peoplepill id: asti-papa
AP
8 views today
9 views this week
The basics

Quick Facts

Intro
geoloog
Work field
Birth
Age
94 years
Asti Papa
The details (from wikipedia)

Biography

Asti Papa, Francë 2013.

Asti Papa (lindur më 17 nëntor 1931 në Bari, Itali) është inxhinier gjeolog, doktor i shkencave, profesor dhe përkthyes.

Biografia

Pasi kreu Politeknikumin e Tiranës punoi për ngritjen e shërbimit gjeologjik të naftës (1951-1954) në Patos. U diplomua në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave (1959). Punoinë disa ndërmarrje gjeologjike, ne Institutin e Kërkimeve Gjeologjike,në atë të Naftës dhe të Gazit, në Ekspeditën Detare (1959-1981). Në vitet 1981-1992 punoi në sektorin e Enciklopedisë Shqiptare, në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. Më pas (1992-1996) ishte konsulent shkencor i kompanisë AGIP për kërkimin e hidrokarbureve në detin Adriatik.

Gjatë veprimtarisë së tij është marrë kryesisht me çështjet e gjeologjisë regjionale. Ka qenë drejtues i studimeve të para stratigrafike për Miocenin (1959-1962), bashkautor i ndarjes tektonike të Shqipërisë (1964) , nismëtar i studimit të shelfit detar shqiptar të Adriatikut (1975), bashkautor i Hartës Gjeologjike të Shqipërisë 1:200 000 (1967) etj. Ka futur për herë të parë në Shqipëri nocionet e sotme gjeologjike të tektonikës së pllakave (1972) dhe ka interpretuar strukturën e Albanideve në bazë të tyre.

Ka qenë anëtar i kryesisë së Shoqatës së Gjeologëve të Shqipërisë (1989-1998), anëtar i Shoqatës Gjeologjike të Francës (1971).

Një fushë tjetër e veprimtarisë së Asti Papës është ajo e përkthimeve. Ka marrë vlerësimin “Personalitet frankofon i vitit 2013”.

Botime

Libra

  • Gjeologjia e Shqipërisë (bashkautor) - Tekst sqarues i Hartës Gjeologjike të Shqipërisë 1:200.000. - Inst. Stud. Proj. Gjeol. Min., Sht. Bot. « Naim Frashëri », Tiranë 1970, 343 f.
  • Bazat e Gjeologjisë – Për degën e Gjeografisë, Fak. Histor. Filol., Drejt. e Botimeve e Universitetit, Tiranë 1971, 380 f.
  • Fjalor i termave të gjeologjisë: shqip-anglisht-frengjisht-italisht-rusisht, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, Tiranë 1988 ,1404 f.
  • Bibliografi e botimeve franceze për gjeologjinë e Shqipërisë dhe vendeve fqinje, Qendra e Informacionit dhe Dokumentacionit Shkencor dhe Teknik, Tiranë 2001, 143 f (shqip dhe frengjisht).

Artikuj shkencorë

  • Lesmolasses éocènes de l’Albanie sud-orientale, Mémoires BRGM, Vol. 58, Paris 1968, f. 663-673.
  • Conceptions nouvelles sur la structure des Albanides., Bul. Soc. Géol. de France, Sér. 7, Vol. 12, N° 6, Paris 1970, f. 1096-1109.
  • Mbi tektonikën e pllakave dhe interpretimin e strukturës së Albanideve në bazë të saj– Nafta e Gazi, N° 4, Fier 1981, f. 3-24.
  • Gjeologjia dhe gjeomorfologjia e shelfit shqiptar të Adriatikut – Studime Gjeografike, N°1, Tiranë 1985, f. 96-116.
  • Jacques Bourcart et les fondements de la géologie alpine de l’Albanie. –Travaux du Comité Français de l’Histoire de la Géologie, Soc. Géol. de France, 3ème Sér., Vol. XIX, N° 12, Paris 2001, f. 135-143.
  • The Adventures of a notion : Albanides.-Albanian Journal of Natural & Technical Sciences, Albanian Academy of Sciences, Tirana 2003, N°14, p. 167-176.
  • Ami Bue : një dashamirës i hershëm i Shqipërisë dhe i shqiptarëve. – Studime, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë 2006, N° 13, f. 249-268.
  • Montagnes d’Albanie. –La Montagne & Alpinisme, 105e année, N° 3, Paris 2009, p. 58-65 - Papa. A, Onuzi K.

Libra popullarizues

Përkthime

  • Robert Mantran (drejtues) -Historia e Perandorisë Osmane- Shtëpia Botuese “Dituria”, Tiranë 2004, 736 f.
  • Jacques BourcartShqipëria dhe shqiptarët–Shtëpia Botuese “Dituria”, Tiranë 2004, 200 f.
  • Albert Mousset - Shqipëria përballë Europës – , Shtëpia Botuese “Dituria”, Tiranë 2004, 128 f.
  • Gabriel Louis–Jaray- Shqipëria e Panjohur - Në mbretërinë e re të shqiptarëve – , Shtëpia botuese “Dituria”, Tiranë 2007, 228 f.
  • Justin Godard -Ditarët Shqiptarë – ,Shtëpia botuese “Dituria”, Tiranë 2008, 248 f.
  • Valery Larbaud – Java jonë shqiptare-, Shtëpia botuese “Dituria”, Tiranë 2011, 141 f.

Referencat

  1. ^ Fjalori Enciklopedik Shqiptar – Akad. Shk. e Shqipërisë, Tiranë 2009, Vëll. 3, faqja 1928
  2. ^ Diploma nderi për përkthyesit Asti Papa dhe Nasi Lera në Javën e Frankofonisë mars 2013, Shtëpia botuese Dituria, 2 prill 2013
  3. ^ Worldcat.org
  4. ^ BKSH.al
  5. ^ geoscienceworld.org

Burime të tjera të përdorura në artikull

  • Biçoku T. & Koçi M. – Veprimtaria e specialistëve të fushave të gjeologjisë – Shërb. Gjeol. Shqip., Tiranë 2004, faqet 159-160.
  • Demneri I. & Rreli SH. – Tirana – Personalitete në Shkencë- Bot. Shoqata Tirana, Tiranë 2005, faqet 56-57.
  • Fjalori Enciklopedik Shqiptar – Akad. Shk. e Shqipërisë, Tiranë 2009, Vëll. 3, faqja 1928
The contents of this page are sourced from Wikipedia article. The contents are available under the CC BY-SA 4.0 license.
Lists
Asti Papa is in following lists
comments so far.
Comments
From our partners
Sponsored
Credits
References and sources
Asti Papa
arrow-left arrow-right instagram whatsapp myspace quora soundcloud spotify tumblr vk website youtube pandora tunein iheart itunes