peoplepill id: avdi-xhaqku
AX
2 views today
2 views this week
The basics

Quick Facts

Gender
Male
The details (from wikipedia)

Biography

Avdi Xhaqku u lind më 10 janar 1971 në lagjen Xhaqku në Hogosht.

Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në Hogosht, në armatën e ish jugosllavisë do të dezertonte, me pasaportë të të vëllait Rexhepit udhëton në Zvicër. Pas një qëndrimi 8 vjeçar vendosi të kthehet në frontin e luftës si pjesëtar i UÇK-së.

Pas shpalljes së mobilizimit nga Shtabi i UÇK, ftesës iu pergjegj në Bazel të Zvicrës me shokët e tij Imer Imerin nga Ferizaj, Jeton Hajrullah Dërmakun nga Shipashnica e Epërme, Sami Zekën nga Vitia, Fadil Qerimin nga Xhylekreshta, dhe Mentor Rama nga Ceroviku i Klinës.

Me 1 maj niset nga Arau-ja e Zvicrës për në Itali (Bari), më pastaj me trajekt për në Shqipëri. Me 2 maj arrinë në Durrës, për të vazhduar rrugën për në Feken (qendër stërvitore)dhe stërvitet 20 ditë. Avdi Xhaqku ishte rreshtuar në Brigadën e Parë që quhej „Syri i Shqiponjes“ e cila numëronte 1.780 ushtarë dhe të cilës i printe Komandanti Bilall Syla nga Medvegja.

Avdiu kishte një pergaditje të veçant për luftë , kishte vizion të qartë dhe ishte trim që me te nuk duhej folur shumë ngase kishte përvojë nga lufta në Kroaci.

Me 1 qershor 1999 në operacionin "Shigjeta" trimi i madh nga Hogoshti ujiti me gjakun e tij malet e Pashtrikut dhe tokën e Kosovës , gjaku i tij pikoj në tokën që e deshti të lirë, varrimi i Dëshmorit Avdi Xhaqku u bë në maje të Pashtrikut me 2 qershor e më vonë bëhet rivarrimi në varrezat e dëshmoreve në Dardanë. Në Hogosht iu është ngritur lapidari së bashku me bashkëvendasin e tij Dëshmorin Isa Kastrati .

Burimi i të dhënave

  • "Dëshmorët nuk vdesin kurrë" - 2004 nga autori Ramadan S. Latifaj
The contents of this page are sourced from Wikipedia article. The contents are available under the CC BY-SA 4.0 license.
Lists
Avdi Xhaqku is in following lists
comments so far.
Comments
From our partners
Sponsored
Avdi Xhaqku
arrow-left arrow-right instagram whatsapp myspace quora soundcloud spotify tumblr vk website youtube pandora tunein iheart itunes