqje, në janar të 1948 fillon punë pranë Teatrit Popullor si aktor. Roli i tij i parë ishte në pjesën "Për ata që janë në det" premiera e së cilës u shfaq në 12 qershor të vitit 1948. Në jetën e tij të gjatë skenike Avni Resuli që nga 1948 e deri sa u shkëput prej saj në 1988, plot 40 vjet, ai interpretoi dhjetëra role, mbi 100 si në pjesët kombëtare, ashtu edhe në ato të huaja. Nga viti 1967 deri në 1974 ai punoi si inspektor skene, por që nuk u shkëput nga interpretimi në skenë. Në filmin artistik Avni Resuli ka dhënë një kontribut modest. Që nga viti 1980 - 81 Avni Resuli iu përkushtua më shumë punës si asistent regjisor, derisa doli në pension. Puna e tij e fundit ishte përgatitja e shfaqjes "Zbutja e Kyeneçës" (qershor 1988).
Ky artikull në lidhje me një aktor është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar atë.